VIDEO/ Aksidenti i pazakontë, makina përfundon në çatinë e shtëpisë

12 Mars 2017, 08:35Sociale TEMA

Përplasje masive, makina që hyjnë në shtëpi dhe dyqane. Rrjeti duket se ka publikuar thuajse çdo lloj videoje të mundshme të aksidenteve nga më të frikshmet dhe më të pazakontat.

Por, nëse mendoni se keni parë gjithçka, kjo video mund t’iu vërtetojë të kundërtën.

Me siguri, nuk keni parë që një makinë të fluturojë në çatinë e një shtëpie.

Pikërisht kjo ka ndodhur në qytetin Taixing në Kinë, ku një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi çatinë e një shtëpie.

Për fat të mirë, nga aksidenti nuk ka patur të lënduar. Ndoshta, me përjashtim të llogarisë bankare të pronarit të shtëpisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje