ANALIZË/ A fryjnë erëra ruse në çadrën e PD-së?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Atje ku ka shkelje në besë mund të presësh gjithçka! Në morinë e çudirave politike që ka prodhuar çadra e opozitës shqiptare në mbi 20 ditë, ku janë thyer të gjithë ligjet dhe normat e rregullave politike të sistemit, deri dhe në çmontimin e këtij të fundit, gati askush nuk është marrë me një aspekt të imët (a)moral: prerja në besë që PD u ka bërë ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi.

Pasi mori ç’deshi prej tyre me garancinë e mbështetjes me votë – edhe pse ishte në minimumin e saj historik të përfaqësimit parlamentar –  siç ndodhi fillimisht me ndryshimet kushtetuese të 21 korrikut, ajo nisi vicklat – duhet thënë, të shtuara duke nuhatur ardhjen e Trump-it në pushtet – dhe më pas braktisjen totale, siç po ndodh me Vetingun e të tjera procese, tashmë që administrata e Uashingtonit udhëhiqet nga manjati i  njohur.

Dhe mos mendojë kush se një sjellje e tillë nga PD do mund të bëhej vite më parë. Aspak! Kjo parti, që në fakt është vetëm një individ – Sali Berisha  – i injektuar si formë ndjesie e mendimi te çdo individ brenda saj, anëtar i thjeshtë apo zyrtar, po i bën të gjitha veprimet duke u avantazhuar nga zhvillimet ndërkombëtare. Berisha është mjeshtër për të shfrytëzuar të gjithë llojet e situatave për ambicjet e veta. Mos harrojmë që ai është një ish-komunist, që zgjodhi të jetë i tillë nën komunizëm; e që më pas nuk e pati për gjë që të bëhej demokrat, sapo e parë që komunizmi mori fund, pa u marrë për asnjë çast me ndërgjegjen e vet. Besohet se në tipologjinë e tij karakteriale, ai nuk ka ndonjë ideal të përcaktuar politik a ideologjik, për të cilin përpiqet, lufton e sakrifikon. Në ndihmë për këtë na vjen Enveri, i cili vështirë të ketë qenë vërtet komunist. Ky i fundit, si një aventurier me ambicie për pushtet, thjesht shfrytëzoi bukurmirë kohën, trendin e saj, duke zgjedhur të hiqet si komunist në çastin ku e kuptoi se vetëm si i tillë do mund të arrinte majat e pushtetit.

Dhe në këtë pikëpamje, nuk është çudi që dhe Berisha të jetë duke bërë llogari të ngjashme, teksa ariu rus turfullon e është gati t’i zgjasë kthetrat nga rajoni.

Sepse ngrihen disa pyetje: si e ndërmerr këtë aksion PD pa patur qoftë dhe një mbështetje të vetme ndërkombëtare? Kujtojmë se ndryshe nga greva e urisë e socialistëve, ku së paku këta të fundit kishin një mbështetje nga e majta në parlamentin europian, PD as PPE-në nuk e ka mbështetje.

Si do mundet ajo nesër të pretendojë ardhjen në pushtet, kur e ka pataksur Uashingtonin dhe Brukselin, madje dhe Berlinin, me prerjen në besë që u ka bërë? Përvoja politike që ka Berisha nuk do e linte atë kurrë të gabonte në këtë pikë. Ai është njeriu që falë Perëndimit ka ardhur dy herë në pushtet, në ‘92 dhe 2005-ën. Madje falë Perëndimit i është lënë dhe një mandat tjetër katërvjeçar në 2009-ën. Por ai tashmë po vepron si një pjesë e elitës shqiptare të Perandorisë Osmane, nga ata më të përkëdhelurit, që pasi e nuhatën rënien e saj, nuk e patën për gjë të bëjnë plangprishësin, jo aq për atdhenë sesa për karrierat e tyre. Kështu po vepron dhe PD me Berishën, duke shfrytëzuar “ditën e keqe” në të të cilën ndodhet aksi politik VeriAtlantik.

Deklarimet e një ditë më parë nën çadër me stil turfullues ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar ata dhe si mafia, edhe pse emocionale në dukje, e kanë fillin logjik si pasojë e ftohtësisë së përllogaritjes politike në bazë të asaj se çfarë po ndodh në arenën ndërkombëtare. Dhe sërish pyesim: nga e pret mbështetjen PD në gjithë aksionin e saj politik? Kë do ketë në krah vitet që pasojnë?

Dhe është momentin që me këtë rast t’u rikthehemi dhe njëherë protestave anti-kimike: a menduan për një çast ata që mbushën bulevardin para Kryeministrisë me frikën naive se mos pikonte ndonjë kimikat nga automjetet transportuese e na bënte gjëmën, se kush po fërkonte duart diku larg nga refuzimi që po i bëhej aleatit të madh, SHBA-së? Më pas, me ç’kurajo Basha priste në besë Arvizunë, që, ndërsa në SHQUP i jepte “Ok” për mbështetje të aksionit amerikan, nga ana tjetër ulej në bulevard me Berishën, thënë troç kundër Uashingtonit?

Prej dy ditësh po bëhen disa deklarime radhazi të krerëve të Brukselit mbi rrezikun e ndikimit rus në Ballkan. Sakaq, ka vend për të menduar se nuk është thjesht rastësi që të ngarkuarës së lartë e BE-së, Frederika Mogherini, i has sharra në gozhdë me Dodikun e Republika Srpska, me Ivanovin e Maqedonisë dhe me Bashën e PD-së në Tiranë. Për dy të parët nuk ka ç’fshihet se në ç’ombrellë përkrahjeje janë strehuar; ndërsa për të tretin, edhe pse nuk mund të thuhet e njëjta gjë, së paku nuk ka pse mos mendohet se në llogaritë politike poshtë çadrës, lapsi mos e ketë shënuar dhe fryerjen e erërave ruse, asaj së cilës po i trembet fort Perëndimi, duke parë destabilitetin politik në rajon.

Është tipikisht një ruletë ruse që Berisha dhe Basha janë të detyruar ta luajnë për ta bërë të pamundur Reformën në Drejtësi dhe të mundur një riardhje në pushtet nga kaosi, pasi në gjendje normale vështirë të ndodhë. Në gjendjen ku janë nuk kanë c’të humbin, si njëri e si tjetri e si partia që udhëheqin. /tesheshi.com/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “ANALIZË/ A fryjnë erëra ruse në çadrën e PD-së?”

  1. pedro i ri says:

    luajne cdo lloj ere pervec asaj shqiptare.

    1. Epirioti II says:

      Hajde artikull hajde !!!!!!
      Po Berisha, Luli dhe Noka jane trojka e UDB-se ne Tirane, qe punojne nate e dite me keshillat dhe ndihmen qe u vjen nga Beogradi. Tani qe Serbia eshte dashnorja e lodhur e Rusise, kjo eshte e vjeter sa vete Serbia.
      I nderuar gazetar merru me faktin baze, rolin e UDB-se ne gjithe historine e PD-se, dhe jo me vetine kalimtare.

    2. Albatros says:

      Debili po pse nuk i mori ndonje vend vjeter armet kimike kur ishin te thjeshta

  2. j says:

    Ky lugat malësie i ngjan atryre të çmendurve që kur humbisnin
    lojën në futboll merrnin dhe çanin topin një minut para se loja të mbaronte.

  3. A says:

    Kjo foto tregon nje tufe debilash dhe meskarenjesh te mender politikes shqiptar, qe vetem interesat e vendit dhe te popullit shqiptar nuk i ruajne. Rrace e peshtire.

  4. perkthyesi says:

    Vetem burgu u vjen hakut ketyre te cmendurve! Kur do i shohim pas hekurave?

  5. Treviso says:

    Nekete artikull permendet se ka erera qe fryejne nga lindja. E kam thene para nje muai qe kjo nuk eshte ere por fortunal qe vjen ngaAriu i bardhe dhe, prandaj partija Demokratike eshte me e perçare mosme keq. Politikanet e ndershem dhe serjoze nuk e pranojne kete ere, te Ariut te Bardhe
    por kerkojne eren e perendimit, seajo eshte per te gjithe popullin shqiptare.

  6. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njmije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !
    Syceltesi!
    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht ! Nje mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .
    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

  7. Peco says:

    A ka perkrahes te perendimit ne PD? Nese ka, pse heshtin, por nuk i dalin ballas ketij “demokrati” te dale nga varka e familjes se Enverit? Te njejtin gabim bene ne ’97-ten qeveritaret e PD, qe per nje post dhe deputetllek nuk e kundershtuan kete te marre, por e votuan njezeri per president. Tani, ndonse kane kaluar 20 vjet nga ajo kohe, po bejne te njejten gje perseri, duke u mbledhur si nomadet ne shkretetire rrotull nje cadre. Dhe te presesh nje drejtim te qyteteruar nga keta bizantine! Ka ardhur koha qe ne ta ndajme perfundimisht mendjen, do shkojme ne perendim, sepse ketej eshte e mira jone si komb, apo do shkojme perseri ne lindje per hater te sundimit te disa mbeturinave komuniste shtetshkatrruese dhe te korruptuara?

  8. 26 vjet rrugetim dhe evropa qenka larg!!! says:

    si ka mundesi qe rusian demonizohet kaq shume!
    ka 26 vjet qe shqiperia i eshte dhene perendimit dhe fajin na e paska rusia!!!????
    cdokush qe del kunder perendimit, kunder shba kunder homoseksualve, te drejtave te kafsheve, te drejtave te pemve
    na qenka i keq, i prapambetur etj

  9. 26 vjet rrugetim dhe evropa qenka larg!!! says:

    si ka mundesi qe rusian demonizohet kaq shume!
    ka 26 vjet qe shqiperia i eshte dhene perendimit dhe fajin na e paska rusia!!!????
    cdokush qe del kunder perendimit, kunder shba kunder homoseksualve, te drejtave te kafsheve, te drejtave te pemve
    na qenka i keq, i prapambetur etj etj

    1. Epirioti II says:

      O robi, sa te pelqeka vetja qe poston te njejten mendim 7 here. Kaq i varfer je ne mendime qe nuk arrin dot te prodhosh dy paragrafe dhe perserit si papagall te njejten gje.
      Qe ta kuptosh se cfare eshte Rusia dhe SHBA per shqiptaret ik meso historine e Shqiperise dhe ate te Ballkanit.

      Ke ca te drejte kur thua qe nuk na e ka fajin Rusia, qe ka prej 1878 (140 vjet) qe punon me pasion kunder shqiptareve. Sot fajin nga e ka SRB-i, celula e tij e UDB-se (ku bon pjese dhe Luli) dhe qorrat qe vazhdojne dhe e perkrahin Berishen.
      Shqiptaret i jane dhene prej 26 vitesh Perendimi, por dyshja sunduese Berisha-Nano (lexo Beogradi dhe Athina) nuk po e lene te shkoje ne Perendim.

      A se harrova te te pyes, si mendon ti, a e meriton populli shqiptar te rikthehet perseri ne pushtet katershja Berisha-Xeni-Argita-Basha ? Po ke bythe ti mbrosh mendimet e tua dhe je shqiptar pergjigju thjesht me PO ose JO.

  10. 26 vjet rrugetim dhe evropa qenka larg!!! says:

    si ka mundesi qe rusian demonizohet kaq shume!
    ka 26 vjet qe shqiperia i eshte dhene perendimit dhe fajin na e paska rusia!!!????
    cdokush qe del kunder perendimit, kunder shba kunder homoseksualve, te drejtave te kafsheve, te drejtave te pemve
    na qenka i keq, i prapambetur etj etj etj

  11. 26 vjet rrugetim dhe evropa qenka larg!!!! says:

    si ka mundesi qe rusian demonizohet kaq shume!
    ka 26 vjet qe shqiperia i eshte dhene perendimit dhe fajin na e paska rusia!!!????
    cdokush qe del kunder perendimit, kunder shba kunder homoseksualve, te drejtave te kafsheve, te drejtave te pemve
    na qenka i keq, i prapambetur etj etj etj etj

  12. 26 vjet rrugetim dhe evropa qenka larg!!!! says:

    si ka mundesi qe rusian demonizohet kaq shume!
    ka 26 vjet qe shqiperia i eshte dhene perendimit dhe fajin na e paska rusia!!!????
    cdokush qe del kunder perendimit, kunder shba kunder homoseksualve, te drejtave te kafsheve, te drejtave te pemve
    na qenka i keq, i prapambetur etj etj etj etj etj

  13. 26 vjet rrugetim dhe evropa qenka larg!!!! says:

    si ka mundesi qe rusian demonizohet kaq shume!
    ka 26 vjet qe shqiperia i eshte dhene perendimit dhe fajin na e paska rusia!!!????
    cdokush qe del kunder perendimit, kunder shba kunder homoseksualve, te drejtave te kafsheve, te drejtave te pemve
    na qenka i keq, i prapambetur etj etj etj etj etj etj

  14. 26 vjet rrugetim dhe evropa qenka larg!!!!!! says:

    si ka mundesi qe rusian demonizohet kaq shume!
    ka 26 vjet qe shqiperia i eshte dhene perendimit dhe fajin na e paska rusia!!!????
    cdokush qe del kunder perendimit, kunder shba kunder homoseksualve, te drejtave te kafsheve, te drejtave te pemve
    na qenka i keq, i prapambetur etj etj etj etj etj etj etj

  15. Fatosi-kosove says:

    Thone se amerika eshte me ta por shpresojne ne ndihmen e putinit qe te vijne ne pushtet dhe te vetmen shanse e kan nese do behet reforma per zgjedhjet sipas lulit e ristanit qe ndalon te votoje çdo shqiptar qe voton Ramen dhe PS-n,pasi per LSI ska problem lehte ja bajne,ose ose ti kerkojne fazlliqit ne shkembim te nuseve per serbet ti sjelle 100.000 serbe te votojne per sali berishen e lul bahen!

  16. alba says:

    ballisti i mutit

Lini një Përgjigje te 26 vjet rrugetim dhe evropa qenka larg!!! Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *