Bardhok Lala, intervistë me një “të vdekur”

13 Mars 2017, 12:24Kronika TEMA

Më 28 maj 1996, gazetari i “Dita informacion” Bardhok Lala, u hodh në një furgon, ku u rrah barbarisht.

Të zhveshur dhe gjysmë të vdekur, personat e paidentifikuar që e morën me makinë të kuqe, e hodhën në Liqenin Artificial, duke e menduar të vdekur.

21 vjet më vonë, pakush e di që Bardhok Lala është gjallë, çdo 28 maj, familjes së tij i vijnë ngushëllime për humbjen e parakohshme të djalit.

Bardhoku nuk flet, nuk kërkon, nuk denoncon. Ai thjesht jeton.

Në Lezhë, ku punon si ndihmësmjek, i është rikthyer profesionit që mësoi te “Jani Mininga” në Vlorë, para se t’i futej gazetarisë.

“Nuk të vjen keq,- i them, që të dinë të vdekur”?

“Në një farë mënyre atë ditë unë vdiqa”, përgjigjet Bardhok Lala, ndërsa e intervistoj.

Është intevista e tij e parë, 21 vjet më pas.

Intervista do transmetohet sot në “Dritare me rudinën”, në Vizion Plus. (Rudina Xhunga)

3 komente në “Bardhok Lala, intervistë me një “të vdekur””

  1. Lennard says:

    Ndeshkim Maskarenjve qe kane rrahur barbarisht kete Njeri te mire..Perendia marrte Hak .se KJO QEVERI na ka zhgenjyer.

  2. LORA says:

    Lajm shume i gezuar,per mua.
    Kam pyetur njerez te gazetarise se ku ndodhet Bardhok Lala,qe u masakrua barbarisht me 28 maj 1996,diten qe ne “Sheshin Skenderbej” protesonte dhe margjinalizohej Populli Opozitar i Majte,nga falangat kriminale te agim shehut.Por nuk kam gjetur pergjigje.
    Sa here qe kujtoj 28 majin 1996 ,aq here me vjen ne mend fotoja e deshmise se barbarise ndaj Bardhok Lales.
    Gezoj qe jeton ne profesionin e tij baze,ndihmesmjek,dhe qe nuk ka patur fatin e trishte te gazetarit te talentuar te kronikes se gazetes “Koha Jone” Zamir Dule,,,,te cilin kriminelet e gazidedes e shndruan ne invalid te perhershem,,,,, ne saje te nje tradhetie bastarde te nikoll lehesit,,,,nikolla doli me I pasur nga djegja e gazetes,,,,,Zamiri u gjymtua ,pa kthim,,,,dhe jeton sot ne mjerim te skajshem ne nje fshat te Korces.
    Kujtoj qe atehere u be e ditur se Bardhokun e shpetuan fshataret e zones,,,qe e gjeten gati gjysme te vdekur.
    Kam qene vete ne 28 maj ne shesh dhe I kam pare me syte e mi raprezaljet e agim shehut ,,,,deri tek te moshuarit qe shqelmoheshin ,te rrezuar neper rruge.
    Historia e vjedhjes galopante te zgjedhjeve dhe e ndertimit te nje shteti parallel ,qe tjetersonte barbarisht vullnetin Sovran te shqiptareve nisi ate 26 maj 1996 ,nga skota me e neveritshme qe ka pare shteti I shqiptareve, me ne krye brekedhjerin e historise,,,,nga ai qe sot “proteston” ne cadren e krimit dhe turpit pa limit,,,,per zgjedhje te lira e te ndershme !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. pilo lalas says:

      Meqenese permende Zamirin, cdo avokat mund te beje dicka, asnjehere nuk eshte vone.
      Ta hedhi Shtetin dhe Nikolle Lesin ne gjyq, besoj se do marri ca para.
      Kur mori para Fullani, hajdut i klasit te pare, Zamiri eshte pishtar i Demokracise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje