Koço Kokëdhima sulmon ambasadorin e OSBE-së dhe thotë se: Edi Rama po na sjell një tjetër ’97-të

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Koço Kokëdhima thotë se vendi është drejt trazirave të forta, si ato të 97-s.

“Dy dekada pas marsit 1997 që zhyti vendin në tragjedi dhe ktheu mbrapsht orën e Shqipërisë, hija e kaosit politik, me pasoja po aq të rënda si atëherë, qëndron mbi kokën e shqiptarëve.

Ashtu si atëherë, është politika e konfrontimit kokë më kokë, lënia jashtë fokusit e interesit të qytetarëve dhe të vendit dhe mbajtja/fitorja me çdo kusht e pushtetit, strumbullari i të këqijave. Dikush mund ta cilësojë shpikje të mendjeve të errëta frikën se vendi mund të shkojë drejt një përplasjeje të fortë dhe të dhunshme politike, që do të ketë pasoja të rënda për vendin.

Kam frikë se po, megjithëse ende besoj se do të gjendet gjuha e arsyes. Në manifestimin e 18 shkurtit ishin shumë qytetarë që nuk kërkojnë thjesht që të ikë Rama e të vijë Basha, as thjesht të ikë një palë e të vijë një palë tjetër. Protesta e atyre mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë duhet të lexohet me shumë kujdes, sepse një pjesë e madhe e tyre ndihen të zhgënjyer nga keqqeverisja, vuajtjet dhe mungesa e shpresës.

Sot gjendemi përpara zhvillimeve të reja. Qeveria e Ramës do të ndryshojë 4 ministra të rëndësishëm, me justifikimin se ata duhet të angazhohen në fushatë, meqë janë edhe koordinatorë në disa qarqe.

Këto zhvillime janë shumë shqetësuese, pikësëpari për PS-në e bazës, sepse PS-ja e udhëheqjes nuk e pyeti sërish atë për këto lëvizje të rëndësishme në qeverinë e nxjerrë nga 1 milion votat e qershorit 2013.

Kjo qeveri trajtohet si pronë e një personi dhe e një grushti të vogël njerëzish dhe lidershipi nuk denjon të japë sqarime për arsyet e vërteta të këtyre lëvizjeve, edhe pse anëtarët dhe militantët e PS-së kanë nevojë dhe të drejtë që të sqarohen.

Një lidership serioz partie nuk mund të shkojë te militantët vetëm kur ka interes t’u lypë votën dhe t’i injorojë ata për lëvizjet e rëndësishme strategjike e politike që ndërmerr në emër të partisë.

Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, në këto pak javë që na ndajnë nga zgjedhjet, nuk i nevojiten ministra të rinj, por rregulla të reja loje për të garantuar zgjedhje të pakontestueshme. Partia Socialiste nuk është sekt. Vendimet nuk mund të dalin vetëm nga mendja e një njeriu.

Është e domosdoshme që të mblidhen në mënyrë urgjente forumet e larta të partisë, Asambleja Kombëtare dhe Kongresi për të analizuar këtë situatë politike kaq të mbarsur dhe delikate dhe për të përcaktuar rrugëzgjidhjet e saj.

Pas pak ditësh do të zhvillohet konferenca e parë kombëtare e lëvizjes “Zgjidhja”, me pjesëmarrjen e shumë anëtarëve dhe përfaqësuesve të bazës socialiste.

E ftoj Edi Ramën që të vijë të dëgjojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve dhe interesimeve të shumta që kanë anëtarët e korrentit tonë politik në Partinë Socialiste, për situatën politike, qeverisjen dhe gjendjen e partisë.

Nuk besoj se arnimet në kabinetin qeveritar do të kënaqin opozitën që proteston prej tre javësh në bulevard, ashtu siç nuk besoj se nesër, pasi qeveria e rë të marrë bekimin e presidentit, opozita do të mbledhë plaçkat dhe do të ndërpresë protestën.

Ajo kërkon krijimin e një qeverie teknike, pa Edi Ramën kryeministër dhe garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Pa plotësimin e këtyre dy kushteve nuk besoj se Lulzim Basha do të ikte nga “Çadra e lirisë”, të cilën e ka kthyer në një “toën hall” bulevardesk, ku u shpjegon qytetarëve, se si do të qeverisë ai kur të jetë te ajo zyra përballë, lart në katin e dytë të kryeministrisë.

Largimi si kënaqje me shkarkimin e ministrave Tahiri, Beqja, Çuçi dhe Klosi, do të ishte vdekja e tij politike në një parti ku ai u çua të drejtonte me zgjedhje me vendim të paracaktuar dhe ku këto gati katër vite shumëkush në selinë blu ka fërkuar duart jo aq për ikjen e zërit të tij në protesta, sesa për moskontrollin e partisë, edhe pse nga pas ka patur mbështetjen e fortë të mentorit të tij, Berisha.

Opozita mund të garantohet në shqetësimin e saj të drejtë dhe legjitim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pas largimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, njeri thellësisht politik dhe i përlyer në inkriminimin e Policisë së Shtetit në kanabizimin e vendit dhe në pasojat që do të ketë krimi i lidhur me këtë trafik në zgjedhjet e ardhshme, zëvendësi duhet të jetë një figurë me integritet, i papërlyer dhe që të ofrojë garanci të plota për një regjistër të pastër dhe të besueshëm zgjedhësish dhe një Polici Shteti që do të jetë gardiane e një procesi të qetë dhe të lirë zgjedhor.

Kërkesa e parë e ministrit të ri të Brendshëm duhet të jetë shkarkimi i të gjithë zyrtarëve të policisë në qarqet e vendit, të evidentuar të lidhur me mafien e kanabisit, që u bënë vjet protektorët dhe përfituesit e 20-30 për qind të vlerës së prodhimit të drogës në të gjithë territorin e vendit, duke ia nxirë faqen vendit dhe Partisë Socialiste përpara gjithë botës.  Zëvendësimi me një tjetër Saimir Tahir do të ishte një lojë e rrezikshme me integritetin e procesit zgjedhor.

Me këtë nuk them se Shqipëria do të sfidojë demokracitë perëndimore me cilësinë dhe standardet e zgjedhjeve. Fatkeqësisht, ato do të jenë sërish të molepsura dhe të ndotura, ashtu siç kanë qenë zgjedhjet shqiptare prej mëse dy dekadash e gjysëm.

Mafia e drogës, që ka sot një fuqi financiare të pakrahasueshme dhe është në gjendje të afektojë zgjedhjet, parlamentin, qeverinë, mediat, drejtësinë dhe të gjitha institucionet e tjera të vendit do të rrezikojë seriozisht edhe zgjedhjet parlamentare dhe milionat e fituara nga droga do të përdoren për të blerë votat e popullit të skamur”, shprehet Kokëdhima.

Ai ndërkohë ka sulmuar ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, që sipas tij, po bën lojën e qeverisë:

“Ambasadori aktual i OSBE-së, Bernd Borchardt ishte ambasador i Gjermanisë në Shqipëri kur u bënë zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, pas të cilave nisi kriza parlamentare, protesta e opozitës së majtë me kërkesën për hapjen e kutive dhe më pas greva e urisë në po atë vend ku sot ngrihet “çadra e lirisë”.

Z.ambasador është shprehur pak javë më parë se nuk ka kohë për votim dhe numërim elektronik, duke iu bashkuar qeverisë që kërkon ta bëjë edhe kësaj radhe, si gjithnjë, pis procesin zgjedhor, ku populli voton dhe kryetarët e dy partive të mëdha ndajnë me komisionerët e tyre, si trofe lufte, votën e sovranit.

Nëse në Gjermaninë e z.Borchardt kjo as nuk imagjinohet, përse te ne kjo maskaradë duhet të vijojë, madje me konsensusin e plotë të OSBE-së, me justifikimin se nuk ka kohë? Me pak vullnet dhe trysni të huaj, mbajtja e zgjedhjeve në tetor 2017 do të krijonte kushtet e plota kohore që Shqipërisë më në fund t’i mundësohej votimi/numërimi elektronik në qendrat e votimit, pa komisionerë partiakë, që shqyejnë votat si copa mishi, por me një administratë shtetërore të papolitizuar”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Koço Kokëdhima sulmon ambasadorin e OSBE-së dhe thotë se: Edi Rama po na sjell një tjetër ’97-të”

  1. Edhe ti ke frike per pasurin e vjedhur ne 97. Po plasi edhe ti bashke saliun do ju digjet pasuria se populli nuk ka gje pervec prangave

  2. Anduela Bythetanga says:

    PATJETER KOKEDHJERE,

    zgjedhje elektronike, qe ti te mund te dyfishosh pasurine e grabitur te shqiptareve, duke angazhuar kompanite tuaja per te realizuar votimin elektronik.
    Vetem aty te qan pasbytha, njeri i degjeneruar, i ndyre dhe medioker qe s’di te lidhesh as dy fjale.
    Kete hartimin sigurisht ta ka bere ndonje topelepires qe e ke paguar si frengu pulenm se veshtire te kete shqiptar te ta njohe autoresine.

  3. Faro says:

    A e ka firmosur Kokedhima, peticionin e Vekingut?

  4. valentina says:

    SH.koco koqedhjeri a nuk me thua cilen nga te dyja keni me shume frike.Nga VETINGU dhe REFORMA DRIJTESI ?apo nga REVOLTA POPULLORE qe padyshim do te jene mbi dy miljon SHqipetare te varfer qe soji juaj i konsideron skllever modern.Pra ju e dini fare mire se neqoftese keta dy miljon SHqipetar do te ngriheshin objektivi i pare i tyre do te ishte qe te zaptonin te gjitha pasurite qe ju te korruptuar ishpushtetar dhe pushtetar qe i keni pire gjakun ketij populli.SA per VETINGUN dhe REFORMEN ne DREJTESI eshte kjo arsyeja ti dhe ata te cadres po na cani trapin sepse jeni te tmerruar.

  5. shqip says:

    Po pse akoma ne ps eshte ky? Koço ik ore tek çadra. Shko se shoku kaçi i zi ka kohe qe punon si roje me turne ne çadren e baftjarit. O pike e zeze. Mjafton tu tregosh ligjin ketyre perverseve, dhe te shesin per hiç gje. Shko boti shko, ankohu gjetke.

  6. LORA says:

    Koco efendise I intereson riciklimi I 1997-es,,,,,sepse rrokopuja e Shqiperise dhe shqiptareve eshte kusht I nevojshem dhe I mjafueshem I pasurimit te tij ,,,,,dhe atyre gangstereve te cadres ,me te cilet qenka I lidhur me kordon umbilikal edhe Kokedhima.Sot,po n’a e tregoka vete,,,,pa ia kerkuar,qe ky fare biznesmeni qenka shume I deshiruar per destabilizimin e vendit.E mjera heroina e LNCL-se PERSEFONI,,,duhet te jete rrotulluar ne varr,nga sekelldia.
    Sulmi I tij mbi Ambasadorin e OSBE-se Berndt Borchardt,per mua, eshte nje kredencial i shtuar i drejtesise se qendrimeve politike te gjermanit Berndt.
    TUNG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *