Fatmir Xhafaj, “i përzgjedhuri” i ndërkombëtarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Detyra si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka lejuar Fatmir Xhafajn, ministrin e ri të Brendshëm që të formojë një raport të privilegjuar me ndërkombëtarët.

Ambasadori Lu, në asnjë moment nuk e ka fshehur preferencën e tij për Xhafajn, duke shkelur çdo protokoll e duke u takuar në disa raste personalisht kokë më kokë me të, përpara takimeve të Komisionit të Reformës.

Në mënyrë të ngjashme, edhe ambasadorja Vlahutin, ka shprehur publikisht mbështetjen për punën që ka bërë Komisioni i Reformës në Drejtësi.

Ambasadorja e BE-së ka marrë qartë anën e Xhafajt, duke kërkuar që komisioni të vazhdojë i pashqetësuar punën në rastet e një serie sulmesh personale që opozita lëshoi kundër Xhafajt gjatë vitit të shkuar.

Bie në sy fakti që axhendës së takimeve zyrtare, që shumë zyrtarë të BE-së kanë bërë në Shqipëri, i është bashkangjitur gjatë dy viteve të fundit edhe një takim i posaçëm me Xhafajn.

Në mënyrë të natyrshme, Xhafaj ka “kthyer borxhin”, duke mbrojtur vazhdimisht rolin që ndërkombëtarët do të luajnë në procesin e vetingut.

Pasi ish-kryeministri Berisha dhe kryetari aktual i PD-së kërkuan për herë të parë në maj 2016 që ndërkombëtarët të mos përfshihen në procesin e vetingut pasi kjo cënon “sovranitetin e Shqipërisë”, Xhafaj u shndërrua në mbrojtësin kryesor publik të rolit të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi.

Këtë pozicion të vendosur pro rolit ndërkombëtar në procesin e vetingut, Xhafaj e ka përsëritur në pothuajse çdo dalje të tij publike.

Për këtë arsye, caktimi i tij si ministër i ri i Brendshëm, më shumë se një emërim politik, duket se përbën një mesazh të dyfishtë të kryeministrit Rama.

Së pari ndaj aleatëve ndërkombëtarë, të cilëve u thuhet se qeveria vlerëson angazhimin e tyre në çështjen e vetingut, dhe së dyti ndaj opozitës, të cilës i ripërsëritet edhe një herë më shumë vullneti për të nisur zbatimin e vetingut përpara përfundimit të këtij mandati qeverisës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Fatmir Xhafaj, “i përzgjedhuri” i ndërkombëtarëve”

  1. poli says:

    Bravo, mecsekretaret e rinise se Enverit do gehet ky shkerdhare vend? Merrnindhe Nexhin si keshilltare.

    1. timo says:

      Poli, më mirë me sekretarët e rinisë , të ndershëm se sa me sekretarët e Partisë, dallkaukë si puna e Saliut tënd.

  2. Artu says:

    Së treti, është mesazh direkt për Ilir Metën….
    (Në fakt duhet thënë së pari)

  3. niko says:

    Xhafa eshte i zoti,edhe Ramen ka per ta hequr ashtu sic ja ka futur te gjitheve.Servil i udheheqjes ne shkallen absolute, ka tre dekada qe ha buke ne cdo kohe,ja ka ndjere lezetin shtetit sa as vete nuk e di.Tamam si Uriah Hipi,jago dhe mashtrues.I lumte.

  4. Besoj says:

    I afte profesionalisht. Per shtetare te tille ka nevoje Shqiperia dhe jo sharlatane dhe te koruptuar. Mos filloni me biografite se nuk do te dilni asnjehere nga injoranca.

  5. tringa says:

    Pse nuk zgjodhen me mire Luan Bregasin e privatizimeve apo Kocon e Hotelit,njelloj jane si dhe presidenti ,nje shkolle kane bere,jane te nje ideali.

  6. Dorina says:

    Eshte vertet njeri i mire dhe punetor. Ka staturen e nje shtetari serioz. Kam pasur fatin ta njoh qe ne shkolle te mesme. Ishte djale i shkelqyer. respekte

  7. Spartaku says:

    Tani pd-ke,Berisha e Basha,po mendojne se si do t’i versulen me shpifje, Fatmir Xhafes,pasi me Tahirin u qetsuan.Ata,po nuk shan e mallkuan si grate e liga,nuk flen dot gjum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *