Debatet me dyer të mbyllura/ Rama: Ka edhe ministra të tjerë që duhen hequr. Çadrën e PD e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit

13 Mars 2017, 16:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa deklarata të forta në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

Fillimisht ai ka thënë se duheshin ndryshuar edhe disa ministra të tjerë, duke lënë të qartë që nuk i është kënaqur nga disa anëtarë të kabinetit.

Duke bërë vetë publikë emrat e ministrave të rinj, Rama paralajmëruar se ka akoma për të thënë sonte në mbrëmje.

“Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm, Olta Xhaçka do të jetë ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu do të jetë ministre e Shëndetësisë dhe Eduart Shalsi do të jetë ministër i Pushtetit Vendor. Për të tjerat, sot në orën 21:00, në Top Story”, tha Rama.

Top Channel mësoi se në mbledhjen e kryesisë është folur edhe për të paktën dy ministra të tjerë që kanë qenë në listën e kryeministrit Edi Rama për t’u larguar.

Burime nga mbledhja thane për Top Channel se dy ministrat janë Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla. Por, Edi Rama ka shpjeguar arsyet përse këta të dy nuk u zëvendësuan. Ministri i Jashtëm nuk u largua për shkak të Samitit të NATO-s në maj dhe Samitit të Triestes së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa ministrja e Arsimit për shkak të procesit të Maturës Shtetërore, i cili sapo ka nisur dhe largimi i ministres së Arsimit mund të sillte komplikacione.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar dy ministrave, Bushati dhe Nikolla, të dy drejtues qarqesh, njëri në Shkodër dhe tjetra në Lezhë, të punojnë me të njëjtin kapacitet në zonat e tyre, si 4 ministrat e larguar.

Për të treguar rëndësinë që ka për Partinë Socialiste kjo fushatë elektorale, me apo pa opozitën në zgjedhje, mësohet se kryeministri është shprehur në mbledhjen e kryesisë që “çadra le të merret me 18 shkurtin, ne do të merremi me 18 qershorin”.

Burime në mbledhje thanë për Top Channel se kryeministri ka përdorur një fjali të çuditshme, kur ka komentuar protestën e opozitës.

Sipas tij, “çadrën e opozitën e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë”.

Edhe pse nuk përmendi emra, kuptohet qartë se për kë e ka pasur këtë deklaratë kryeministri Edi Rama.

12 komente në “Debatet me dyer të mbyllura/ Rama: Ka edhe ministra të tjerë që duhen hequr. Çadrën e PD e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit”

  1. albti says:

    Cadra eshte ngrehur ne baze te marrveshjes pozite opozite per ti shpetuar vetingut nga te dy palet e korruptuara.

    1. Spartaku says:

      albti! Ja ke futur kot,por kot fare.çadren e ngriti vetem Saliu me Bashen se ata e kane frike vetingun.Prandaj mos e perzje poziten,se ps-te dhe Edi Rama,kane kohe qe bejne thirrje per t’a miratuar vetingun,pasi ajo nuk eshte e perlyer ne krime.A,Nqs ti e ke fjalen per LSI-n dhe Meten,ketu ndryshon puna.Ilir Meta eshte i inkriminiuar,dhe po i bje gazhdes atje ku po i bje edhe pd-ke,per t’a penguar ate.Per kete jame dakord me ty.Por nqs insinuata jote eshte edhe per ps-te nuk jame dakord.Te me falesh per vrejtjen.

      1. albti says:

        Nuk them as LSI as PD as PS po Sali Ilir dhe dikush nga PS ndoshta jo Edi po dikush tjeter qe i intereson mos votimi i vetingut po perseri Edi nuk eshte kaq i paster sa duket, jo plehrat a dicka tjeter se shpejti do merret vesh. Ndersa militantet e ketyre partive jane njerez te thjeshte qe dikur besonin dicka po tani asgjje fatkeqsisht

  2. Dorina says:

    Arsimi eshte me mire pa salcen se e shkaterroi dhe e coi ne fund. Ende nuk e ke kuptuar z. Kryeminister se ate e urrejne mesuesit?!
    Cila ehste puna e saj qe do mbahet mend ne kete mandat? Beri burrin esaj dekan. Turp! Turp! Turp per Rilindjen.
    Je kujtuar ca si vone z. Rama qe te bmedosh per socialistet e thjesht. .. I late pa pune ose i hoqet nga puna dhe tani kerkoni voTa… Shikoni cafre ben LSI…I lumte, i mban fort njerezit e saj ehde pse rreth vetes shumicen e ka plehra.

    1. Spartaku says:

      Dorina! Te them te verteten, me vjen keq per Lindita Nikollen.Ajo jo vetem si ministre,por edhe si njeri e edukuar eshte e mire.Deri tani ajo ka punuar mire,dhe eshte nje nga protogonistet e reformes ne arsim.Ka dhene kontribut te mire.Sot arsimi ndodhet ne nje shkalle me te larte,dhe ne te ardhemen do jete me progresive.Gojet e liga,dhe mullaret me balt te hedhura nga rrugeçet e pd-ke nuk duhet marre per baze fare,se ishin pikerisht ata te pd-ke qe e rrenuar fare arsimin,sa shiteshin diplomat si paketa cigaresh neper kjoska.

      1. Aleksander says:

        Spartak, dua thjeshte te bej ndonje saktesim .Cadren e opozites e do serbia dhe greqia(dhe rusia pas tyre).Nese s’ka Vetting,s’ka reforme ,s’ka perparim te çeshtjeve gjitheshqiptare ne Ballkan.S’ka bashkim kombetar dhe sllavet do te vazhdojne te bejne ligjin siç e kane bere tash 100 e kusur vite.Sa per Lindita Nikollen jam dakord me ty per personin qe ajo eshte dhe per reformen qe arriti te beje ne arsim por,ajo tashme e ka vene ne rruge te mbare arsimin dhe me aftesite qe ka(Edi Rama ja njeh mire) eshte shume me e nevojshme ne pergatitjen e fitores se zgjedhjeve me 18 qershor.Nuk ka pra vend per keqardhje,thjeshte ajo eshte shume e nevojshme aty ku do te jete beteja e radhes sesa ne nje beteje tashme te fituar…pershendetje !

  3. Bisclub says:

    Edi Rama eshte i vonuar me shkarkimet e ministrave qevduket qarte se e ka bete i imponuar dhe pet te fituar ca pike per zgjedhjet, por kjo eshte levizje qe nuk do ta shpetoje Rilindjen nga ulja e votave ne zgjedhje. Nese PD eshte e garantuar qe nuk i fiton ato Rilindja e Edit eshte e garantuar qe do ti fitoj me breke nepe kembe, me minimumin e votave. Fatkeqesi por Like Floriri nese nuk do tja bllokojne fondet e pista do tja kaloj Rilindjes pasi pjesa socialiste nuk ka per te votuar Rilindjen.

  4. Shqiptari nga Kosova says:

    Jo “albti”, çadra eshte ngritur per te vetmen arsye: Sali Berisha dhe Lulzim Basha i tremben drejtesise per vjedhjet dhe krimet qe ju kane bere shqiptarev..! Prandaj ngritja e çadres dhe zhurma ne te eshte ta shtyjme sa ta shtyjme,pasi mendojne( qejfi ua do) se mbase behet noj peshtjellim edhe…, ( si i mbyturi per fije kashte”..!

  5. Zara says:

    Qe ka te huaj te interesuar dhe qe po luajne kete rol kjo nuk na cudit. Na cudit me shume qendrimi jot dhei qeverise tende qe i le keta plehra te livadhisin nen hunden tende. Shko ne Greqi psh dhe te mundohesh te besh keshtu, ta presin koken. Ne Shqiperi mungesa dhe sabotimi qe i behet shtetit eshte bere gangrene.
    Zoti Rama keni ndonje plan B si do pershpejtohet reforma ne drejtesi?
    Po i luteni berishes cdo dite. Keni menduar ndonje alternative tjeter si do krijohet komisioni i vetingut pa berishen?
    Po te jete se vazhdojme i therrasim ndergjegjes se berishes do na duhet te presim edhe nja 10 vjet te tjera sa te vdesi nga zoti.
    Vriteni mendjen dhe na jepni nje pergjigje se si do reformohet drejtesia sa me pare, sepse kjo do jete garanci per shtetin shqiptar qe eshte shume i brishte.

  6. shpresa says:

    Zara: nje mendje eshte dhe nuk e di pse nuk ndihet asnjeri: Vetem referendum. Po deshi populli le ta beje kardinal te pavdekshem Saliun, Lulezimin dhe banden e tij. Atehere s’ka se kush te ndihet me. Vetem REFERENDUM.

  7. Timi says:

    Hahahahahahahaha mos u merzitni kushedi e sa cadra do te shikojme ne te ardhmen merreni kete cader me sportivitet se ndryshe do ik I’m per lesh po e vrame mendjen

  8. rigoni says:

    Aman ore eksiq ,meshiroje pak edhe ti Ramen se gjynah I shkreti………….o njerez te neveritur,si nuk e kuptoni sa stononi nga shoqeria shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje