Përtej kornizës së politikës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Nikol Peleshi

Politika ne park

Para pak kohesh, ne Parkun Rinia te qytetit, takova Vason, nje mik qe shetit shpesh ne park. E pyeta se cmendojne njerezit per parkun, qe ne fakt eshte nje nga projektet pothuaj te pakontestuara te viteve te fundit. Ai me tregoi per frekuentuesit e shumte te parkut te rikonstruktuar, por edhe per nje pjese njerezish qe e ndjejne per “detyre partie” te mos e pelqejne parkun. Nuk me shqeteson mendimi i tyre, me tha Vasoja, sepse tani parku ka perfunduar dhe askush nuk e zhben dot me, por me vjen keq qe keta njerez nuk gezohen dot njelloj si une.

Duket si nje bisede normale qe e bejme shpesh ne rrethana te ngjashme gjithandej, ne kafe, ne rruge, zyre, ne dyqan, ne parukeri, ne taksi gjithandej.

Por ka nje drame brenda.

Eshte drama e ndarjes se thelle te shoqerise sone.

Dhe ketu nuk e kam fjalen per mendimet apo shijet estetike individuale, te cilat as nuk jane dhe as nuk ka pse te jene te njejta. As per mendimet cinike per shkaqe karakteriale.

Perkundrazi.

E kam fjalen per influencen e forte te politikes qe shpesh atrofizon mendimin e lire dhe kritik dhe e zevendeson me nje kod robotik te programuar nga krahu politik te cilit i perket. Ne fakt eshte partizanizmi me shume se sa politika, qe ka hyre aq thelle ne cdo qoshe te mendjes njerezore sa duket si e natyrshme qe dy qytetare te perkatesive te ndryshme politike, duhet te kene patjeter mendime te ndryshme per vettingun e gjyqtareve, por edhe per kullen panoramike te Korces,

per taksat por edhe per parkun,

per reformen e arsimit te larte, por edhe per pedonalen e qytetit,

per Biblioteken e re, por edhe per Pazarin e Vjeter.

Dhe natyrsisht per kete nuk e kane fajin qytetaret, por lufta politike dhe mungesa e pjekurise sone si politikane.

Fajtore jemi te gjithe ne.

Ai, ajo dhe une.

Une dhe cdo politikan ne pushtet apo opozite duhet te kishim bere me shume per te zbutur ndasite sociale te prodhuara nga politika, duke gjetur forca te vecojme nga fusha e betejes politike disa projekte, programe apo reforma, qe jane te domosdoshme dhe nuk duhet te pengohen. Drejtesia, legalizmet, pronat apo formalizimi i ekonomise psh, nuk mund te vonohen me. Ato nuk mund te zgjidhen duke i qasur elektoralisht. Beteja poltike duhet te kete kornizen e vet. Jashte kesaj kornize duhet te lihen interesat afatgjate te vendit dhe disa ceshtje te tjera te jetes komunitare qe qytetet duhet ti mbajne si pjese e debatit qytetar jopolitik.

Por ne nuk kemi kursyer as ceshtjet shume te medha, as ceshtjet shume te vogla.

Duke luftuar per cdo ceshtje, duke mos pranuar asnje ide te kundershtarit, ne kemi ndertuar dita dites modelin e nje shoqerie te ndare dhe kulturen e mosbashkepunimit.

Korca dhe Shqiperia

Para pak ditesh isha ne nje takim te gjere me studente e pedagoge te Universitetit Fan S. Noli. Kryetari i Bashkise prezantoi disa projekte zhvillimi dhe ftoi ne partneritet Universitetin per te zhvilluar se bashku projektidete per Korcen.

Nuk ka shqiptar qe ka vizituar Korcen dhe nuk mbushet me optimizem se me pune dhe fuqi krijuese, Shqiperia mund te behet nje vend normal, me standarte bashkekohore.

Bashkia Korce ka zgjidhur problemet e infrastruktures nentokesore, ka ndertuar parqe dhe lulishte, ka kryer restaurimin me te rendesishem ne historine e ketryre 25 viteve, Pazarin e Vjeter, ka ndertuar terrene moderne sportive dhe tani po finalizon projektin e Parkut Olimpik ne nje siperfaqe prej 200 mije M2 (me i madhi ne rajon), ka ndertuar rreth 25 mije m2 hapesire kembesore ne qender, ka ndertuar Muzeun e Artit Mesjetar qe per pak muaj ka hyre ne faqet e shume revistave dhe portaleve boterore te arkitektures, deri te portali me i madh ne bote Archdaily, qe e nominoi per cmimin Ndertesa e vitit 2017, po nderton Qytetin unikal te Femijeve mbi nje germadhe te nje projekti te braktisur para 30 viteve, po rinderton teatrin A.Z.Cajupi sipas projektit te arkitektit Peter Wilson, i cili eshte arkitekti i teatrit te mirenjohur Luxor, te Roterdamit.

Ka edhe shume projekte te tjera ne zbatim.

Por ashtu si nje kompjuter qe ka nevoje edhe per software-in qe te funksionoje, edhe nje qytet ka nevoje per jeten dhe organizimin komunitar.

Ne kete kontekst e pashe une ftesen e Bashkise drejtuar studenteve dhe pedagogeve te Universitetit, per ta rimenduar se bashku projektin e Korces (ReThink Korca).

Projekti i Bashkise se re, qe sapo ka filluar, me konceptin e zyrave te hapura, nuk ka nevoje vetem per ndertesen e re, por edhe per kulturen e re te punes se nepunesve dhe ndergjegjesimin qytetar per te kerkuar me shume transparence dhe standart ne sherbim.

Biblioteka e re e sapofilluar, nuk ka nevoje vetem per arkitekturen moderne te pershtatur bukur me qytetin, te Peter Wilsonit, por edhe per stilin modern te te jetuarit nga te rinjte. Ky stil dhe kjo kulture nuk mund te ndertohet pa nje bashkepunim te ngushte me Universitetin.

Terrenet sportive do te degradojne (disa prej tyre kane filluar tashme) nese nuk ka interes nga te rinjte per tu perdorur.

Eshte nje sfide e madhe per qytetin Qendra e Femijeve. Ndonese une nuk kam pare nje qender me te madhe se kjo ne rajon, ajo perseri eshte e vogel nese do te mund te gjallerojme jeten e femijeve dhe harmonizojme programin mesimor me programet e shkolles komunitare. Por mund te mbetet e zbrazet dhe e stermadhe nese askush nuk i paraprin me nje pune ta madhe ne bashkepunim me shkollat dhe prinderit.

Pra Korca ka ndertuar infrastrukturen, por i duhet softi per ta vene ate ne funksion.

Tani Korces i takon detyra e gjetjes se rrugeve te reja, inovative per te ndertuar komunitete te cliruara nga cinizmi dhe politika e padobishme dhe te stervitura per te hyre si te barabarte ne familjen europiane.

Para pak ditesh kremtuam 130 vjetorin e Mesonjetores se Pare Shqipe. Atje kujtuam vargjet qe korcarin e mbushin plot krenari: Lumja ti, o Korce o lule, qe i le pas shoqet e tua.

Kohet kane ndyshuar dhe bashke me to edhe problemet, por historia duket sikur sot mund te perseritet ne nje forme tjeter. Nese nje grup qytetaresh do te arrijne te inspirohen nga puna e perbashket per transformimin e qytetit atehere do te ndjehet nje force e re, forca komunitetit si nje muskul zhvillimi. Kjo do te ishte berthama e nje kulture te re qe e shikon politiken si nje instrument per te prodhuar muziken jo si muziken e vetme per tu degjuar.

Iniciativa si keto e bejne edhe politiken tone me te mire.

Ka nje shembull modest ne Korce qe e ilustron kete. Shoqata e bizneseve te zones Pedonale eshte bere nje model i punes se frymezuar nga interesi i perbashket . Ne ate organizim te vogel nuk ka parti, nuk ka politike, por ka interesim te perbashket per te gjalleruar dhe bere me interesante per qytetaret dhe vizitoret, qendren e qytetit. Ata e hoqen Zonen Pedonale nga debati politik duke u bere vete protagoniste.

Fitimi apo kenaqesia personale nuk vjen vetem nga puna per parcelen tende te interesit. Kjo eshte e thjeshte te thuhet por e veshtire te zbatohet ketu ne Shqiperine tone, ku e perbashketa per shume vite u keqkuptua dhe injorua si nocion komunist.

Kur jeta komunitare eshte e varfer, politikes i mbetet monopoli i percaktimit te temave te debatit qytetar. Qe nga kafja e mengjezit e deri te debatet televizive.

Vecse shpirti i organizimeve per ceshtje me te medha se hallet vetjake buron nga narrativa e shoqerise.

Kesaj kohe i mungon shpirti dhe narrativa e gjithe pranuar per te nesermen. Nqse Korca e gjen narrativen dhe e zgjon shpirtin atehere shqiptaret do tja kene perjete hua.

Nje qytet nuk eshte bashkesia e njerzve qe e perbejne, por eshte nje shpirt, nje ndergjegje, nje princip i gjalle, nje ide e gjalle.

Kur ekziston SHPIRTI, IDEALI, gjithcka eshte e mundur. Popujt kane fituar lirine duke sakrifikuar jete njerezish, sepse kane pasur nje ideal. Nderkohe nje popull, nje vend, nje qytet, ka humbur beteja qesharake kur ka munguar SHPIRTI. Brezi im permbysi diktaturen sepse shpresoi te Europa, por e ndoti me plehra dhe e shemtoi kete truall, sepse nuk besoi te Shqiperia. Konica ka te drejte kur thote: “nevojitet ti japim SHPIRT Kombit shqiptar. Ky eshte problemi me i madh i shqiptareve”.

Ishte Dashuria dhe pasioni qe rizgjoi Korcen ne vitet e fundit.

Korca moderne nuk eshte nje projekt i madh, por eshte nje projekt i fuqishem sepse ka potencialin te jete guri qe krijon valen per tu perhapur ne te gjithe Shqiperine. Korca eshte e vogel ne gjeografi por e madhe ne ndjenje. Cdo shqiptar sot merr shprese nga Korca. Shpresa eshte ndjenja qe do te perhapet gjithandej per te prodhuar idete transformuese te qyteteve shqiptare te post-tranzicionit. Korca ka potencialin te jete laboratori i zhvillimit.

Ndaj investimi per Korcen, eshte investim per Shqiperine.

Shqiperia europiane do te vije kur gjithsecili ta vendose qytetin apo zonen e vet ne qender te Shqiperise dhe te punoje per te ndertuar atje nje cope Europe. Valet e perhapura nga cdo qytet do te shpelajne te vjetren dhe do te sjellin te rene.

Dy fjale per ciniket

Kritizeret dhe ciniket jane treguesi i dickaje te re qe po ndodh. Levizja prish gjumin e dembeleve dhe kenaqesine nga kotesia te te paafteve. Ne rrugen e ndryshimit ndeshen te gjithe. Ajo eshte plot gure e guraleca, por nje rruge e shtruar nuk eshte më nje rruge e re, por eshte e vjetra rruge qe po vjeterohet me shpejtesi sic thone Bob Dylan ne disa vargje te kenges “Ne keto Kohe ne ndryshim”:

E vjetra Rruga juaj / Me e vjeter po behet me shpejtesi / Nese nuk e ndihmoni dot / qendrojini larg kesaj rruge te re / Ne keto kohe ne ndryshim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce.jpg","attachment_id":"648015"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-1.jpg","attachment_id":"648017"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-2.jpg","attachment_id":"648018"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-3.jpg","attachment_id":"648019"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/korce-4.jpg","attachment_id":"648020"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *