Andi Bushati: Pas shkarkimit të Tahirit, çdo ministër e di që s’e ka jetën e gjatë nëse Meta…

14 Mars 2017, 18:12Politika TEMA

Analisti Andi Bushati teksa komenton vendimin e kryeministrit Edi Rama për të zëvendësuar 4 ministra të kabinetit të tij qeveritar, në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24”.

Ai tha se “sa të kemi një qeveri Rama-Meta, për fatin e ministrave vendos edhe Ilir Meta”

“Pas kësaj lëvizje çdo ministër e di që nëse Ilir Meta dhe të tijët fillojnë e destabilizojnë, ai nuk e ka më jetën të gjatë.

Pra, sa të kemi një qeveri Rama-Meta për fatin e ministrave vendos edhe Ilir Meta.

Të gjithë e dimë sulmin frontal ndaj Tahirit, që nga futja e ushtrisë për të luftuar kanabisin e deri tek policët që përgjonin ministrat e LSI.

LSI e sulmoi dhe në fund arriti ta marrë kokën e tij.

Çdo ministër e di që tani e tutje duhet t’i bindet sa Ramës, aq edhe Metës.

Afrimi i sotëm Rama-Meta i ngjan dy njerëzve që i lidh një krim, pra, kurbani i Tahirit.

Mund të duken më të fortë për interesin e njëri-tjetrit, por para qytetarëve janë më të dobët”, argumentoi Bushati.

Fakti që shkarkimi i Tahirit erdhi menjëherë pas kthimit të kreut të qeverisë nga Berlini, për Bushatin do të thotë se ka pasur edhe presion ndërkombëtar për kokën e tij, por shton se Rama e ka marrë këtë vendim në një situatë kaotike.

Pra, presion mbi Ramën ka ushtruar edhe faktori ndërkombëtar.

Ushtrojnë presion tek ai që është i prirur ta hajë më shumë presionin.

Fakti që Tahiri u shkarkua direkt pasi Rama erdhi nga Berlini mund të jetë presion ndërkombëtar.

Rama është në kaos, në një pikë që nuk di ç’të bëjë, po të analizojmë sjelljen e tij që nga dita kur hoqi Tahirin.

Lajmi për Tahirin doli të shtunën se do dorëhiqet apo shkarkohet.

Pastaj thuhej nga zyra e shtypit mos e nxirrni lajmin, pastaj që po ikin të gjithë ministrat që janë drejtues qarqesh, pastaj Tahiri tha as ma ka kërkuar, as ja kam premtuar njeriu dorëheqjen.

E gjithë kjo ekspoze tregon se ka pasur ankth, se si ky veprim do i shitej publikut. Këto veprime të marra në situatë kaotike, gjithmonë të sjellin këto pasoja.

Turp për ketë qeveri që nuk ka një version serioz se pse i hoqi këta ministra. Shoferi (Rama) ka marrë një vendim absurd dhe askush nuk e pyet pse i hoqi.

Ia servir shqiptarëve si reformator dhe pastaj i thua më duhet për një qark. Ka diçka që nuk shkon, dhe ajo që nuk shkon më shumë është se askush brenda Rilindjes nuk i kërkon llogari Ramës”, shtoi Bushati.

Sipas tij, edhe nëse Rama e Meta vendosin për një tjetër marrëveshje parazgjedhore, ajo nuk ka shumë vlerë, në kushtet që opozita kërcënon nga çadra se nuk do marrë pjesë në zgjedhje.

“Mund të jenë pranë shpalljes së koalicionit të përbashkët, por halli primar lidhet me opozitën që është në çadër, që kërcënon se nuk do marrë pjesë në zgjedhje.

Nëse opozita thotë do shkatërroj zgjedhjet çfarë vlere ka nëse Rama e Meta janë bashkë? Aleanca si ajo e 1 prillit nuk ka asnjë vlerë”, tha analisti.

Lidhur me artikulimet e ardhura nga LSI, për Metën kryeministër, Bushati tha se ka një strategji të caktuar sipas tij.

Padyshim që Meta do të dojë të jetë kryeministër por mendoj se qëllimi kryesor i tij, strategjia që përdor përherë është që sa herë Rama është në vështirësi, t’i heqë nga një tullë.

Në ditën që Rama po riformatonte qeverinë, dalin dy ministra të LSI dhe thonë duam Metën kryeministër.

Strategjia e Metës ta godasë Ramën, ose ta lërë të humbasë çdo ditë e më shumë. Pak a shumë e njëjta situatë kur po goditej Tahiri.

Dilnin ministrat e LSI dhe flsinin për drogën. U duk se Rama thotë hajt se po dorëzohem dhe po ua jap kokën e Tahirit, pastaj dalin ministrat e LSI dhe thonë dale se ne duam Metën kryeministër. Duan të bëjnë leckë Edi Ramën”, deklaroi Bushati.

12 komente në “Andi Bushati: Pas shkarkimit të Tahirit, çdo ministër e di që s’e ka jetën e gjatë nëse Meta…”

  1. rudini says:

    Je bere si opinionist kafeneje,edhe pak dhe po arrin tek grotesku:)

  2. aqif tahipi says:

    Pirdh o bushat pirdh .

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rama ka qene dhe eshte nen presjonin e Opozites,LSI ,nderkombetarve dhe opinionisteve !
    Opozita dhe LSI vazhdojne te jene ne unision,”Meta Kryeminister”,ndryshimi eshte se opozita e kerkon vetem per “qeveri teknike”!
    Rama ka gabuar ne kushtet qe ka me Meten,emerimi direkt nga ai,pa kandidatura te tjera,te cilat duhet ti zgjedhe Kryeministri,ka mbjelle si ashashi,Servilizmin !
    Ka nje humbje te qetesise nga Rama,e cila manifestohet dukshem me shkarkimin e 4 ministrave.
    Nuk e kuptoj se si nje minister I “dalluar”, per reformat, te shkarkohet !
    Ministri i shkarkuar nuk gezon te njejtin autoritet,ne baze,per te fituar zgjedhjet.
    Tahiri u shqua per punen e mire,ashtu si dhe duhet te kritikohet,per mungese veprimi ne shume zona qe u mbuluan me kanabis.
    Kanabisi eshte problem nderkombetar,ne kete pike ata jane te ndjeshem,duke kerkuar normalizimin e situates,mbase dhe shkarkimin e ministrit.
    Ndaj opinionisteve ,Rama po sillet me arrogance,duke menduar se del fitues ne cdo betej ndaj tyre !

  4. Qytetar says:

    Ik ore bajgë ik.

  5. c says:

    Po mire mre Bushat, po a i ke hedhur nje sy atyre qe ke shkruar para se ti publikosh?!!!

  6. Une says:

    Nuk te lene rehat as “Analistat” me pagese e Sales si Andushet me me Vicat e dolit. I ka ngec sharra ne gozhde me Edin qe eshte I vetmi qe po e kerkon vetingun dhe e kan perqendruar gjithe sulmin tek ai dhe ata qe punojne..
    Fatkeqesisht populli nuk I dha shumicen derrmuese Edit por per aq sa I dha ke bere shume me teper se sa jane mundesite.
    Vetingu do ishte bere po qe se PSja do kishte te paken 70 deputete ne parlament.

  7. tironsi says:

    Aaah ç’na çave trapin o Bushato.
    Une e kam gjet zgjidhjen per vete, sa lexoj budallallikun e pare, e bej stop leximin tend, dhe kaloj ne fund te shkruj ndonje gje per ty te shkretin!
    Dhe ti ke fillu i shkru budallalliqet qqe nga fillimi tani, na kursen kohen!

  8. DRINI says:

    Zoti Bushat je bere si ato falxhoret ,po pse nuk shkruan per ata te “cadres”apo te del tym mbrapa nga frika, ti s’je gazetar,por ti je nji frikacak qe s’e ke shokun,sa do qe komenton kunder te majtes ,ti je karte e djegur se je nipi I hysni-kapos o “kavije”.

  9. Lennard says:

    Z.Bushati ,nje gje te kesh parasysh.Ikja e saimir Tahirit mund te jete ashtu si thua Ti ,po zevendsimi i Tij me Z.Xhafaj eshte me ZI per ata qe nuk kane dashur Tahirin.TUNG

  10. Lennard says:

    Z.Bushati ,nje gje te kesh parasysh.Ikja e saimir Tahirit mund te jete ashtu si thua Ti ,po zevendsimi i Tij me Z.Xhafaj eshte me ZI per ata qe nuk kane dashur Tahirin.TUNG
    Sidomos do ti djegi Suma ma shume Like Floririt

  11. Drakula pan says:

    Me këta analistët partiakë jo vetëm që nuk nxirret ndonjë rezultat për të lëshuar recetat e shërimit, por mendimet e tyre janë aq larg të të vërtetave sa arrijnë të bëhen budallenj duke shtrembëruar edhe ato që janë të thëna troç nga titullarët e institucioneve të larta shtetërore. Ky andi është një analist që nuk e ka kuptuar asnjeherë çështë analiza. Drakula pan

  12. hazizkovaci says:

    “Te pergzoj per opinjonin o bushati” por dy gjera te “vogla” jam ne merak mos me I theksu:
    -Te jepje nji opinjon skeptik nefillimet e
    koalicionit Rama-Meta,do ta quaja te justifikuar
    se: jo çdo analist ka aftesi parashikuse se si do shkonte; por sot nuk e justifikoj dot!….por per
    mendimin ka dy arsye; me e mira je ne “boten tende”” shkon ..ndoshta I duhen vendit.
    Ajo qe un nuk te kuptoj eshte:
    Te mos vlersosh te gjitha reformat gjat ketije mandati; per mua si qytetar,KA problem!!!!!!!!!?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje