Tenda para Ramës dhe shemëria e Bashës të rrëmbejë Metën?!

Nga Ben Andoni

Ka një pikë, ku të gjithë aktorët politikë të jashtëm shikojnë një logjikë të retorikës pafre të kreut të Opozitës, Lulzim Basha. Ajo ka të bëjë me imazhin e munguar që do të krijojë ai në skakierën politike shqiptare. I anatemuar deri më tash si i pazoti, si shtojcë e Berishës etj., përjashtuar këtu ofendimet që shoqëria e sëmurë shqiptare ia bën pa ndalesë si shërim të haluçinacioneve të saj, ai ka drejtuar një protestë që ka justifikuar pritshmëritë ndaj tij dhe ka rritur kuotat e veta në bursën e dobët politike kombëtare. Nëse tonaliteti dhe artikulimi i tij do të ishin më të arsyeshëm, ato do të ishin edhe më sipër.

Anipse në këtë ligjërim, ku gjithkush po mundohet të bëjë llogaritë dhe parashikimet, një gjë duket se është e përcaktuar mirë. Basha paçka artikulimeve deridiku të paarsyeshme për pjesën më të madhe të publikut për imperativin e një qeverie teknike, për bojkot zgjedhjesh dhe akoma më të paarsyeshme për llojin e luftës së tij duke krijuar një armik imagjinar, kërkon të fusë përçarje.

Kjo është edhe pjesa e dytë më e llogaritur pas ngritjes tendës. Ai është vendosur teknikisht mes godinës së kryeministrit Rama, armikut të përbetuar dhe kompleksit të tij të staturës, si edhe kryetarit të Kuvendit Meta, mik-kundërshtarit të tij. Jo  rrallë, në fjalët e tij të çartura sytë e tij drejtohen nga selia e Ilir Metës, që në javët e fundit jo vetëm e ka vështirësuar reformën në Drejtësi, por më shumë akoma ministrat e tij “në kokën e tyre”, kanë shprehur vazhdimisht mendime kundërshtuese, sikur të mos jenë pjesë të Ekzekutivit.

Dhe këtë lexim e ka bërë shumë mirë deri tani kryetari de facto Berisha, që i është drejtuar hapur Metës t’i largohet Ramës. Në kuvend,  në tendë dhe në prononcime, dera për Metën është e hapur, dhe më shumë ngazëllimi i militantëve.

Kaq shumë vazhdoi ky insistim gjatë ditëve të parë të tendës saqë dukej se opozita e ka të qartë planin që të plasaritë qeverinë thjesht me largimin e Metës. Kjo lëvizje e fundit është e vetmja mundësi që qeveria të bjerë, por edhe të bierë pretendimi fals i Bashës për rregullsi zgjedhjesh etj…Më qartë, nëse Meta nuk angazhohet më në koalicion, Basha dhe të tijët nuk u bën më përshtypje kanabisi dhe zgjedhjet shqiptare.

Me shumë kjo po shikohet edhe nga pafuqia e Bashës për të bindur gardën e vjetër të PD-së ta mbështesë. Fjalimet e tyre në çadër janë gjithnjë të diktuara nga halli dhe justifikimi sesa kanë pathosin e Bashës dhe të ithtarëve të tij. Në ditët në vazhdim pritet që Basha ta ulë tonin dhe të bëjë përpjekje për të hapur atë deriçkën që nuk e la që kur hyri në këtë rrugë qorre, nga ku ndoshta do bëjë kërkesat e para më direkte të bisedimeve që të gjitha të çojnë te kryetari Meta.

Ilir Meta ka treguar se është negociator i mirë, por më shumë një lojtar që e njoh tejet qartë skakierën politike shqiptare, mu atë që i ka siguruar jo thjesht mbijetesën politike, por e ka ngjitur në stadet më të larta.

Vetëm se pa hyrë në negocim edhe për pak fare Bashës i duhet të hedhë dhe forcat e fundit apo të shfrytëzojë edhe tonalitetet e fundit të zërit të mbetur, që ta miklojë Ilir Metën për forcën e tij dhe ta bindë se Shqipëria është e mbushur me kanabis (Meta ironikisht ka qenë në pushtet në 12 vitet e fundit kur atribuohet kjo) dhe me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje!

Kjo duket si zgjidhja më e mundshme e Bashës në një luftë politike pa krye, që 20 ditët e fundit ka shërbyer vetëm t’i kurojë pakëz imazhin e apatisë politike dhe të mungesës së ideve të katër viteve. Pra, të bëjë atë që bëri dhe Rama, armiku i tij më i madh dikur në opozitë, kur e bindi Metën që t’i bashkohet atij. Ndaj duket se po lodhet kaq shumë në artikulimet e tij metaforike por edhe në ato direkte qesharake të luftës, që Meta të bëjë hapin e madh, për ta çoroditur edhe njëherë skenën shqiptare. Po kanabisi dhe standardet?! Harrojini! Këto do i bëjnë Basha dhe Meta, po të jenë sëbashku në pushtetin “e munguar”. (Javanews)

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Tenda para Ramës dhe shemëria e Bashës të rrëmbejë Metën?!”

  1. zaho says:

    Basha dhe Saliu jane karta te djegura, Ilir meta eshte nendetesja nga ky te rruhesh o Edi

  2. Treviso says:

    Sa lufte po behet per nje prostitute?
    Nje prostitute ka 16 vjet qe mban peng Shqiperine.

  3. taraboshi says:

    Ilir Meta me mire ta vendose me ke do te shkoje e mos te hidhet sa ne nje kunje ne tjetrin se ndonjeri do ti futet ne b,,the nuk do kete doktor qe do tja nxjerre .Per mendimin tim i them Edi Rames me mire pa te se me te se aj eshte i pabese e te le ne balte por me mire merr Shpetim Idrizin Skender Gjinushin,Paskal Milon,Qemal Cicollarin dhe me to fiton me shume edhe i gezon edhe dy mandate tjera ndersa Ilir Meta me Lulin do te kene 20 deputet te dy se bashku e mos e ke problem se edhe Shkodren e ke te marrun lene se cfare lehin disa hajduta e kriminela se ne populli i dime me mire keto pune se asnje here nuk kan fitu ne Shkoder por jane tregu te poshter numerusat e jane shigur tek PD ja per pak para te pista prandaj kete problem do ta keni parasyshe ju si P S edhe ne keto zgjedhje.se jeni te fituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *