Nis mbledhja në selinë rozë, 12 koordinatorët e fushatës takim me Ramën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sikurse ishte paralajmëruar, 12 koordinatorët elektoralë të Partisë Socialiste i janë drejtuar mëngjesin e së dielës selisë rozë, ku pritet një takim me kryeministrin Rama.

Burime pranë selisë së PS bëjnë të ditur se kanë qenë Saimir Tahiri, Taulant Balla, Gramoz Ruçi dhe Lindita Nikolla ata që kanë mbërritur të parët.

Ditën e sotme pritet që 12 koordinatorët, mes të cilëve 8 ministra, të zhvillojnë një takim me kreun e PS.

Prej ditës së djeshme në media është përfolur për një shkarkim të mundshëm të ministrave me qëllim që të angazhohen plotësisht në fushatë pa penguar punën në dikastere.

Lajmi në fjalë nuk është konfirmuar ende ndërsa mbledhja e sotme pritet të zbardhë edhe vërtetësinë e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *