I burgosuri në Krujë tenton të varet me rripin e pantallonave

13 Mars 2017, 15:10Kronika TEMA

Në burgun e Krujës një i burgosur ka tentuar t’i japë fund jetës.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ai ka përdorur rripin e pantallonave për tu mbytur.

Shtetasi është identifikuar si Tomorr Zeqo nga Ura Vajgurore e Beratit.

48 vjeçari kishte përpjekur të vetëvaret brenda ambientit të qelisë ku vuante dënimin.

Pas ndërhyrjes së  forcave të sigurisë, ai është transportuar menjëherë në spitalin e Krujës ku është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen arsyet që e shtynë të burgosurin që të ndërmerte këtë hap ekstrem.

Menjëherë pas ngjerjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetimet.

Tomorr Zeqo, akuzohet se duke u gdhirë data 4 gusht 2014, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Mimozën, dhe e ka detyruar të pijë fostoksinë.

Më herët, nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se i pandehuri e ka detyruar të shoqen e tij, Mimozën, të pijë lëndën helmuese rreth orës 2 pas mesnate dhe, pavarësisht kërkesave të saj për ta dërguar në spital, ai nuk ka pranuar t’i jepte asnjë ndihmë deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Në këtë kohë, ai ka njoftuar të afërmit se bashkëshortja e tij është sëmurë, me qëllim për ta dërguar në spital. Prokuroria bën me dije se rreth orës 07:00 të mëngjesit, në spital kanë shkuar edhe familjarët e Mimozës, e cila u ka treguar se gjendja e saj ishte pasojë e dhunës fizike dhe fakti që ishte e detyruar të pinte lëndë helmuese nga bashkëshorti.

Pas rreth gjysmë ore nga ky rrëfim, rreth orës 7:30 të mëngjesit, ajo ka vdekur si pasojë e helmimit.
Krimi ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, me bazë dyshimin e tradhtisë bashkëshortore.

Tomorri ka pranuar autorësinë e krimit, duke dëshmuar se veprën penale e ka kryer për motive xhelozie.

Për këtë veprim,  48 vjeçari është dënuar me 35 vite heqje lirie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje