Ministri grek në SHBA, frikë nga media maqedonase: Kotzias do hedhë poshtë platformën shqiptare, do vendosë atë greke

13 Mars 2017, 09:06Rajoni TEMA

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzijas po qëndron për vizitë dyditëshe në Uashington.

Ku sipas gazetës “Dnevnik”, ai atje pritet të shprehë linjat e kuqe për Maqedoninë, sa i përket bllokimit të saj në procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

Sipas gazetës, Kotzijas do të “hedhë poshtë platformën shqiptare dhe në tryezë do të vendose ate greke”.

Po ashtu nënvizohet se në takimet me zyrtarët më të lartë të Departamentit të Shtetit do të shprehë qëndrimet e Athinës lidhur me zhvillimet rajonale dhe sidomos ato në Maqedoni. (INA)

3 komente në “Ministri grek në SHBA, frikë nga media maqedonase: Kotzias do hedhë poshtë platformën shqiptare, do vendosë atë greke”

  1. Kuq e zi says:

    Me gjithe problemet qe kemi me greqine ne maqedoni e kemi aleate
    Ajo don zhdukjen e ketij shteti qe dhe shqiptaret e maqedonise e pranojne qe fyrom eshte shtet i sllaveve
    Pra nqs do propozoje dicka do jete shperberja e saj

  2. .......!!!!!? says:

    E cpune ka greku te vendos platforma ne maaqedoni, apo jetojne 25% grek aty dhe nuk e kemi marre vesh akoma! Greku do te mbuloje mutin me shurre ne problemin e emrit qe ka me maqedonasit ,

  3. AVNI RUSTEMI says:

    PLATFORMA SHQIPTARE E KA ARGUMENTIMIN E SAJ, TEK E FUNDIT SHQIPTARET JANE PJESE INTEGRALE E SAJ PO PERVEC CESHTJES SE EMRIT , GREKET NUK MUND TE FUSIN HUNDET NE ATE TENXHERE E PER ME TEPER TE HEDHE POSHTE PLATFORMEN SHQIPTARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje