Pero Pejiç: Mund të kisha luajtur për kombëtaren kuqezi

13 Mars 2017, 14:34Sport TEMA

Nëse Kukësi fiton titullin kampion, dhe Presidenti Gjici ia kërkon, Pero Pejic është i gatshëm të niset në këmbë drejt qytetit verilindor.

Përtej kësaj batute, sulmuesi kroat në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Zona Gol” beson se pas 5 vitesh investime të fuqishme, ka ardhur koha që titullin të shkojë në Kukës.

119 gola në kampionat gjatë gjithë karrierës së tij në Shqipërië për Pejicin ka një vend mes 10 golashënuesve më të mirë të historisë së elitës së futbollit shqiptar. Për 34-vjecarin mbrojtësi të cilin s’do të dëshironte të kishte përballë është ish-futbillisti i Lacit Buljan, mesfushori më cilësor Bledi Shkëmbi, ndërsa e ka të vështirë të ndajë një mes Salihit dhe Ekubanit si rivalin më të fortë për Kupucëm e Artë.

Përsa u përket trajnerëve me të mirë shqiptarë me të cilët ka punuar, Pejic nuk e ka të vështirë të vecojë Mirel Josën dhe Ilir Dajën, me të cilët është shpallur kampion në Kategorinë Superiore.

Mes tre qyteve të ka jetuar në Shqipëri, zgjedh pa asnjë dyshim Tiranën dhe nëse do t’i kishte ardhur vite më parë  një ftesë për të luajtur me kombëtaren kuqezi, do ta kishte pranuar me kënaqësi, por në moshën 34-vjecare duhet të mendojë edhe tërheqjen po jo shkëputjen nga futbolli, duke ju përkushtuar trajningut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje