Perëndimi kundër Turqisë/ Përse Evropa nuk lejon mitingjet e politikanëve turq?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas Austrisë, Suedisë dhe Gjermanisë, Holanda bëhet shteti i katërt Europian që u ndalon ministrave turq pjesëmarrjen në mitingje në shtetet e tyre. Turqia pritet të votojë në një referendum që parashikon rritjen e pushtetit të Presidentit Erdogan më 16 Prill, dhe aktualisht autoritetet turke po bëjnë fushatë pro ndryshimeve.

Rreth 5.5 milionë turq jetojnë jashtë vendit, në shtetet europiane, me rreth 1.4 milionë persona me të drejtë vote vetëm në Gjermani; këto votues me gjasa mund të ndryshojnë fatin e referendumit.

Kjo është arsyeja pse Erdogan kërkon mbajtjen e mitingjeve edhe jashtë vendit, në Gjermani, Suedi, Austri e Holandë ku jetojnë shumë turq.

Pse vendet europiane nuk i lejojnë mitingjet?

Shumë prej vendeve kanë përmendur arsyet e sigurisë. Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, tha se Erdogani nuk ishte i mirëpritur për mitingje pasi kjo mund të rriste votat e ekstremit të djathtë në këto vende.

Kryeministri Holandez, Mark Rutte, tha se Holanda i kishte kërkuar Turqisë të hiqnin dorë nga mitingjet në vendin e tij pas shqetësimeve për “rregullin dhe sigurinë publike”.

Përveç kësaj, shumë vende europiane kanë shprehur shqetësim të thellë lidhur me reagimin e Turqisë pas tentativës së dështuar për grusht shteti, duke theksuar se vendi po rrëshqet drejt autoritarizmit.

Gjermania veçanërisht ka qenë kritike ndaj arrestimeve masive dhe të pushimit nga puna të rreth 100 000 punonjësve publikë. Po ashtu, një gazetar gjermano-turk i “Die Welt”, Deniz Yucel, u arrestua muajin e kaluar dhe u akuzua si spiun gjerman nga Erdogan, teksa nga ana tjetër akuzohet zyrtarisht për propagandë terroriste pro rebelëve kurdë.

Cili ishte Reagimi i Erdoganit?

Presidenti Erdogan ka sulmuar Gjermaninë dhe Holandën, duke akuzuar qeverinë holandeze si “mbetje të nazizmit dhe fashizmit” teksa Gjermaninë e ka akuzuar për “praktika naziste”.

Kancelaria Gejrmane Angela Merkel i dënoi cilësimet si “të papranueshme” ndërsa Rutte i hodhi poshtë si “deklaratë e çmendur”.

Deklaratat e Erdoganit u përshkallëzuan të shtunën kur Holanda nuk lejoi uljen e avionit të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. “Ndalojeni sa të doni”, tha Erdogan, “por të shikojmë si do të ulen në Turqi avionët tuaj tani e tutje.”

Cavusoglu po ashtu kishte kërcënuar Holandën për sanksione të ashpra nëse vizita e tij do të ndalohej. Të njëjtin kërcënim e përsëriti edhe pasi avioni i tij u bllokua.

Mbërritja e ministres Kaya me rrugë tokësore është shikuar si një tjetër provokim nga Turqia – megjithëse Rutte thotë se qeveria e tij është e gatshme të flasë me Erdoganin dhe kolegët e tij për gjetjen e një zgjidhjeje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Perëndimi kundër Turqisë/ Përse Evropa nuk lejon mitingjet e politikanëve turq?”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    BEQIRA SUNITOSHQIPFOLES,kjo do te jete pergjigjia evropiane edhe per ju………………..sa keq me qen korrak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *