Mavraj kthehet në stërvitje, por rikthimi në Kombëtare është i vështirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Qëndërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i është rikthyer seancave stërvitore.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Mavraj shkruan se do të bëjë maksimumin që të jetë gati për kombëtaren, edhe pse shanset janë shumë të pakta.

“Periudhë e vështirë pas dëmtimit në një moment shumë delikat si për Klubin ashtu edhe për Kombetaren. Po bëhet maksimumi për rikuperimim por tepër e vështirë për tu rikthyer në kohë për Kombëtaren” shkruan Mavraj.

Klubi i Hamburg postoi pak javë më parë se për riaftësimin e Mërgim Mavrajt duhen të paktën tre javë, dhe në këtë mënyrë shanset që ai të jetë gati për dy sfidat që Shqipëria do të luajë ndaj Italisë dhe Bosnje Hercegovinës janë të pakta.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *