Vlahutin “iu jep leje” ambasadorëve të BE-së, të drekojnë me Lulzim Bashën

Pak ditë më parë, organi zyrtar i Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, sulmonte ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Sipas gazetës së PD-së, Vlahutin nuk lejonte ambasadorët e BE-së në Tiranë, që të shkonin në çadrën e PD-së.

Por sot disa nga ambasadorët e BE-së, kanë drekuar me Bashën në një nga restorantet e Tiranës.

Sipas logjikës së “RD”-së, atyre iu është dhënë “leje” nga Romana Vlahutin.

Për momentin nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë drekë, por e sigurtë është që tema kryesore ka qenë protesta e PD-së dhe braktisja e Kuvendit nga ana e saj, duke sabotuar kështu komisionet e vetting-ut.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *