Kategoria Superiore/ Luftëtari triumfon në Durrës

12 Mars 2017, 18:59Sport TEMA

Luftëtari ka surprizuar në “Niko Dovana” ekipin e Teutës.

Bluzinjtë morën një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në këtë transfertë duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një humbje e rëndë kjo për ekipin e  Teutës pas disa rezultateve pozitive.

Autori i golit të fitores për skuadrën gjirokastrite ishte Rroca në minutën e 20-të të pjesës së parë.

Me këtë fitore Luftëtari renditet në vendin e katërt me 33-pikë të grumbulluara, ndërsa Teuta klasifikohet në vendin e shtatë me 27-pikë.

Një fitore të rëndësishme mori dhe Vllaznia në “Loro Boriçi” përballë ekipit të Laçit.

Për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu autori i golit të fitores ishte sulmueso Elis Bakaj që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje