Alban Dabulla, letër të hapur Edi Ramës: Ka ardhur koha e ndëshkimit të Berishës, ose largimit….

13 Mars 2017, 09:17Politika TEMA

Alban Dabulla i ka bërë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, nëpërmjet gazetës Dita.

Ai shkruan se tani është koha ose e ndëshkimit të Berishës, ose e largimit të Ramës.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera Dabulla:

“Z.Rama!

Rreth 4 vjet pas ardhjes tuaj në pushtet, të gjithë ata që duke qenë aty përpara jush bënë një batërdi të vërtetë mbi Shqipërinë – e vranë atë në rrugë si një qen, e çorrën atë deri në palcë, e rropën atë deri në deje – sot kërcejnë e këndojnë në një çadër në Bulevardin e Tiranës duke thënë buzagaz: “Këtu jemi, ejani e na kapni”.

Loja e kungulleshkave që i ka kushtuar shumë Shqipërisë e që ka një çerek shekulli që po luhet, vazhdoi të luhet edhe nga ju. Ata që nuk e dinë janë të verbër dhe të shurdhër, ata që e dinë janë të gjithë njerëzit normalë.

Kur në 1997, Berisha iku i përzënë nga pushteti, në mitin e tij që ende nuk ishte shembur plotësisht, kishte një dritëhije, e cila, me gjithë ç’kishte ndodhur , fshihej pas hamendjes se “ai është i ndershëm”.

Kjo legjendë, e ngritur si një alibi për të ardhmen, e mbajti atë në politikë, e ktheu në pushtet nga përplasja e së majtës brenda vetes, e bëri edhe një herë, më shumë se më parë, kryeqeverisës.

Në 8 vjet e çoi për herë të dytë në rrokopujë gjithë vendin. Atë që kishte mbetur pa u marrë, e mori në tre muajt e dorëzimit të pushtetit; duke shitur çfarë kishte mbetur pa u shitur; duke ndarë çfarë kishte mbetur pa u ndarë, duke dhënë koncesione, dhe, po të kishte pasur edhe pak kohë, do të kishte shitur edhe hidrocentralet e Komanit e të Fierzës.

Tani nuk ekziston më asnjë hamendje: njeriu që erdhi me bluzë të bardhë në politikën shqiptare u korruptua dhe u përgjak për herë të dytë brenda riardhjes në pushtet, pas përgjakjes së madhe të 97-s. E nëse ajo që ndodhi atëkohë u fsheh pas tmerrit të përgjithshëm, kjo e dyta ishte e gjitha e tij; deri në skajet më të fundit u projektua, u ndoq dhe u zbatua nga vetë ai.

Mënjanë vjedhjet apo korruptimi, në historinë e re të berishizmit, ato që e bëjnë të domosdoshëm  gjykimin e tij, janë vrasjet. Jo ato të “paditurat” e fshehura nën terrin e mjegullës, por ato të hapurat: Gërdeci dhe 21 janari.

Gërdeci është çasti i shndërrimit të tij nga gjysmë mizor në një mizori të plotë, njerëzore e politike, kur loja bëhet makabër, kur ndjenjat e njerëzve blihen me thasë mielli, kur vuajtja shfrytëzohet si në lashtësi, dhe, kur më pas, çnjerëzisht mburresh si i ke vrarë, i ke ushqyer e përsëri të kanë votuar. Asnjëherë egërsia politike e ligësia njerëzore nuk kanë pasur një marramendje të tillë sa në Gërdec, para shpërthimit e sidomos pas tij. Berishët e shndërruan Gërdecin në geto skllevërish. Gërdeci është turpi më i madh i një qeverie, dhe njëkohësisht është krim pa ndëshkim.

I tillë mbetet ende sot edhe 21 janari.

Në ngjarjet e 21 janarit Berisha duhet gjykuar për organizimin dhe urdhërimin e vrasjeve, për dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimet e paligjshme; për përgatitjen dhe vënien në zbatim të një skenari mashtrimi për rrjedhën e ngjarjeve; për akuzën false të grushtit të shtetit, për sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe të tjerëve; për marrjen në mbrojtje të ushtarakëve që bënë krimin; për pengimin e urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm në ndalimin e drejtuesve të Gardës, për fshirjen e provave nga serveri i kryeministrisë, për të dhëna të rreme për makina me armë e çadra pistoletë, etj, etj.

Z.Rama!

Dilemës nëse duhet të gjykohet e të dënohet Berisha nuk i shpëton dot askush. I pari, ju dhe pas jush gjithë mazhoranca e votuar nga një popull që kërkon ndëshkimin dhe jo çadra ahengu nga ata që duhet të ishin të ndëshkuarit apo cirqe me emra ministrash nga ata që duhet të ishin ndëshkuesit.

Askush tjetër, asnjë vend nuk është dhunuar kaq mizorisht pa ndëshkim, nuk është plaçkitur kaq barbarisht nga një klasë politike e sejmenët e saj, të cilët vazhdojnë të jenë paturpësisht në politikë dhe na rishfaqen ende sot si njerëzit e shpresës; asnjëherë më parë një vend kaq i vogël, nuk ka parë kaq shumë pronarë mbi kokën e tij, të paskrupullt, mizorë dhe zhvatës deri në imtësi.

Përdhunuesi dy herë i Shqipërisë duhet gjykuar sepse vetëm përmes këtij akti mund të bëhet katarsisi i shtetit dhe i shtetarëve; vetëm pas këtij gjykimi do të marrë fund vërtet koha e pandëshkueshmërisë.

Pandëshkueshmëria është akti i parë i gjykimit.  I dyti është rikthimi i besimit tek njerëzit se asnjë klasë politike nuk është e paprekshme. I treti ka të bëjë me të ardhmen. Ju flisni për gjeneratën tjetër, por një e ardhme nuk mund të ngrihet mbi këtë të shkuar. Kjo e shkuar duhet të bjerë së bashku me mitin e politikanëve që nuk gjykohen, që nuk dënohen, që janë të përjetshëm dhe që të bëjnë gjëmën.

Ky akt gjykimi pra, e jo loja e pupacëve me ndryshimet në qeveri është akti real i vijimësisë së qeverisjes tuaj. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë jeni bashkëpunëtor në krim dhe duhet të ikni edhe ju. Shqiptarëve nuk u interesojnë më alibitë pa fund, cic micet me ministra që ikin për një arsye që ndryshon nga ora në orë, zgërdhimat në Facebook, hartimet dhe batutat për çadrën.

Boll më me fjalë, z.Rama. Njerëzit e kanë ditur atë që ti vijon e thua pas 4 vitesh përpara se të vinte 23 qershori që ju solli në pushtet. Ndaj edhe votuan ashtu.

Siç e kanë ditur me kohë që nuk ka patur nevojë për “ligje të reja” për të dënuar Sali Berishën dhe të tjerët. Ligjet ekzistuese dalin e teprojnë.

Po, njerëzit e kanë ditur. Tani ata presin, presin, presin. Të sfiduar e të tallur nga një çadër krimi në mes të Tiranës dhe nga paqartësia mbi rolin tuaj. A e keni vënë edhe ju një maskë si ata në çadër?

Është koha e ndëshkimit, ose koha e largimit. Ose të nxirret Berisha nga ajo çadër dhe të shkojë përpara gjyqit, bashkë me klanin e tij  familjar dhe politik për krimet që lidhen me shtetin, njerëzit dhe të ardhmen e vendit, ose ti dhe qeveria na thoni haptas se na keni mashtruar. Dhe ikni!

Rrugë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë“.

27 komente në “Alban Dabulla, letër të hapur Edi Ramës: Ka ardhur koha e ndëshkimit të Berishës, ose largimit….”

  1. Kris says:

    Urime Z. Dabulla! Keni thene nje gje shume te sakte! Ose denoje ose largohu! Ne e dime qe duhet ta denoje sistemi i drejtesise! Kete pergjigje ka Rama! Atehere beje sistemin e drejtesise ta denoje! Pont Pilatis i lau duart,thone, pasi urdheroi kryqezimin e Krishtit! Por Rama eshte votuar per te futur Saline ne udhetimin per ne burg! Vetem keshtu qetesohet Shqiperia! Perrallat se do te stabilizohet Shqiperia ” i beson” vetem Meta, qe nuk lejon Ramen qe Sala te denohet per krimet mizore qe ka bere!

    1. Vari Meron e Blendin says:

      Pse jeni naive, nga ndryshojne keta bij te enverizmit nga njoni tjetri. Ju thoni tani Mero asht ba demokrat.

  2. timi says:

    Ky zoteria qe shkruan letra a e di qe jemi ne demokraci dhe Rama nuk rshte diktator qe te beje cfare te doje…a e fi qe ka tre pushtete drejtesia, ekonomia…. w e di qe Tana po perpuqet si askush tjeter te bej shtet normsl dhe te reformoje nga themelet dtehtesine qe e komandon akoma kriminelu Sali Berisha. Kur te vendoset reforma dhe vetingu i pari qe do jape llogsri eshte krimineli dhe vrasesi Sali Berisha.

  3. Ivan i madh says:

    Mire e ke shtruar problemin. Po si thuani ju Dadulla a mund te denoje djali baben keshtu eshte dhe puna e Rames me Berishen te tjerat jane lojrash te rendomta politike.

    1. Ilmi says:

      Rama po punon qe berisha e gjithe banda e hajduteve te cdo krahu te gjejne vendin qe u tokon, por nuk ka numrat e nevojshem qe deshira e planet e tija te realizohen ashte sic e deshiron shumica e shqiptareve. Ilir meta megjithe se aleat punon kundra se e din qe mbas berishes shkon dhe ai me bllokun e dores ne burg. Kriminel e hajdut berisha, hajdut iliri floriri. Populli ne qershor ti japi rames votat e duhura e shikoni pastza punet e tija. Dabulla eshte krahu i ilirit. Letra eshte pluhur per maskim per ilir hajdutin.

  4. zgjohu shqipe says:

    IP.IP.IP.URRA !!!!

  5. drakula pan says:

    Disa pergjigje i more nga parakomentuesit, megjithate po te tregoj se Rama ka hyre me vone ne politike se disa zoterinj apo zonja dhe zonjusha, qe kane dekada ne politike, ne shtet dhe ne pushtet. Prandaj kerkoja zonjes Dade se pari qe te hidhet ne sulm per mbrojtjen e ketij vendi dhe demokracine dhe te mos pengoje rroten e historise, te cilen Rama po mundohet me çdo kusht qe te krijoje shtet dhe jo pushtet. A te kujtohet se çfar deklaroi ish Ministrja e jashteme e ketij vendi para disa ditesh? Ajo deklaroi se ishte zemeruar me Ramen, pasi ai kishte gjoja “fyer” Mimozen dhe nuk shkoi as ne seancat perkatese. Keshtu ne keto situata dhe me keta “socialiste”, qe u vjen keq per ndonje femer qe tradheton zgjedhesit dhe kalon ne krahe te tjera per te krijuar parti, sikur te jene kope dhishe, dhe nuk merakosen per tu dhene pergjigje ne parlament atyre qe ti i tregon Rames se duhen arrestuar, apo qe shkojne e dhjamosen me dhuratat e vendeve fqinje per te mbyllur problemet e kaluara qe ketij vendi i kane shkaktuar fqinjet? E shikon sa te veshtire e ka Rama! Po sikur maxhoranca te ishte vertet e tille e konsoliduar, dhe jo ta teproje duke toleruar, duke thene qe te ecet me qetesi, me urtesi etj etj. Besoj qe edhe ti e mendon se Rama me bashkeparizanet e tij te konsoliduar per demokraci dhe per berje shteti me siguri do ta kishte bere? Une po te them se Rama do ta kishte bere, prandaj drejtohu atyre qe nuk duan shtet por duan pushtet, nese vertet mendon edhe ti per kete vend qe te jete shtet demokrat. tung.
    Drakula Pan 13.mars 2017

  6. Populli says:

    La Fiesta del chivo goes on …

  7. perkthyesi says:

    Shkrim shume i sakte, por askush muk po degjon! Deri sa do presim?

  8. dita says:

    Do bente mire Dabulla (Dade) qe mbas burgimit te Berishes te na tregonte se si e mbylli e ema e tij vrasjen e rojes se parkimit tek Pallati ne bllok (ish Manhatani i dikurshem) ?! Ky duhet te ishte sot duke vuajtur denimin per vrasje personi dhe jo te derdelliste cti vinte nga barku. Si dhe vellai i tij te na thoshte po ashtu si e mbylli plagosjen e shokut te tij te ngushte te para ca vitesh?

  9. Shurrojne ne gjakun e te vrarve z. Rama says:

    Turp per Ramen nqs nuk reagon
    Kur dihet qe vrasesit po hedhin Valle per tu tallur me gjakun e atyre qe po shurrojne cdo dite mbi te

  10. Dielli says:

    Nje duartrokitje e forte

  11. xheJ eN Bi says:

    Dhe une thash kush eshte ky Alban Dabulla ! Kerkova ne internet dhe me doli se eshte djali i Arta Dades.
    Nga kjo ” leter e hapur ” kuptoje se Albani ose eshte shume naiv dhe i paditur ,ose ka nje prapavije politike
    fill pas ndryshimeve ne Qeveri.

    Qe te denohet Sali Berisha duhet te zbatohet Veting-u ,po Veting-u eshte i bllokuar nga opozita.
    Kete e kupton dhe nje njeri me arsim filloreje.
    Nese Albani nuk kupton kaq gje te thjeshte ,atehere mos te mbarse malin per te pjelle nje MI.

    1. o so kom qesh says:

      hahahahaha e njejta gje me ndodhi edhe mua. imagjinoni ku eshte katandis ky ven. lloj lloj dordoleci “flet” me ramen, berishen, meten…se te gjithe keta jane dordoleca po te pakten keta i njef mileti.

  12. qytetari says:

    Dhe une e mbeshtes letershkruesin dhe jam shume dakord me çfare ai ka komentuar e radhitur te gjitha nje e nga nje. Zemra po na plas e nuk kemi ç’te bejme, sidomos kur i shohim se kush ben thirrje ne çadren e haremit. Por kesaj pise çadre me shume i shkon shprehja: “Më mbaj nënë më mbaj, ti them sa s’më ka thënë:”. Dhe Lulzim kurva i tille eshte. S’ka lene gje pa bere me gjithe gjyshin e tij Saliun dhe kerkojne pushtet ende, sikur jane me te ndershmit. Turp t’ju vije.
    Dhe zoti Rama do beje mire te beje nje reagim jo vetem per shkrimin, por te marre vendimin e duhur. Me mire nje fund i tmerrshme, se nje tmerr pa fund, zoti Rama. Jane bere te padurueshem per ne popullin ajo çadra e haremit ne mes te Tiranes, se s’na lane te qete edhe nga televizionet qe po i transmetojne pa pushim, Lulzim kurven me shoke.

  13. emigranti says:

    cfare te beje rama kur fajin e ka adriatik llalla sepse ai e ka per detyre.

  14. kashi says:

    vetem ne diktatura futen kundeshtaret ne burg nga ata qe jane ne qeveri
    prandaj zoteria duhet t’ja shkruaj letren prokurorit dhe jo rames

  15. Valter says:

    Neroni thuhet se e dogji Romen dhe e ndertoi per 24 ore,
    Nje bythe maloku ka 26 vjet qe na sjell verdalle dhe si bejme dot derman,
    kjo s’vjen as nga pazotesia as nga mungesa e ligjeve dhe as nga [verlengu].
    Kater vjet do te ishin te mjaftueshme.
    Rama, mos loz me gjakun e shqiptareve, mos u tall me idealin e tyre me ndjenjat ,virtytin, ndershmerin durimn, patriotizmin, thjeshtesine.
    Ndryshe do te shperfillesh dhe ti si bashkefajtor e tradhetar, i pa ngopur e genjeshtar.
    Pergezime per shkrimin.

  16. LORA says:

    Alban Dabulla ,perpara se t’i kerkoje ,me kete leter te hapur,llogari Kryeministrit te shqiptareve duhet t’a beje kete ne raport me nenen e tij Arta Dade;deputeten e vjeter socialiste ,,,,e cila ne 2013-en premtoi publikisht se do te leshonte mandatin e deputetes nese nuk gjykohej e burgosej mortjemadhi brekedhjere.Kete premtim ajo e beri e vetme,,,me nje populizem te cuditshem,,,,dhe ende nuk e ka leshuar mandatin.
    Edi Rama me sakrificat dhe mundimet e Sizifit po ben ,ne nje gradualitet te shkelqyer,reformen me fundamentale dhe historike per shtetin funksional te se drejtes ne Shqiperi.Eshte merita e tij ekskluzive qe kerkoi mbeshtetje nderkombetare per kete reforme madhore ,si ekspertize te nveojshme e mjaftueshme juridike dhe po ashtu teknike ne zbatimine saj.Si nuk e gjen more Alban nje fjale vleresuese apo lavderuese ,per kete pune te pashoqe qe ka bere Kryeministri Rama????
    C”fare te ben te rendesh kaq shume ne “deshiren ” tende populiste qe te kerkosh denimin e krimeve pa numerim te dr.krimit me teknikalitetet ende te zhganit kriminal dhe antishqiptar te llallerise dhe gjin-gjonerise ?????
    Per mua,ky turravrap yt eshte deshmia me e qarte se ti ose nuk e kupton fare procesin e reformimit te drejtesise (ne rastin me te mire ) ose je duke I hedhur komardaren me te sofistikuar (se ajo e nano-kurvave me 1997-1998 ) per shpetimin e mortjemdhit brekedhjere,ne rastin me te keq.Ne te dy rastet je I pahonepshem.
    Nje mundesi tjeter,,,edhe me e fshehur,,,,duhet te jete presioni qe ju keni vendosur t’i beni Rames per nominimin e Arta Dades ne garen presidenciale ,te dy mujave qe vijne.Je I biri I Artes,27 vjet deputete,,,,coc ke mesuar edhe ti nga kurvlliku politik I cerek shekullit te fundit.E keni gjellitur mire Shqiperine,,,,tash dilni e guxoni te jepni edhe mendte e qoftelargut.
    JAZEK.

    1. palacot e palocove says:

      LORA ste heq presjen per sa ke shkruar. Ky Albani qe nuk e mbajne dot kembet e veta dhe dendet me droge tere diten i ka rene gjate per ti thene Rames qe ky eshte me mender Meten edhe pse Metes ky nuk i hyn ne pune . A thua se Rames i plasi trapi per kete. Tall menderen Mero me kete karabushin se nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di qe eshte prokuroria ajo qe te arreston dhe jo tjeter kush.

  17. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Te lumte Alban ! Eshte artikulli me dinjtoz qe kam lexuar… A thua do ta lexoje edhe z. Rama, per te cilin besuam dhe shpresuam aq shume. Heshtja e tij na ben shume pesimiste.

  18. Ben Dibrani says:

    Une mendoj qe Rama duhet te marre nje automatik, te zere nje pozicion te mure, dhe ta vrase Salen sapo te vije ne çader, ose e shumta kur te ikë. Pse Dhallen do presim ne?

  19. j says:

    Kriminelet i denon gjykata,
    politikanet i denon vota e popullit.
    Po ka kundershtim ky zoteria te shkoi ta vrasi vete,
    dhe jo tja delegoi Rames.Ai ka detyre te drejtoje shtetin
    e jo te kacafytet me gjithe maloket qe jane ne tirane.

  20. Ledka says:

    Une propozoj qe zonja Dade (Dabulla) duhet te coj nje dosje ne prokurori per kete problem, ajo eshte deputetja me e vjeter e PS.

  21. shpresa says:

    Letra do ishte me vend po te ishte Edi Rama sekretar i pare si eshte Sali berisha. Tani, kjo leter me mire duhej derguar Ilir Metes se eshte ivetmi ai qe mban Sali Berishen dhe Shqiperine ne kete gjendje. Mire Saliun qe s’po e mundni dot, pse nuk i kerkoni Iliri Metes dhe atyre shqiptareve qe i shkojne mbrapa se jane me te keqinje se ata te Sali Berishes? Dilni edhe ju ne shesh , ngrini nje çader dhe protestoni kunder fashizmit qe u ka marre e po u merr frymen para syve tuaj. Ku eshte shoqeri civile, ku jane intelektualet por ata s’kane kohe se pretendojne per ndonje karrike si Fuga qe ka platformen fashiste gati, Apo dhe te tjere, por çudi me beri artisti Bujar Kapexhiu kur e pashe dje ne çader. Ai çfare do atje, nuk e kupton Bujari se ata jane kriminela, hajdute, tradhetare? Dhe mu kujtua pallati kultures ne vitin 1996 kur thirri “intelektualet” Sali Berisha: U ngrit Bujar Kapexhiu dhe tha se duhet ta besojme dhe nje here per president Sali Berishen! Dhe pas asaj erdhi 1997-ta qe s’ka nevoje per komente. Po Bujar Kapexhiu çfare do ne ate çader sot kur krimi eshte bere mullar?! Paska qene i pa fytyre dhe jo vetem, per te mos thene qe qenka pjese e rese se zeze fashiste qe duan me se s’ben ta mbuloje prape vendin. Harram emri shqiptar!

  22. Xikja says:

    (Le te formohen parti politike sa te duan,prap nge ne komunistet do te drejtohen)
    Kjo thenie eshte shume kuptimplote per politikanet shqiptare, keto jane te gjith nje rangu e smund te denojne njeri’tjetrin! Kot sa lodhesh miku yne,ska klloqe ky te denoje njeri….e ka amanet nga i ati!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje