Arsenali ultimatum Wenger për të ardhmen

12 Mars 2017, 13:36Sport TEMA

Tifozët  nuk e duan më, por drejtuesit e Arsenalit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Arsene Wenger dhe janë në një pritje të një përgjigjeje nga ana e trajnerit francez. Pas 2 dekadash në stolin e Topcinjëve, 67-vjecarit i përfundon kontrata me Arsenalin në fund të këtij sezoni, me Wenger që deri tani nuk ka vendosur ende se cfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Sipas lajmeve që raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Arsenalit i kanë kërkuar francezit të vendosë përfundimisht nëse do të qëndrojë apo jo në Emirates Stadium, pasi nëse Wenger vendos të largohet ata do të nisin kontaktet për të gjetur pasuesin e njeriut që ndodhet në krye të topcinjëve të Londrës prej plotë, 20-vjetësh.

Eliminimi i turpshëm nga Bayerni në Champions me rezultat të përgjithshëm 10-2, por edhe 13 sezone pa fituar një titull në Premier League kanë sosur durimin e tifozëve të Arsenalit në drejtim të Wenger me fansat që tashmë kërkojnë largimin e francezit. Por ndryshe nga tifozët, drejtuesit e Arsenalit vazhdojnë ta vlerësojnë teknikun e lindur në Strasbourg dhe kanë lënë gjithcka në dorë të Wenger, kështu që do të jetë vetë 67-vjecari që do të vendosë nëse do të vazhdojë apo jo aventurën e tij në Londër. Gjithsesi Wenger-it i është vënë një kusht dhe i  duhet të vendosë sa më shpejtë pasi nëse ai nuk rinovon, Arsenali do të tentojë të bindë Massimiliano Allegrin të marrë drejtimin e klubit nga Emirates Stadium. Alternativa të tjera janë Thomas Tuchel, Rafael Benitez dhe Leonardo Jardim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje