Sondazhi: 680 mijë votues e përkrahin bllokimin e zgjedhjeve, por…

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë javës që sapo u mbyll, zhvillova një sondazh kombëtar, të komisionuar nga revista Follow Business Albania (http://www.followbusinessalbania.com/index.php/fba-polls/ ). Sondazhi u përqendrua tek inisiativa e opozitës shqiptare për bllokimin e zgjedhjeve, në rast se kryeministri Rama nuk pranon kërkesën e saj për qeveri teknike. Kampioni përshiu 1000 të anketuar të rastësishëm në të gjithë Shqipërinë, dhe u ripeshua para llogaritjeve të rezultateve, në mënyrë që ta përfaqësonte sa më mirë elektoratin brenda vendit, si nga pikpamja politike, ashtu edhe demografike. Maskimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh ishte plus/minus 2.9%.

Nga sondazhi rezultoi se 31% e zgjedhësve me banim në Shqipëri e përkrahin bllokimin e zgjedhjeve nga opozita, në rast se nuk krijohet një qeveri teknike para zhvillimit të tyre (shihni grafikët). E përkthyer në numër zgjedhësish, kjo përqindje na tregon se një inisiativë e tillë e opozitës ka rreth 680 mijë përkrahës brenda vendit. (Për krahasim, partitë që janë sot në opozitë morën 660 mijë vota më 2013-ën dhe 620 mijë vota më 2015-ën).

Sidoqoftë, në lidhje me ekonominë, 68% e banorëve të Shqipërisë në moshë votimi (rreth 1 milion e 500 mijë) mendojnë se një bllokim i mundshëm i zgjedhjeve nga opozita do të kishte pasoja afatgjata për ekonominë shqiptare (shihni grafikët).

Drejtuesit e opozitës duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë opinion mbi pasojat ekonomike të një bllokimi të mundshëm të zgjedhjeve (mund të kenë zhvilluar edhe vetë sondazhe opinioni), por sidoqoftë, përderisa kanë përkrahjen e rreth 680 mijë votuesve, duken të vendosur t’i shkojnë deri në fund bllokimit të zgjedhjeve, në qoftë se Rama nuk e pranon krijimin e një qeverie teknike para zhvillimit të tyre.

Nga ana tjetër, ky i fundit duket i vendosur që të mos lëshojë pé, përderisa 60% e zgjedhësve janë kundër kërkesës së opozitës. Vërtet Rama bëri katër ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, por këto ndryshime nuk do të çojnë në një qeveri teknike – kabineti do të mbetet përsëri politik. Sidoqoftë, jo çdo gjë varet nga Rama…

Qeveria aktuale mbahet në këmbë falë edhe 20 votave që ka LSI-ja në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe në qoftë se situata percipiton keqazi, Meta mund të bëjë thirrje për të gjetur një zgjidhje që do të siguronte zhvillimin normal të zgjedhjeve. Përveç argumenteve institucionalë (bllokimi i vettingut, bllokimi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës), ai mund të sjellë edhe argumentin ekonomik të mësipërm (edhe Meta zhvillon sondazhe).

Por a do t’i bashkohet Meta një ditë kërkesës së opozitës për qeveri teknike? Kjo mbetet për t’u parë. Sidoqoftë, përpara se t’i bashkohet asaj kërkese (nëse i bashkohet), Metës do t’i duhet të sigurohet paraprakisht se bëhen 71 vota në Kuvend, për ta zëvendësuar Ramën me një kryeministër “teknik”.

Sepse Rama duket i vendosur që të rrijë në karrigen kryeministrore, për aq kohë sa nuk bëhen 71 vota në Kuvend kundër tij…

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Sondazhi: 680 mijë votues e përkrahin bllokimin e zgjedhjeve, por…”

  1. sherifi says:

    Rama nuk duhet te bjeri, per mendimin tim , Rama ka mbeshtetje me te gjer se aq sa thoni ju, LSI mori aq mandate , fale formules se zgjedhjeve, realisht LSI nuk mer dote me shume se 4-5 deputet.

    1. Aleksander says:

      Rama eshte i vetmi per momentin qe mund ta nxjere Shqiperine nga balta e katundaro-malokerise.Dy fjale per zaloshnjen dhe zaleshet e tjere PARAZITE pordhanjose.Deri kur do te vazhdoni te MOS KONSIDERONI shqiptaret qe jane jashte e qe PO JU MBAJNE ME BUKE ka 26 vjet ?-Perse u dashka VETEM TE PAGUAJNE per PODHET tuaja,dhe ju as te mos i llogarisni per sondazhe e lere me per te votuar !!!? -Sa te jeni ju drunj te shtrember qe llogarisni vetem veten tuaj, ai vend NUK BEN PERPARA …kokrrat e katundareve me rolex ne dore e me byk ne koke.

      1. ben says:

        Aleksander
        Qe emigrantet kane mbajte peshen kryesore te ekonomise shqiptare kjo nuk do as mend e as kalem. Po qe keni edhe te drejte per perfaqesimin edhe kjo nuk diskutohet. Po mundohu te kuptosh nja 2 gjera.
        Per ty dhe rilindasit e tjere: zaloshnja eshte sorosian I thekur. Dhe rilindas I rames gjithashtu. Po ne kete rast nuk eshte faji I tij qe kr rilindasit nuk I dolen 4 vjet per te bere nje ligj qe te votojne emigrantet qe nuk do me shume se 1 muaj kohe. Dhe arsyeja eshte e thjeshte po do bente ligj qe te votonit ju duhet te bente ligjin e votimit dhe numurimit elektronik dhe po te bente kete si do vidheshin votat? Po ti mos u merzit se kr rilindasi nuk mbajti nje premtim per ju, ne ketu na beri 100 dhe nuk mbajti asnje. Imagjino sa keq qe eshte rilindja me sondazhet sa edhe nje sorosian dhe rilindas I thekur si zaloshnja detyrohet te shkruaje se opozita paska rritje.

    2. Meri says:

      O shtet kurve nuk behet qeveri teknike kur jane vetem 3 muaj per te shkuar ne votime por behen votime te parakohshme duke prishur qeverine. Kaq.

  2. €piriiiiii says:

    Keto Sondazhet e Brexit dhe Trump jane…… siamezet e ketyre…… sondazhi eshte 1 manipulim qe tregon asgje te vertete. Ne qofte se 650mij Shqiptar mendojne si 2B Çadra nuk do te Ndihej Fukaresh ne Mendime dhe Intelektuale. Çadra si edhe ky Sondazh jane te Deshtuar.

  3. Kot fare says:

    Sondazh i porositur nga cadra. Edhe po te theshe 65 000 banore do te ishte teper
    Si duket sondazhi eshte bere ne Bathore. Vezem ata mund te presin nje shkaterim te dyte thjesht per te grabitur.

  4. taraboshi says:

    Akoma ju gazetare , opinonista dhe sondazhista ushqeni iluzione se do te votoje kush per ato shpellare qe vodhen dhe grabiten e shkatrruan cdo gje ne shqiperi A i kujtoni thirrjeg e P D istave nen drejtimin e krimineleve Azem Hajdari Saleh Berish me dirigjenta Elez Biberaj e ish ambasadorin Rajerson qe shkatrroni cdo gje ne shqiperi se kan qene komuniste si ndermorjet kooperativat spitalet shkollat pyjet lumejt etj dhe mbi te gjitha shkatrruan familjen e shendoshe shqiptare te lidhur me njeri tjetrin dhe i futen ne grindje me njeri tjetrin babe e bire vella me vella fis me fis rikthyen gjakmarrjen jam kurioz me dite a thu keto njerez qe jane me P D ne a kane ndonje njeri ne fare e fis te vrare ne gjakmarrje apo ne 91 shin ne 97 ten ne 98 ten ne qoftese po atehere turp qumeshti i nenave tyre se nuk kane gjak shqiptari si te vendosni pasurine qe keni vene nga P D ja mbi gjakun e njerezve tuaj Kur kerkoj te hidhte lende helmuse luftarake ne jug te shqiperise ne v 97 a thu ju te P D se ne keto rrethe te jugut nuk ju mbyste ju lendet helmuse luftarake e keshtu i bie te themi qe Parti Demokratike ne keto rrethe nuk duhet te kete fare .Prandaj o popull beni thirrje vehtes me sa mend duhen perkrahe keto njerez .

  5. arber says:

    Pershendetje,
    Nuk dua te hyj ne replika se cfare ka shkruar dhe raportuar E. Zaloshnja por dua te them 1. mos na hapni barkun me ato lloj perqindjesh ku votojn 10 veta pra 100% dhe 3 pra 31% jane pro bllokimit dhe ku di une cfare llafosni dhe 2. Votimet vellezer behen ne Shqiperi ata e dine ku i pikon catia dhe jo shqiptaret ne perendim kudo qe ndodhen perdorin 1000 marifete per tu pasuruar.
    Prandaj lerini njerezit rehat ne hallet e tyre dhe shihni punet tuaja.

    Tung

  6. Ivan i madh says:

    Zaloshnja ku e bere sontazhin brenda caderen dhe mbledhjeve te lsi qe te dalka sontazhi kaq i qarte. Sipas sontazhit tend kot Lulushi ben proteste per zgjedhjet dhe ulerimat kot. Po sipas sontazhit tend dava lsi Lulushi i fitoni zgjedhjet dhe i vetem se 680.000 votat tuaja i ka te sigurte plus dhe ata qe sjane pyetur del mbi 1 meleone ca. Keto jane sontazhet e grupin lsi, pd te perfaqesuar nga tellalli Zaloshnja demokrati leseist qe eshte me se i sigurte e jo gabim 2.9% po 80% i gabuar si sontazhet e tua te para.

    1. statisticien says:

      O Ivan i madh, 680 mije votues perbejne vetem 31% te votuesve me banim ne shqiperi, ka shkruajtur zaloshnja ketu. Po dreqi e mori, 31% perkrahes i ka opozita, apo doni 1% si ne kohen e enverit, qe i “fitonte” zgjedhjet me 99%?

  7. LAPRAKSI says:

    o zaloshnje meta nuk ka 20 se 3 jane ne listen e ps dhe ne nje perqindje 5-7 jane pasoje e te voglit shih ligjin dil vetem o ish qe sdo behesh kurr krye MINISTER dhe ti shohim ata njezet mos bej bes prerin si ne 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *