Champions League/ Historike, Leiçesteri kalon në çerekfinale, kualifikohet dhe Juventusi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Juventusi ka bërë detyrën në ndeshjen e kthimit në “Uefa Champions League”, duke triumfuar sërish përballë skuadrë s së Portos.

Sfida e zhvilluar në “Juventus Stadium” u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të kampionëve të Italisë, që tashmë kualifikohen për në fazën e çerekfinaleve.

Autori i golit të vetëm në këtë sfidë për skuadrën e drejtuuar nga Massimiliano Alegri, u shënua nga bomberi argjentinas Paulo Dybala.

23-vjecari shëndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga Gonzalo Higuain në minutën e 42-të të pjesës së parë.

Një kualifikim i merituar për bardhezinjtë të cilët dominuan në të dyja takimet përballë portugezëve.

Një kualifikim historik mori dhe ekipi i Leicesterit që përmbysi disavatazhin e ndeshjes së parë përballë Sevillias.

Kampionët e anglisë fituan me rezultatin e paster 2-0 në “King Power Stadium”, duke zhvlerësuar rezultatin e ndeshjes së parë që ishte 2-1.

Një super fitore për Leicesterin që dominoi 90-minutat përballë Sevillias, duke shënuar që në minutën e 27-të me anë të Morgan.

Dyfishimi i shifrave do të vinte në minutën e 54-të me anë të  Albrighton.

Por, në minutën e 80-të portieri Leicesterit, Schmeichel, shëndërrohet në heroin e ekipit të tij duke pritur një 11-metërsh të goditur nga N’Zonzi, qe shpërtheu në festë tifozerinë e tij.

Leicesteri është ekipi i gjashtë që kalon në fazën e çerekfinaleve, pas Barcelonës, Bayernit te Myniht, Real Madridit, Juventusit, dhe Borussia Dortmund./ Pergatiti Fatjon Baze

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *