PROFILET: Çfarë duhet të dini për katër ministrat e rinj të Ramës

13 Mars 2017, 11:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi sot katër ministrat e rinj të qeverisë së tij.

Më poshtë, një profil i shkurtër i tyre.

Ministri i Brendshëm

Fatmir Xhafaj lindi më 17 maj 1959.

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi.

Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit në periudha të ndryshme në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.

Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë.

Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka kryer profesionin e lirë si jurist.

Në veprimtarinë politike nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Ka mbajtur postin e ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në harkun kohor shkurt-shtator 2002 dhe atë të ministrit të Drejtësisë në vitet 2003-2005.

Xhafaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në katër legjislatura dhe është kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Së fundmi Xhafaj ka drejtuar Komisionin për Reformën në Drejtësi.

Ministrja e Mirëqenies Sociale

Olta Xhaçka lindi më 25 dhjetor 1979 në Tiranë.

Është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, USA. Diplomuar me titull nderi.

Në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë.

Ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes.

Për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në një universitet privat në Tiranë.

Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Ministrja e Shëndetësisë

Ogerta Manastirli është drejtorja e Përgjithshme e QSUT-së, ndërkohë që në dhjetor të këtij viti është përzgjedhur “Bleta e artë”.

Ogerta Manastirliu ka qenë drejtore Drejtorie në Bashkinë e Tiranës në kohën që drejtonte Edi Rama.

Ministri i Pushtetit Vendor

Eduard Shalsi lindi në Korçë, më 1 prill 1968.

Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Biologji-Kimi.

Gjithashtu është diplomuar si Trainer in Basic Bank Economy, nga Bankaakademie Internacional Germany & ISAP.

Sa i përket veprimtarisë profesionale, ka punuar në Tirana Bank nga viti 1996 deri në vitin 2003.

Në vitet 2003-2004 ka qenë drejtor i Përgjithshëm i INSIG sh.a.

Sa i përket karrierës politike ka mbajtur postin e drejtorit të Kabinetit të kryetarit të Bashkisë, në vitet 2004-2008.

Në vitet 2008-2009 ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Shalsi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e tetë dhe është kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

9 komente në “PROFILET: Çfarë duhet të dini për katër ministrat e rinj të Ramës”

  1. fcb says:

    Keni harruar padashje dicka per Fatmir Xhafajn , eshte vellai i nje trafikanti Droge.

    1. antispiuni says:

      Ky eshte ndryshim?! ?
      Hoqi nga qeveria burrin e dashnores se vet dhe mori ne qeveri dashnoren e vellait! ? ? ?
      WTF!

  2. veke tema says:

    Kabinet manjakesh dhe bashki bythqimash, kaq ditet me bo. Ju hyfte martadella sic ju ka hije.

  3. ela says:

    me mastroliun e pska qare fare.ik mo mbushu asgje nuk ndryshove haram

  4. Agimi says:

    Bravo per zgjedhjen ne shendetesi Z. Kryeminister. Na ka perballur fati me QSUT disa here kohet e fundit dhe kemi gjetur atje vertete nje ndryshim dhe miresjellie qe nuk e kishim imagjinuar. Besojme qe sic beri QSUT ashtu do te punoje edhe ne minsitri kjo zonje – nje prind i mire eshte edhe nje shtetar i mire, dhe kjo zonje vertete e meriton te promovihet.

  5. Spartaku says:

    Zgjdhej shume te mira.Keta persona e meritojn te jene ministra.Jane te afte dhe te zot.Jane me arsim perkates.Bravo zoti Rama.Je nje kryeminister i forte.Neve keshtu te duam te jesh i forte dhe te mos tundesh fare nga mjaullitjet apo thirrjet histerike te çakenjeve te pd-ke. Qeveri teknike nuk duam.Qeverine e kemi,madje shume te mire dhe po punon shume mire,sidomos ne berjen e reformave te dodmosdoshme.Ece perpara.Mos degjo Berishen dhe Bashen,se ata jane njerez te lajthitur.

  6. benben says:

    Po kjo mastrubatorja cer shkolle ka ba? Apo e ka trajnu rama ne bashki?

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Cfare arsimi ka Ministrja e Shendetsise, pervec prodhimit te mjaltit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje