Shqipëria e Ramës tani qeveriset nga femrat!

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka publikuar sot 4 anëtarët e ri të kabinetit qeveritar, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, të mbajtur mëngjesin e sotëm në selinë rozë.

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Rama deklaroi emrat e katër ministrave të rinj, Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqënies Sociale, Olgerta Manasterliu, ministre e Shëndetësisë dhe Eduart Shalsi, ministri i Çështjeve Vendore.

Ajo që bie në sy duke parë emrat e kabinetit të qeverisë së kryeministrit Rama, rezulton se në të ka më shumë ministre femra, ekzaktësisht 10 prej tyre, kundër 9 ministrave meshkuj, për më shumë informacion shihni listë më poshtë.

Kryeministër, Edi Rama

Zv/Kryeministër, Niko Peleshi

Ministër i Financave, Arben Ahmetaj

Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Ministër i Jashtë, Ditmir Bushati

Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjosha

Ministër i Drejtësisë, Petrit Vasili

Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi

Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj

Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni

Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti

Ministër i Shëndetësisë, Olgerta Manesterliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla

Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka

Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministër i Mjedisit, Lefter Koka

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj

Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito

Ministër për Çështjet Vendore, Eduard Shalsi

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Shqipëria e Ramës tani qeveriset nga femrat!”

  1. Mamurrsi trim says:

    Po sepse me keto gra qe ka vene e ka kollaj. Te gjitha jane biba qe binden bere asnje koment. Nese gjeni nje ze qe mund te kundershtoje apo te jete ze autoritar. Asnje per be.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *