VIDEO/ Rama “sherr” me Sokol Ballën në emision: Po më ndërpreve, iki fare…

13 Mars 2017, 21:30Politika TEMA

Kryeministri Rama është përplasur me Sokol Ballën, në emisionin “Top Story”.

Rama është ndërprerë nga Balla, ndërsa fliste për shkarkimin e Tahirit.

Ndërsa më pas, Rama po thoshte se zgjedhjet e 18 qershorit janë më shumë se zgjedhje për qeverinë, por për Shqipërinë e 10 viteve të ardhshme dhe këtu ka ndërhyrë Balla, i cili i ka thënë se qytetarët votojnë 1 herë në katër vjet dhe se deklaratat e Ramës ishin antikushtetuese.

Balla ndërkohë ka konsideruar fyerje deklaratat e Ramës për analistët.

Rama në këtë moment nxehet dhe i thotë Ballës se po e ndërpreu sërish, ai do të ikte nga emisioni.

Balla: Nuk mund të flisni për Shqipërinë e 10 viteve. Në 18 qershor votohet për 4 vite.

Rama: Mos më ndërprisni.

Balla: Ju fyet kolegët e mi dhe po flisni për shkelje kushtetuese pasi në këtë regjim zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet.

Rama: Mos më ndërprisni. Sepse unë refuzoj të qëndroj në një studio ku nuk lejohem të shpreh atë që mendoj. Refuzoj që të qëndroj këtu nëse nuk më lejoni të vazhdoj të jap përgjigjen. Nuk e cakton ti është apo jo kushtetuese dhe gjithë kjo ndërprerje ishte e pavend. 18 qershori përcakton sesi do të jetë Shqipëria pas 10 viteve, ashtu sikundër zgjedhje të caktuara kanë përcaktuar Shqipërinë që ne trashëguam, ashtu zgjedhjet përcaktojnë Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Janë zgjedhje që vendosin nëse ky vend do të bëhet shtet, ku gjykatësit dhe prokurorët japin drejtësi dhe nuk e tregtojnë, nëse do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të kenë një të ardhme më të mirë.


20170313-210822 by e-d21

11 komente në “VIDEO/ Rama “sherr” me Sokol Ballën në emision: Po më ndërpreve, iki fare…”

  1. Lexuesi i TemmA says:

    Ketij Balles si shume ju ka rritur mendja. E din vetem më shume se gazetar.
    Kujdes djali se kapadajlliku ne ekran, larg qofte, ta plas koken mbas ekranit!!

    1. Lloji says:

      Sokol Balles i mungonte vetem nje trendafil i zi qe te dukej tamam sikur te ishte ne funeral, pasi kostmi dhe kollarja e zeze nuk mungonte duke e ditur qe do ulej para nje artisti. Ishte histerik dhe acarues saqe te detyronte te ndroje kanal, nje vetevleresim te tepruar pa pik shije..!

  2. Epo kjo pune! says:

    O Balle po mos beni kaqolin me zor, tjetri e ka fjalen se behen reformat sot dhe efekti eshte pas 10 vitesh.. pse kruheni vend e pa vend, bej pyetje parimore dhe mos bej sherr pijetoresh kush jam une e kush je ti. Nese Rama flet budallalleqe, leri te flase dhe diskretitohet vete, ti bej pyetje kurth , ky eshte profesionisti, se dhe bufi e di qe zgjedhjet behen njehere ne 4 vjet, thjesht kaloje me nje rromuz dhe kerce tek pyetja tjeter…

  3. Illyria says:

    Ky eshte 100 000 vjet drite perpara ketyre palaco gazetareve! Edi ke shqipetaret me vete!

  4. Gregor Lato says:

    Po Sokol Balla, si gjithmone i papergatitur, por me c’i nxjerr bashkebiseduesi perpara, nderhyn per te bere emisionin duke e prishur fare ate. Une po degjoja Edi Ramen, se Ballen qe ne krye te heres nuk e kam pelqyer, do te kisha parapelqyer qe Rama te largohej nga emisioni i nje gazetari medioker, qe mbahet aty me idene …”ne jemi studentet e dhjetorit…”, jemi te mencur. Jo, ju jeni trapa, por keni kapur keto TV dhe beni emisione si u interesojne pronareve tuaj, per publikun jeni te urrejtshem, mund ta provoni me sondazh.
    I vetmi gazetar i sakte, i respektuar per publikun dhe panelin perballe, eshte Aleksander Furxhi,” Bugajski shqiptar”, per mendimin tim, ben pyetjen dhe e le tjetrin ta perfundoj pergjigjen ashtu si di ai, pa i nderhyre.

  5. Aleksander says:

    Protagonizem PROVINCIAL AMATORESK , ose thjeshte IDIOTESI e gazetarit !

  6. Dajti USA says:

    Me erdhi shume keq,por Sakoli sot ishte uzo fare,shprehja se ke shkelur kushtetuten,ishte komplet idiote,eshte e drejta e kryeministrit tu drejtohet ne fushat zgjedhseve per gjeneraten tjeter,dhe gjenerata tjeter Sokol nuk nekupton nje kater vjecar.Sinqerisht me erdhi keq qe nje nga gazetaret tane me te mire te prezantohet para kryeministrit dhe shqiptareve,kaq ordiner,per te mos thene injorant.

  7. like says:

    bobo çfare analisti ky Balla more!

  8. dash says:

    Ky eshte nje vend ku asnje nuk ben detyren e tij ashtu si i takon,te gjithe jane gazetare ,kryeministra,inxhiniere,trainere futbolli,filozofe, etj etj etj, pa kuptuar ku fillojn e ku mbarojne limitet profesionale sipas detyres qe secili ka brenda nje shoqerie…per te mos folur per te qenit protagonist me zorr se mos mbetesh mbrapa te tjereve( nuk dua te permend pergjegjesine per momentin teper delikat qe po kalon ky vend)…jemi te semure nganje egoizem patologjik !

  9. LORA says:

    Big like per Kryeministrin e shqiptareve,
    qe pati ekstremin e durimit me sokol pallen,,,,
    te cilin e kishin zene konvulsionet e cadres shqup-se ne bulevard.

  10. Spartaku says:

    Une e ndoqa te gjithe intervisten mes Sokol Balles dhe Edi Rames deri ne fund.Eshte per te ardhur keq,per qendrimin jo profesionalisht te Balles si gazetare.Ishte agresiv,dhe i qellimkeq.Me sa duket Balla kerkonte t’a fuste ne disa kanale te tjera qe shkonte ne rrugen e Pd.ke. Mendoje,se, Balla duhet te tregonte me shume kulture dhe miresjellje e respekt per Edi Ramen,pasi ai eshte kryeministri i vendit.Pastaj,per Ballen ardhje e Edi Rames ne studjon e Balles eshte nje sajdisje e respkt.Por Balla e shperdoroi kete.Edi Rama,i spjegoi me qetesi e saktesi pyetjet qe i bente Balla,por Balla eshte treguar here pas here i padurueshem dhe nervoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje