La Liga/ Reali fiton me Betisin dhe merr kryesimin

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi ndaj Betis, duke triumfuar me shifrat 2-1 në Santiago Bernabeu

Real Madridi ka shfrytëzuar gabimin e Barcelonës për të marrë kryesimin në La Liga, që në javën e 27-të, ku ka dhe një mundësi tjetër për të thelluar distancën pasi ka dhe një ndeshje më pak.

Të parët në epërsi kaluan miqtë pas një autogoli qesharak nga portieri Keylor Navas.

Para se ekipet të shkojnë në pushim Ronaldo shënoi golin e barazimit.
Në pjesën e dytë, Reali bëri shumë përpjekje dhe gjetën golin e tre pikëve në minutën e 81-të përmes kapitenit Sergio Ramos, i cili ka shpëtuar Realin në shumë ndeshje këtë edicion.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *