Basha pret në çadër “kokën” e Ramës, PD në kaos dhe me kryetarë degësh të emëruar

12 Mars 2017, 09:59Politika TEMA

Që të qëndrosh në çadër dhe të presësh pa lëvizur gishtin, “kokën” e liderit politik kundërshtar, aq më tepër që është në pushtet, duhet të kesh një “perandori” mbështetëse që punon në funksion të kësaj lëvizjeje.

Lulzim Basha kryetari i PD ka mbi tre javë që qëndron i ngujuar në çadrën e vendosur përballë kryeministrisë dhe mban fjalime para një turme të vogël njerëzish me turne, madje thërret dhe përfaqësues rinorë të partive të djathta evropiane apo të përhershmit Doris Pack dhe Volfang Grosruk.

Ndërkohë që përtej këtij ambienti në bulevardin qëndror të kryeqytetit gjendja është në kaos. Flasim për Partinë Demokratike, e cila në një rast të mbramë do të hyjë në zgjedhje, madje me një këmbë, është tërësisht e papërgatitur.

Degët e PD në rrethet më të mëdha të vendit kanë në krye kryetarë të emëruar ose komanduar dhe jo të zgjedhur në mënyrë demokratike. Dhe Basha e di që demokracia në një vend fillon që nga partia që pretendon të qeverisë vendin. Emërimi në parti vdes demokracinë, pasi eleminon zgjedhjen, bazën e veprimit demokratik në një bashkim vullnetar njerëzish për një qëllim të përbashkët, që është funksioni bazë i një partie politike.

Kështu që në rrethet më të mëdha të vendit, duke filluar nga Durrësi, Korça, Elbasani dhe rrethe të tjera krerët e degëve të PD janë ose të emëruar në mënyrë direkte, ose të komanduar, ose zgjedhje me një kandidaturë, duke sjellë në këtë mënyrë përplasje të forta, çarje të PD dhe krijimin e klaneve që luftojnë kundër njëri tjetrit.

Madje kanë sjellë dhe rebelime si në Vlorë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Dibër apo më gjërë dhe treguar qartë se situata në PD, partinë më të madhe opozitare është e acaruar dhe përgatitjet për fushatën e pritshme zgjedhore janë në limitet e zeros.

Ky është një shqetësim i madh, shprehen burimet brenda kryesisë së PD, pasi është krijuar bindja se pushteti do të vijë “llokum” në çadër pa bërë asnjë punë, pa bërë fare fushatë. Ndërkohë që partitë politike të mazhorancës kanë ndezur motorrët e fushatës elektorale, duke filluar nga PS, vijuar me LSI dhe përfunduar me PDIU.

Lulzim Basha, nënvizon burimi brenda kryesisë së PD, me sa duket kujton se qyli është i përjetshëm dhe nëse mori poste ministrore në tetë vite qeverisje, mori si mori drejtimin e bashkisë së Tiranës dhe mori drejtimin e PD, kundërshtarit politik nuk mund t’ia marrësh pushtetin qyl, në tavolinë.

Madje po krijon idenë në strukturat dhe forumet e PD se nuk ka nevojë për punë në bazën e partisë, vetëm të bëhen fjalime në çadër, dhe pushtetit merret. Po kultivon dembelizmin në parti dhe ka një shtrirje të frikshme një fenomen i tillë, dembelizëm që është i barabartë me një humbje katastrofale në zgjedhje. Dhe për këtë nuk ka faj as Rama dhe as Meta, sikurse nuk kishin faj as në Dibër dhe as në Kolonjë, ku PD ishte copë e çikë./TemA-m.a.

 

6 komente në “Basha pret në çadër “kokën” e Ramës, PD në kaos dhe me kryetarë degësh të emëruar”

  1. santiago says:

    nuk e di se per cfar koke thote ky..se Rama ka dy koka ,ky do koken lart apo koken poshte

    1. €piriiiiii says:

      2B koken e Qerosit do presin ne Çader. Edhe pas Çadres te marin Sapun me vete se do tu duhet se do jene komshinj te Shullazit e Zan Ćaushit. Ky eshte fundi i tyre edhe kete ata e din shume mire prandaj zvarriten pa fund

  2. Freee says:

    kta morra kur ishin ne pushtet vrane per ta mbajtur tani me 100 morra dun qeveri ….kur u denuan me vote.

  3. Zgjohu SHqipo ! says:

    o Bashto ! hiqe çadren e vazhdo punen se ska me Bythe viçi
    GAMOR ti e GAMOR kush t’vuni .sot a neser valo huni.!!!

  4. artan says:

    Gerrmo Lule gerrmo se do ta gjejsh m… e Sales.

  5. Liu says:

    Po ti nuk e dorzove pushtetin o trugomar kur vrave kater vete ne mes te bulevardit ,dhe tani kerkon koken e RAMES ,Po kush je ti ore qe del kundra dy miljon e me shume njerzve ,akoma nuk e ke mare vesh ti sa I shtrenjte eshte EDI RAMA Na je bere si burri I nenes nuk hapim dot tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje