Andi Bushati: Rama i frikësohej një përplasje me Tahirin, ndaj bëri “kurban” dhe tre të tjerët

13 Mars 2017, 15:49Blog TEMA

Andi Bushati ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri.

Sipas tij, Rama i është trembur një përplasje me Tahirin, ndaj dhe bëri kurban edhe tre ministrat e tjerë.

Ja çfarë shkruan Bushati, në portalin e tij Lapsi.al:

“E pashë Ben Blushin, në intervistën e së dielës me Adi Krastën, të shfaqte revanshin e përmbajtur të atij që koha i ka vërtetuar tezat e veta. Prej disa muajsh shumë rilindas e vunë Blushin në epiqendër të goditjes pasi ai u tha ballas dhe hapur se ku ndryshonin. “Ju doni më shumë partinë sesa Shqipërinë, ndërsa unë jam i ndryshëm nga ju” pretendoi Blushi duke përplasur pas vetes derën e partisë ku militonte prej gati dy dekadash.

Dje ai fliste nga ekrani i Top Channel, ndërkohë që pak a shumë në të njëjtën kohë Rama jepte arsyet se përse kishte shkarkuar Saimir Tahirin dhe tre ministrat e tjerë.

Po t’a besoje Ramën në ato që thoshte dukej sikur vërtet Blushi kishte të drejtë.

Kryeministri po pretendonte se po largonte Tahirin që kishte ringjallur besimin tek policia, Beqen e reformave të mëdha që ishte ndeshur keq me lobet farmaceutike, Klosin që kishte mbajtur lart stafetën e ndritur të Veliajt dhe Çuçin e ndarjes së pakrahasuheshme administrative.

Dhe gjithnjë po të ishe i bindur se Rama nuk gënjen, ai po i largonte këta kampionë të reformimit të shtetit sepse ata duhet t’i shërbenin fushatës elektorale të rilindjes.

Sipas kryeministrit, Saimir Tahiri duhet ta linte përgjysëm punën e shkëlqyer në rend për të fituar disa vota më shumë në Tiranë; Beqja duhet ta vinte përkohësisht në gjumë ëndrrën e shëndetësisë falas, për të bërë për vete qarqet e Kukësit dhe Dibrës.

Pra, ajo që shefi i qeverisë argumentoi në monologun më të shkurtër dhe më të zymtë që ka mbajtur në Facebook, dukej sikur vërtetonte fiks tezën e Blushit.

Këta reformatorë të mëdhenj po sakrifikonin shtet për të marrë më shumë pushtet, ata po linin pasdore Shqipërinë për t’i shërbyer partisë.

Por, fatkeqësisht Blushi nuk ka pse të gëzohet. As nuk ka pse të ndihet i mikluar në realizimin e profecisë së tij.

Pasi në atë që tha dje Edi Rama thjesht gënjeu.

Së pari, ai e di shumë mirë se disa nga ata që shkarkoi nuk janë “herojtë”, por antarët më të anatemuar të kabinetit. Dhe së dyti të gjithë tashëm e kanë kuptuar se fabula e largimit të tyre për t’i shërbyer fushatës elektorale qe një fabul e fantazuar nga halli në minutat e fundit.

Ajo u shpik vetëm pasi Saimri Tahiri i përplasi Ramës derën e zyrës duke e sfiduar se po të donte le ta shkarkonte pasi ai nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.

Ajo çfarë ka ndodhur realisht midis kryeministrit dhe njeriut të tij të besuar në rend, mbetet ende një mister. Se kujt ia bërë Rama peshqesh kokën e Tahirit, Metës, ndërkombëtarëve, opozitës apo ndonjë grupimi deputetësh të fortë të parlamentit, kjo ende pritet të zbulohet.

Por ajo që është e qartë, tani për tani, është fakti se shefi i rilindjes edhe e kishte vendosur ta sakrifikonte Saimirin dhe i trembej përplasjes me të. Prandaj ai zgjodhi rrugën e dyzuar që prerjen e kokës, disave t’ia shiste si dhuratë, ndërsa publikut si vendim politik të shakrkimit të shumë ministrave.

Dhe nga ky ankth, nga kjo frikë e një sherri me njeriun që mbante në duar dosjet e zeza të kriminalitetit shqiptar lindi fabula qesharake e sakrifikimit të njerëzve që i duhesh Shqipërisë, për shkak të partisë.

Pikërisht sepse qe një gënjeshtër e pastër, ajo fatkeqësisht nuk është një provë për profecinë e Blushit. Kreu i Libras mund të ketë me dhjetra e dhjetra raste të tjera për ta vërtetuar tezën e tij, por rasti i shkarkimit të Tahirit, nuk hyn në këtë pazëll. Më shumë se një lojë mes partisë dhe Shqipërisë, ajo duket se është një histori shantazhi që ende nuk e njohim”.

23 komente në “Andi Bushati: Rama i frikësohej një përplasje me Tahirin, ndaj bëri “kurban” dhe tre të tjerët”

  1. Artu says:

    Ja një nga difektet e demokracisë.
    Kushdo ka të drejtë, aq më tepër një gazetar, të thojë me zë lartë atë se çfarë beson.
    Hahaha. Rama kishte frikë Tahirin……jo po Dritan Lelin……
    Si tha Rama. Qesh mirë kush qesh i fundit.
    Kape o Like tigrin (Fatmir Xhafën), se trëmbeshe nga macja e egër(Saimiri).

    1. kujtesa says:

      Keta Bushatrat nje gje dijne ta bejne mire:
      Te thurrin vargje pa fund!
      Kur thuhej nga media te ndryshme se Tahiri ka lidhje me grupe kriminale,ky thoshte se duhej te shkarkohej!
      Kur vjen puna te teorite konspirative,mos kerkoni ne vend tjeter.
      Ju mjaftojne Bushatrat dhe cdo gje do ju duket “Deja vu”!
      Tani ore Bushat,eshte mire qe e liroi apo nuk eshte mire?-kete na thuaj.
      Kot se ka nxjerre populli ate fjalen:hyp se te vrava,zbrit se te vrava!

    2. Aleksander says:

      Pirdh o Andi pirdh te shfryhesh !-Po si ka mundesi qe nje i ri me gjithe kushtet e komoditetet ku ke lindur e je rritur,te jesh kaq LESHKO ?!!!

  2. Besoj says:

    ky nuk tregon realitetin por vazhdon me imagjinaten e te pa informuari dhe te paaftit.

  3. E verteta says:

    Uau çfare “inteligjence” more Andi!Me “habite” fare!Vazhdon seriali me thashethemet nga kafeneja e fshatit ku secili nga ju “analiste” do te tregoje se i di te gjitha!Bravo per fantazine, vertet eshte nje menyre me vete per te vrare kohen dhe per te justifikuar rrogen!Ka ardhur koha qe te nderroheni edhe ju se jo ju ka dale boja nder vite por vini shume ere!

  4. Qytetar says:

    Ti je një bajgë

  5. aqif tahipi says:

    Sikur socialistet te merrnin ne konsiderate @arlleqet qe thote ky dhe shoket e tij anal iste idiote ,atehere do perfundonte edhe ps brenda cadres. Edhe ky ,si cdo cadrist dhe anal ist tjeter e ka kuptuar se vettingu eshte fundi i korrupsionit dhe krimit politik dhe ordiner ne Shqiperi ,prandaj pellasin pa pushim kunder reformes ne drejtesi dhe atyre qe e mbeshtesin ate.

    1. PA emer says:

      Futja pordhes e grij sallat o Andi

    2. PA emer says:

      Futja pordhes e grij sallat o Andi

    3. PA emer says:

      Futja pordhes e grij sallat o Andi

    4. PA emer says:

      Futja pordhes e grij sallat o Andi

    5. PA emer says:

      Futja pordhes e grij sallat o Andi

    6. PA emer says:

      Futja pordhes e grij sallat o Andi

    7. PA emer says:

      Futja pordhes e grij sallat o Andi

  6. kleptofagos says:

    Supozojme se Bushati e ka gabim…
    Atehere duhet te pranojme se Rama per te fituar disa vota me shume ka prishur qeverine (shtetin) duke larguar ministrat me te sukseshem te tij (?!) Megjithate, tre muaj para zgjedhjeve, cfare do te bejne ministrat e rij? Edhe heroj te rene nga qielli sikur te ishin, a mund te sigurohet vazhdimesia e dikastereve perkatese ne kete periudhe te turbullt te fushates elektorale dhe betejes nderkombetare per reformen ne drejtesi. E besoni ju kete fabul? Ka budalla qe e pranon aresyetimin e k/ministrit? Ndersa une do thosha, se mungesa e plote e transparences nga ana e Rames, ne levizjet e tij te fundit, pervecse shpreh qarte injorimin e elektoratit dhe megallomanine e tij, fsheh nga ana tjeter lojrat e pista te mafies politike ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje