Kur Berisha bënte qeveri me Islamin pas ikjes së Metës dhe refuzonte qeverinë teknike: I kam numrat në Parlament

Sali Berisha kërkon qeveri teknike dhe ka ngujuar Bashën në çadër për të pritur “kokën” e Ramës në “sini”. Opozita kërkesën për qeveri teknike e bën në kushtet kur mazhoranca aktuale ka gati 90 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë me 140 deputetë në total.

Por si për ironi të fatit, Sali Berisha katër vite më parë dhe konkretisht me 3 prill të vitit 2013 ishte në kushtet kur, pas ikjes së LSI dhe Metës nuk i plotësonte jo 90 vende në Kuvend, por as 71 vende për të mbajtur qeverinë në këmbë.

Megjithatë ai e kundërshtoi fuqishëm Ramën në kërkesën e tij për qeveri teknike, ndërkohë që tha se i kishte numrat në Kuvend. Ai mori tre deputetë nga PS mes të cilëve dhe Kastriot Islamin si dhe votën e ish-deputetit të LSI Dritan Prifti dhe bëri qeverinë pa Metën duke shmangur qeverinë teknike.

Njëherësh i mori Metës dhe anëtarin e KQZ, ndërkohë që zgjedhjet e 23 qershorit u bënë me 4 anëtarë KQZ të propozuar nga PD, ndërsa PS dhe Rama e injoruan plotësisht dërgimin e kandidatëve të opozitës, duke u mbështetur në garancinë se do të fitohej me votë popullore, sikurse dhe ndodhi.

Ish-kryeministri Sali Berisha katër vite më parë deklaronte se “Zoti Rama kishte rrahur gjoksin se më së fundi fitova, se do shkojë në zgjedhje me qeveri teknike, por humbi përsëri. Por kjo është mjeshtëria e tij, humbja është arti i tij. Pa diskutim, në këtë periudhë më shumë se kurrë, qeveria duhet të jetë e plotë, aktive dhe kompakte, për t’iu përgjigjur kërkesave të momentit themelor, kyç të zhvillimit të demokracisë, që janë zgjedhjet e përgjithshme.

Natyrisht, unë u shpreha, mazhoranca ekziston në Parlament. Vendimi është pa pasojë. Qeveria do të riformatohet me mbështetje të qartë, me mazhorancë të qartë në parlament dhe do përmbushë detyrimet e veta ndaj qytetarëve. Nuk mund të them se do të krijojë një pasojë. Do të zbatoj gërmë më germë Kushtetutën e vendit”.

Vetëm katër vite më pas, Berisha ka ndryshuar “melodi”, kërkon qeveri teknike përballë një mazhorance me gati shumicë kushtetuese./TemA-m.a.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kur Berisha bënte qeveri me Islamin pas ikjes së Metës dhe refuzonte qeverinë teknike: I kam numrat në Parlament”

  1. tony says:

    ku ke me kriminel se saliun e dogji e vodhi e vrau shqiperine…ky duhet te ishte ne spac bashke me sofren e vet qe moti

  2. selim rroshi says:

    Shume vjeter daullja fajin e ka Berisha.
    Aq me teper qe sot vetem llafet ka ne dore.
    Ka 4 vjet gjatoshi dhe ka deshtuar ne cdo fushe
    Nuk mbulohet dielli me shoshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *