Çfarë ndodhi në drekën e Bashës dhe aleatëve të tij, me ambasadorët?

Në javën e katërt të protestës së opozitës, Lulzim Basha, bashkë me aleatët e tij ka nisur takimet me ambasadorët e vendeve më të rëndësishme të Bashkimti Europian.

Në drekën e punës me 5 prej tyre, Basha ka informuar ambasadorët për arsyet përse opozita nuk e pranon qeverinë e Kryeministrit Rama si garante për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha nuk ka dha detaje kur foli për gazetarët pas takimit me ambasadorët.

“Kjo ishte një drekë pune në kuadrin e bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm të opozitës së bashkuar me partnerët europianë. Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira e të ndershme me një qeveri të bërë njësh me krimin e drogën”, tha kreu i PD.

Burime nga takimi konfirmuan për Top Channel se ambasadorët nuk kanë  shprehur ndonjë qëndrim gjatë drekës, por ata më shumë kanë pyetur krerët e opozitës për qëndrimin rreth zgjedhjeve dhe mundësisë së bojkotimit të tyre.

Të njëjtat burime konfirmojnë se gjatë drekës nuk ka patur surpriza në qëndrimin e opozitës, e cila nuk ka hequr dorë nga kërkesa për krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet. Lulzim Basha e kishte paralajmëruar në takimin e mesditës në çadrën e protestës.

“Vendim për të mos u larguar nga ky shesh, derisa të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të thotë domosdoshmërisht dhe pa asnjë kusht, largimin e Edi Ramës si Kryeministër i qeverisë shqiptare”, thotë Basha.

Dita e 24-t e protestës i shërbeu Lulzim Bashës për të shuar zërat për një marrëveshje me Edi Ramën pas ndryshimeve në Qeveri.

“Tani në teorinë e konspiracionit, të shkarkuarit ju kanë thënë disa gazetarëve dje se na shiti Ed Rama ke Lul Basha! Na shiti te Lul Basha, që Lul Basha të ndalë protestën. Kujton se Lul Basha është në gjendje të ndalë këtë protestë? Nuk e kuptojnë që kjo lëvizje nuk ndalet, e nuk do të ndalet derisa republika e vjetër e krimit, e korrupsionit, e drogës, do të bjerë deri në kullën e fundit.  Dy republikat janë dy realitete të papajtueshme me njëra-tjetrën. Duhet të vdesë njëra, që të lindë tjetra”, u shpreh ai.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Çfarë ndodhi në drekën e Bashës dhe aleatëve të tij, me ambasadorët?”

  1. LORA says:

    He pra cfare ndodhi?,,,,lajmi eshte vetem pordhe me rigon,,,,,sepse kriza e shperberjes eshte e shqup-it,,,kurrsesi e Republikes se Shqiptareve.

  2. Shqiptari says:

    Perse basha ka frike?
    Perse kaq I etur per zbatuar urdherat e saliut
    Si erdhi nje pushtet kur PD kishte shume para tij
    Si shkoi e bleu shtepi me hollande
    Pse e fali detin republikes Helene
    Ku shkuan $ 300 milion
    Pse vrau ne 21 janar
    Pse u maskua si inxhinier nje shtepine e verdhe
    Si ka mundesi qe saliu e Banda e tij me luqen bejne rremuje gjithmone kur ngrihet ceshtja shqiptare.
    1997-1998 kosova 2017. Maqedonia gjuhe shqipe.
    Ja perse Kane frike e futen me cader. Turp e krim kush futet bashke me ta, vetem nqs keni ngrene corben e prishur.
    FLM gazeta per komentin

  3. andromeda says:

    Ore plehra Lul Basha. Katër vjet më parë dhe përgjatë 20 e ca viteve ju dhe superplehra e Viçidolit keni organizue zgjedhjet me qeverinë në pushtet dhe jo me ndonjë qeveri teknike. Pse bëni si gore tani dhe kërkoni tamam qiqrra në hell. Apo doni të krijoni një qeveri teknike me tarafin tuaj dhe të LSI që t’i vidhni zgjedhjet, një zanat që ju e njihni shumë mirë. Ikni more plehra se s’ju beson më askush sa të jetë jeta.

  4. Valentina says:

    Lulush miku i serbise ti Hajdut_Vrases_ti armik i UCK ti tradhetari i SHqiperise qe shite detin nje gje ta kesh te qarte sikur dhe i vetem te futet ne zgjedhje Edi Rama dhe pa deputet e tij ti bythpambuk nuk ke per te fituar kurre sepse me shkarkimin e ministrave te thot ty shihemi ne 18 Qershor perfundimishtttttt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *