Blendi Fevziu: Rama pakt me Bashën për ndryshimet në Qeveri, negocioi një biznesmen. Meta i pakënaqur me Xhafën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Blendi Fevziu shkruan sot në portalin e tij, se Rama ka marrë ok-in e Bashës, për ndryshimet në qeveri.

Sipas tij, ndërmjetës ka qenë një biznesmen që është i afërt me kreun e PD-së, ashtu edhe me kryeministrin.

Nuk i japin dot një shpjegim dhe s’kanë as një informacion të saktë. Për këtë në mazhorancë deputetë të rëndësishëm besojnë se lëvizja e Ramës më shumë se sa një fuqizim i PS, është një kulisë për të zgjidhur probleme të tjera. Që s’kanë lidhje me fushatën.

Versioni më i besueshëm sipas tyre është se Rama ka vepruar në bazën e një marrëveshje me Bashën, ose për të kënaqur Bashën, duke synuar t’i japë fund protestës së PD nën dritaret e zyrës së tij. Po sipas tyre, Rama ka tentuar ta shesë lëvizjen edhe si një plotësim dëshire të Metës për të siguruar koalicionin e njëkohësisht një lëshim ndaj Bashës për ta joshur atë drejt zgjedhjeve. Të njëjtat burime brenda PS dhe koalicionit sqarojnë se lëvizja e Ramës ka gjetur të papërgatitur Metën. Siç deklarojnë se vetë Meta nuk ngjan aspak i kënaqur me ardhjen e Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme. Ka qenë pikërisht Meta që në vjeshtën e 2003, së bashku me votat e Berishës, rrëzoi në Parlament kandidaturën e Xhafës pasi ky ishtë emëruar nga Nano si Ministër i Brendshëm.

Po ku e mbështesin brenda mazhorancës bindjen se Rama ka vepruar në bashkëpunim me Bashën ose në një linjë që favorizon një marrëveshje me të?

E para ata besojnë se vendimi për të larguar Tahirin u mor gjatë vizitës në Berlin. Ata besojnë se ndërmjëtës ndërkombëtare ja lanë kërkuar këtë Ramës mbi bazën e bisedimeve me Bashën. Madje besojnë se këtë ndërmjetësim e kanë bërë zyrtarë të CDU që kanë raporte të mira edhe me Bashën edhe me Ramën.

Kjo hamendje duket e vështirë sepse axhenda e Ramës në Berlin duket shumë publike dhe ai ka qenë në të gjitha takimet i shoqëruar me persona të tjerë. Jo shumë të besueshëm për të.

E dyta që besojnë në mazhorancë, është një ndërmjetësim shqiptar, nga njerëz që kanë raporte të mira me Ramën dhe Bashën.

Sipas po këtyre burimeve menjëherë pasi i komunikoi Tahirit shkarkimin, mbrëmjen e vonë të së premtes, Rama i shoqëruar edhe nga sekretari i Përgjithshëm Engjëll Agaçi (i cili formalizon shpesh marrëveshje të tilla) janë mbyllur deri në orët e para të mëngjesit në shtëpië e një biznesmeni shqiptar që ka raporte të mira me Bashën.

Brenda mazhorancës besojnë se Basha është kontaktuar gjatë darkës nga biznesmeni dhe se Basha ka kërkuar që bashkë me Tahirin të marrë me vete edhe Beqen. Si dy më të akuzuarit nga opozita. Dhe dy personat, portretet e të cilëve u dogjën publikisht në protestën e 18 Shkurtit bashkë me atë të Ramës. Për të bërë më të besueshëm shkarkimin e Beqes dhe Tahirit janë shtuar edhe Klosi dhe Çuçi. Në PS dhe tek aleatët e Ramës besohet se pas shkarkimeve Basha do qëndrojë edhe ca kohë në çadër dhe do të largohet prej andej me disa rregullime ligjore dhe në kod.

Në PS, burime të besueshme deklarojnë se Rama është shprehur për njerëzit e tij të afërm se ka zgjidhur çështjen e vetingut dhe brenda pak ditës do ta votojë atë bashkë me Bashën. Por nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si do ta realizojë këtë.

Pra ai ka lënë të kuptohet se ka një marrëveshje me Bashën që do marrë udhë brenda 2 – 3 javësh.

Kjo hamendje kundërshtohet kategorikisht nga Basha. Ai ka deklaruar se këtë fundjavë nuk është kontaktuar as në emër të Ramës dhe as personalisht nga asnjë diplomat apo ndërmjetës ndërkombëtar dhe nga asnjë biznesmen apo ndërmjetës vendas. Basha ka shtuar se largimi i Tahirit apo Beqes nuk janë as bonus për PD dhe as ndonjë mjet shkëmbimi për marrëveshje të mundshme. Basha ripërsërit vendimin e tij se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje fasadë, nën kontrollin e drogës dhe hashashit. Basha rikëmbëngul që protesta do vijojë deri në ndërtimin e një qeveri teknike dhe në largimin e Ramës. Edhe nëse Rama largon gjithë ministrat e tij është e pamjaftueshme ka deklaruar Basha ekskluzivisht për opinion.al. E vetmja marrëveshje është largimi i Ramës nga qeveria dhe ndërtimi i një qeverie teknike me bazë të gjerë.

Atëherë përse i ka bërë Rama zëvendësimet dhe përse në mazhorancë besojnë se kjo është një marrëveshje me Bashën dhe jo një lëvizje elektorale? Me gjasë, misteri që ka shoqëruar lëvizjet, ka krijuar më shumë mjegull për vetë PS dhe LSI, se sa për PD që për herë të parë në këto vite është e qartë. Ka vetëm një objektiv dhe ai është qeveria teknike. Mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë realisht ka ndodhur dhe përse Rama e mori këtë vendim”, thuhet në shkrimin e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Blendi Fevziu: Rama pakt me Bashën për ndryshimet në Qeveri, negocioi një biznesmen. Meta i pakënaqur me Xhafën”

  1. aqif tahipi says:

    Ti je kokeloqe komplet or i shkrete.Kjo ishte levizja e duhur e rames per te kuptuar se kush do perkrahe reformen shba –be ne drejtesi.

  2. taraboshi says:

    Rames ouna pare nuk i plasi a ka kund nje cader me disa pianece brenda apo jo mor ktiminel Bledi.E dyta Bashes ika dhene pak zemer plaka Doris Pak me plakun mu t qe nuk po ja mbaj mend emrin.Je mesuar ti me genjy njerezit me hamendjet tuja,pra i hoqi se pati frike Bashen ,O pika qe ste bie o opinonist hale .Duke e mbyllur them qe ti me diss shoke si ti qe nuk dua ti permend me duani 2 deri 3 muaj ta kuptoni Ramen .

  3. KF says:

    I paska ikur nuhatja ketij kones me emrin Fevzi korani dhe shkruan perralla neper gazeta. Sa miop je mo qelbesire Staroviane?!

  4. lameja says:

    Ore c’po behet me banoret e Zharrez ,po me Bankers si shkojne hetimet e Llalles,u harruan shpejt sic jane harruar edhe te tjeret.C’do behet tani me marjuanen apo Xhafa do marri kosen ne dore dhe do ti presi me rrenje(apo si e ben ai ),po bekan palle te gjithe tani.Neise per 25 vjet beme nje vrime ne uje,treguam se nuk dime te qeverisim si me boten ashtu dhe pa boten.

  5. kuqi says:

    Nga qe jeni bosh merreni me sikur,e degjova ,mendoj .tamam traplliqe.Komunistet jane ne krye te cdo partie,PD,PS,LSI,Agrare,Republikane etj behet lufte kolltukesh dhe jo lufte idesh.Te deklasuarit dhe ish pronaret te hane nga nje cope mut,se asnjehere nuk do marrin gje.Ka 26 vjet dhe nuk ndertojne dot nje shtet.

  6. besnik says:

    Ore Blendi,ti kern percarje ne politike e ne popull.Urrejtjen e mllefet qe ke ne shpirt nuk kane per t`u ndare gjithe jeten.Eshte kjo arsyeja qe ty nuk te besojne ne publik,nuk te honepsin sepse je i pabese e arsyetim te erret.Te duket sikur di por je shume i percipte,mjere ai t.v qe te pranon ty per mend..!

  7. Dorina says:

    Ne fakt Meta eshte i pakenaqur me Xhafen, sepse Xhafa nuk ka dale me bllok ne dore si kokelopa.

  8. enter"" says:

    Ky ka pjerdhur komplet. Sinqerisht , por eshte nen delir

  9. emilio says:

    As deshiren me te vogel nuk te ngjall ky per ta lexuar.

  10. Liri says:

    Qe Fevzo ka te drejte deri diku, kjo dihet nga disa veta. Po qe te jete kaq legen dhe bukeshkale ky qerosi i Sandrit, vetem per pak xhelozi se nuk eshte vete “ai biznecmeni”, ketu e qelb fare ai. Nejse Fantomasi ia ka marre doren

  11. rigoni says:

    Prisni,prisni se keni per t’ia pare flaken fatmir Xhafes ju kervat e LSI-se.Me Xhafen s’ka bythe vici e terci e verci.Ai eshte njeriu me I drejte ne politiken shqiptare.

  12. Theo says:

    O Bledi, qe je i rrjedhur e dime, por ishe kaq nuk e dinim, Danke schön

Lini një Përgjigje te taraboshi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *