Top Channel: Të hënën priten ndryshime të tjera në qeveri

11 Mars 2017, 15:28Politika TEMA

Interesimit të Top Channel lidhur me një lajm të përhapur në media se priten dorëheqje në Qeveri për t’i ofruar një kompromis çadrës së protestës, burime pranë Kryeministrit Edi Rama iu përgjigjen se të hënën në Qeveri do të ketë ndryshime të rëndësishme, por këto ndryshime nuk çojnë në një qeveri teknike dhe se kabineti mbetet politik.

Ndërkohë që protesta e opozitës vazhdon, e bashkë me të edhe kërkesa e Lulzim Bashës për krijimin e një qeverie teknike, si kusht që partitë opozitare të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit, ajo çka mesa duket është e vërtetë lidhet me formulimin e një përgjigjeje flakë për flakë për intensifikim të fushatës së socialistëve në terren.

Sipas të njëjtave burime, në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve me udhëheqësit e fushatës në çdo qark, Edi Rama ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me nivelin e mobilizimit të tyre dhe se kjo mund të çojë në lirimin nga detyra të ministrave që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t’u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.

Mesa duket kërcënimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje me këtë Qeveri, jo vetëm nuk do të çojë në një qeveri teknike pa Edi Ramën, por e ka bindur atë të ekzekutojë planin e tij. Kështu, PS hyn para kohe në fazën finale të fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politike në çdo qark, si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar.

2 komente në “Top Channel: Të hënën priten ndryshime të tjera në qeveri”

  1. Aleksander says:

    Po perse mor Edi Rama ,prandaj te votuam qe t’u japesh te drejt PUSHTAVE ?!

  2. greece is shit says:

    Nuk ka asnje vlere po nuk u shkarkua ministrja me e korruptuar e qeverise Rama, Milva Ekonomi, nje njeri medioker dhe shpirtmut qe une as pastruese halesh nuk e emeroj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje