FOTOT/ Falenderim i pazakontë i Policisë: S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po le detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm (më shumë se çdo ministër tjetër në pas viteve ’90).

E mori detyrën në vjeshtën e 2013 kur policia ishte ndër institucionet më të korruptuara në perceptimin e publikut.

Sot, Policia besohet më shumë edhe se institucionet fetare, duke lënë pas çdo institucion publik.

Pasi ka mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku është mësuar emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri ka nisur një tur takimesh falënderimi me efektivët e policisë në Tiranë.

Mësohet se gjatë një bashkëbisedimi me Rrugoret e Tiranës, prej nga nisi reforma më e fortë në 2013, Tahiri ka shprehur vlerësim për angazhimin dhe rezultatet.

Por ajo çka marrë si falënderim ishte vërtet emocionuese.

Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej “S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin”.

Më pas ka firmosur në të, jo vetëm drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe çdo punonjës policie.

 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Policia-falenderon-Tahirin-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Policia-falenderon-Tahirin.jpg","attachment_id":"647699"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Falenderimi-3-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Falenderimi-3.jpeg","attachment_id":"647700"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/WhatsApp-Image-2017-03-13-at-10.56.27-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/WhatsApp-Image-2017-03-13-at-10.56.27.jpeg","attachment_id":"647701"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Flm-ST-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Flm-ST.jpg","attachment_id":"647726"}]
                 Loading...