Arben Duka: Letër të shkurtër për Agron Dukën…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I dashur Agron! Të them të vërtetën gjithmonë ndihem ngushtë kur emri yt radhitet me emrat e Saliut, Lulit, Fatmirit dhe Dashamir Shehut. Ndihem ngushtë se të kam një mik shumë të afërt dhe se historia jote nuk ka asgjë të përbashkët me historinë e të tjerëve, aty në çadër.

Realisht dhe Fatmirin e kam një mik personal të lashtë, por ai ka qenë gjithnjë i rreshtuar në anën e keqe të historisë dhe mbetet miku më besnik i Sali Berishës, armikut më të madh të shqiptarëve, lirisë dhe demokracisë.

Unë e di, ndofta më mirë se shumë të tjerë, se nuk ka qenë asnjëherë dëshira jote të jesh aty ku je. Shkak i vajtjes aty është pa asnjë diskutim Edi Rama dhe shkaku i një qëndrimi kaq të gjatë në atë kamp është burrëria jote në mbajtjen e fjalës së dhënë.

Pavarësisht se baba Berisha të ka pagëzuar si “Duka i Krimit” unë e them me siguri matematike se ti je njeriu më i ndershëm i politikës shqiptare dhe një nga më të ndershmit e kombit. Nuk është faji yt që je në vendin e gabuar dhe jo në barrikadën që kemi qenë tok për më shumë se dhjetë vjet. Problemi është se dhe unë jam njeri i besës dhe i fjalës. Të kam premtuar se do të votoj për Ty dhe biles kam bërë me vete dhe disa shokë të tjerë.

Po kam shumë frikë se do më detyrosh të mos e mbaj fjalën e dhënë. Fakti që ti u çregjistrove nga KQZ-ja për zgjedhjet e 18 Qershorit dhe ideja e bojkotit është sunduese, më ka vënë në pozitë të vështirë. Nëse emri jot nuk do të jetë në fletën e votimit, unë nuk kam se si të të votoj dhe në pamje të parë duket sikur unë nuk po e mbaj fjalën e dhënë. Por unë jam qytetar i përgjegjshëm dhe do të votoj.

Nëse ti do më mungosh në fletën e votimit, unë do të votoj për atë që kemi votuar gjithnjë kur ishim bashkë. Nuk të këshilloj të shkëputesh nga të liqtë dhe të konkurrosh më vete, se e di mirë që kjo gjë nuk funksionon me një njeri të karakterit tënd të çeliktë. Ti je politikan karriere, je në një koalicion dhe nuk mund të bësh aventura. Megjithatë nëse kthehesh përsëri në ring, unë do ta mbaj fjalën, i dashur kushëriri im Agron Duka. Me dashuri, Arben Duka

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Arben Duka: Letër të shkurtër për Agron Dukën…!”

  1. QYTETARI OPTIMIST says:

    Zoti Arben Duka. Letra tua drejtuar kusheririt tuaj Agron Dukes, na ben dhe ne te cuditemi, se si ky Agron ka ber nje kethes 180 grad dhe esht renditur me forcen me destruktive qe njohin shqiptaret, vitet e fundit. Nese ne formimine saj e mbeshtetem shumica e qytetareve shqiptar , se e donim SHqiperin si gjith evropa, ne dekaden e fundit Sali Berisha dhe cakenjte qe e shoqeruan ate, e grposen kete ideal dhe e kethen shqiperin e Afganistan, duke e shkateruar shtetin dhe shoqerin shqiptare, i ben shqiptaret hajdut, kriminel e vrasrtar te njeri tjetrit. Qendrimi i Agronit ne cadren e kriminlit Sali Berisha e Lulezim Basha, te dy te akuzuar per abuzime me pushtetin, me dosje penale, pamvaresisht se drejtesia e mvarur nga saliu, si hapi kur dosjet dhe sikur te mos mjaftonin keto, vazhdojn te bejn thirje ne caden e hanave, per armatosje te shqiptareve, perdorim dhune dhe rezimin e kesaj qeverie me force, deshmon se, sa te etur per pushtet , jan edhe sot ekesaj dite. Prndaj sabotojn rreformen e vetingun, zgjedhjet e 18 qershorit, se kan frik nga umbja e sigurt. Prandaj sesht von i dashur Agron, ti therasish mendjes dhe te kethehesh ne cadren tende qe te ka mbuluar dhe te mbulon dhe jo ne cadren e krimit te Saliut dhe lulit, qe po u kall daten shqiptareve te ndercem ajo cader e hajnis, qe ka bllokuar trafikun dhe esht kethr ne ciban kanceroz ne balline kryeqytetit. Prandaj sa me par te largohesh, aq me mir eshte se dote mbetesh i ndercem ashtu si ke qen dhe te njohim.

  2. Lennard says:

    Kam respekt per Ty Z.Arben Duka.Je luftetar i paepur per te drejten dhe perparimin.I paperkulur ne luften kunder te Keqes.Gjithmone ke fshikulluar te liqte dhe te korruptuarit.Sali Qenit i del ne ender vazhdimisht,Lul Hajdutit i shpeton Cici kur te ndjen prane.Like Floriri ti ka vathe ne vesh ato qe ke shkruar per te.,dhe keshtu me rradhe te gjithe Zagaret e tjere ,qe nuk ia vlen ti permendesh.Objekti i letres tende Z.Agron Duka ,i ka hyre nje rruge te gabuar.Eshte bashkuar me arradhen e njerzve me te korruptuar dhe tradhetare te Kombit (kesaj i thone per inat te sime vjehre ,do te fle me millonane).Ky akt zbulon se dhe vete Ai nuk eshte fort i paster.Ai kur ka qene minister ka bere nje gabim qe po u kushton shume te gjithe shqiptareve.Ka penguar kultivimin e panxharit te sheqerit ,ne menyre qe ti hapi rruge importit te sheqerit ,me origjine nga kallami i sheqerit.Per dijeni jemi i vetmi vend ne Europe qe perdorim kete lloj sheqeri.Ne te gjithe vendet Europiane eshte ndaluar perdorimi i Sheqerit te Kallamit,pasi jep demtime anesore per shendetin e njeriut.Nga BE ka patur udhezime dhe dhenie grantesh per kutivimin e Panxharit te sheqerit dhe per ngritjen e 4 fabrikave te sheqerit ,po keto udhezime apo detyra nga BE jane futur ne sirtar nga Z.Agron Duka dhe pasuesit ne vazhdim ne Ministrine e Bujqesise.Si perfundim po u bashkove me Derrat fytyren e Derrit do te marresh TUNG Z.Arben Duka

  3. Ky Duka i krimit e bleu partine nga Xhuveli 200 mije euro ne dore e 1500 euro cdo muak si pension.Prandaj dhe kusheririn Agron aspak te mdershem qe pastron parat e kunatit trafikant e ka zene xhuvelria.
    U be mode shitja e partive Ceka e shiti me klering per dy apatamente 240m2 te ndertuso ish oficer nga Golloborda Eduard Abazi
    Dritan Prifti e Tom Doshi nuk u ujdisen ne pazar per PSD se ata ofruan 300 mije e keno donte 500 moje euro

  4. Tirana says:

    Po i nderuari Arben DUka ! Ke te drejte . Por i nderuar Arben ,Ju e dini me mire se une ate shprehjen : ” Nga inati i sime vjerre shkova fjeta me mullixhiun” Edhe Agroni yt,nga inati i Rames,shkoi efjeti me Saliun. Po eshte 100 here me mire te flesh me qenin se sa me Saliun. Respekte per JU. PO Agroni tregon se nuk ka merakun e popullit ,por te biznesit e pasurise se tij ne menyre te pandershme……..

  5. Mondi Hajro says:

    Agroni vërtet është një burrë babaxhan dhe njeri i fjalës së mbajtur, por koalicioni ka ardhur koha që duhet ta shohë me mire..

  6. Mondi Hajro says:

    Edhe unë jam i mendimit që Agroni duhet ta rishohe edhe një herë koalicionin dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet, se ato bëhen vetëm një herë në katër vjet

  7. shoku says:

    Agroni mund ta kete me Ramen ( edhe une kam shume kritika ndaj tij dhe P.S), por kur behet fjale per te ardhem e ketij vendi lihen mërit personale.
    Partiot eshte ai qe ne momentet kritike te vendi radhitet ne krahun e duhur. Nje here ndodh.

  8. I juaji says:

    Me lene dy gjerat shije te hidhur: e para,Agron Duka u fute si me shaka ne politike nga Fatos Nano.Me sa duket kjo I pelqeu, megjithese mori etiketimet me te ndyre qe mund ti jepen njeriut e familjes se tij: Duka I krimit,klani i Zemunit etj.Tani keto jane pertypur, ose kane qene te verteta – per ideal e ndershmeri s’behet fjale, as per Agronin, as per ata qe i shkojne pas( imaginoni eshte bashkuar me Saliut??????!!!!!!);
    E dyta: Arben Duka… do votoje per koalicionin e hije nave…..Arbeni u turperua.. Qe kur doli xhuveleria plasi sheshit kurve ria…Arbenit iu thye shpata…

Lini një Përgjigje te shoku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *