Ministrja e re e Shëndetësisë nuk i mban dot emocionet

13 Mars 2017, 11:39Sociale TEMA

E sapopropozuar në postin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shfaq shumë e emocionuar gjatë një aktiviteti prezantues në QSUT.

Drejtoresha në detyrë e QSUT, Manastriliu, prezantoi projektin e ri të rehabilitimit të qendrës më të madhe spitalore në Shqipëri.

Ajo nuk e fshehu dot emocionin e detyrës së re gjatë fjalës së saj prezantuese që u shoqërua me disa ndërprerje dhe dridhje zëri.

Manastriliu ka drejtuar QSUT-në që prej vitit 2013, por sot paradite kryeministri Rama bëri të ditur se ka propozuar emrin e saj si ministre e Shëndetësisë, pas largimit një ditë më parë të Ilir Beqajt.

Manastriliu tha se rehabilitimi do të përfshijë të gjitha repartet për të ofruar shërbim shëndetësor të cilësisë së lartë.

“Mund të kishim zgjedhur rrugën e shkurtër, të bënim rehabilitime të pjesshme. Komponenti që po prezantojmë do të ndryshojë tërësisht kirurgjinë shqiptare.

Prej vitesh kushtet infrastrukturore nuk përmbushin kushtet. Një strukturë e re do të akomodojë 45 kirurgë, 140 infermierë dhe pajisje të reja mjekësore që mundësojnë kryerjen e mbi 10 mijë ndërhyrjeve kirurgjikale në vit.

Investim i rëndësishëm i këtij projekti me vlerën 14 milionë euro do të jetë një spital i ri që do të përfshijë të gjitha sëmundjet e brendshme, imazherinë, rehabilitimin e pacientëve etj. Kur flasim për të ardhmen nuk mund të mos mendojmë për fëmijët.

Nëpërmjet kredisë së Bankës botërore me vlerë 6 milionë euro do të bëhet e mundur përmirësimi i shërbimit. Nuk ka sfida të lehta, por mbetem besimplotë se do ta çojmë deri në fund punën në kantierin e rilindjes së QSUT-së”, tha ajo.  (TemA TV)

3 komente në “Ministrja e re e Shëndetësisë nuk i mban dot emocionet”

  1. vari Meron e Blendin says:

    RILINDJAE QELBSINAVE KJO LEVIZJE BANDITE SI banda pd.

  2. Arjani says:

    Ku e gjeti kete Lahe Nurja Rama qe e beri ministre.Kjo eshte bere boze ne QSUT.

  3. Rigelse says:

    Po si t’i mbaje? Tani do nis te beje leket eBeqes. Edhe ne po te ishim-per aq shume leke te vjedhura do benim namin do qanim fare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje