Mourinho do të bindë Ibrahimoviçin të qëndrojë tek Manchester United

13 Mars 2017, 14:59Sport TEMA

Me shumë mundësi Jose Mourinho do të jetë njeriu që do ta bind Zlatan Ibrahimovic të qëndrojë te Manchester Unitedi.

Sipas Mirror, tekniku portugez do ta bindë suedezin duke i paraqitur një projekt interesant për të ardhmen.

Ish-ylli i PSG-së ka ofertë nga Los Angeles Galaxy, por kualifikimi i mundshëm në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me Djajtë e Kuq dhe kërkesat e Mourinhos, me shumë mundësi do e bindin atë të qëndrojë në Old Trafford.

Deri më tani Ibra ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar katër herë.

Ndeshja e ardhshme e Man Utd është në kupë ndaj Chelseat, por fatkeqësisht në këtë takim nuk do luajë suedezi pasi është dënuar nga FA për gjestet josportive ndaj mbrojtësit të Bournemouthit, Tyrone Mings.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje