"Çmendet" TVSH, ja çfarë sjell falas për tifozët shqiptarë

14 Mars 2017, 16:33Sport TEMA

Televizioni Publik Shqiptar do të sjellë për teleshikuesit shqiptarë në vitet në vijmi, një gamë të gjerë aktivitetesh sportive, nga futbolli, te garat e shpejtësisë (Moto GP), te lojërat me dorë, atletikë dhe çiklizëm.

Përmes një njoftimi në faqen e emisionit “Rubrika Sportive” në Facebook, njoftohet se TVSH do të transmetojë pa pagesë disa kompeticione futbollistike për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa bie në sy “Europiani 2020”.

Ja çfarë thuhet në njoftim:

Një “Buqetë sportive” për DITEN E VERËS!!!RTSH SIGURON FUTBOLLIN ELITAR PËR 5 VITET NË VAZHDIM!!!

RTSH ka siguruar të Drejtën Televizive për gjithë eventet elitare të futbollit Botëror dhe Evropian!!!

– Europiani 2020 (faza finale)

– Nations League 2018/2019

– Nations League 2020/2021

– Ndeshjet kualifikuese të Kombëtares për Euro 2020 dhe Botërorit 2022

… të gjitha në një ekran…RTSH.

Paketës sportive të RTSH-së i shtohen edhe ekskluzivitetet ekzistuese të futbollit elitar si:

– Kupa e Konfederatave 2017 (ekskluzive),

– Kupa e Botës Rusi 2018 (ekskluzive),

– Kupa e Konfederatave 2021 (ekskluzive),

– Kupa e Botës Katar 2022(ekskluzive).

RTSH tregon edhe një herë vëmendjen e veçantë që ka për “buqetën sportive” e cila në kanalin RTSH Sport do të jetë e plotësuar edhe me të tjera EKSKLUZIVITETE:

– MOTO GP

– Europa League

– Kualifikueset e Evropës për Botërorin 2018

– Kualifikueset e Amerikës Latine për Botërorin 2018

– Euroleague

– NBA (fazat finale)

– Roland Garros

– Tour de France

– Kampionati Botëror i Atletikës, Londër 2017

– Kampionati Shqiptar i futbollit, Superliga (1 ndeshje në javë)

– Kampionati Shqiptar i futbollit, Kategoria e parë

– Ndeshjet e ekipit Kombëtar U 21

– Kampionatet kombëtare të lojrave me dorë dhe Përfaqsueseve shqiptare të tyre…

Shumë shpejt, RTSH Sport do të ketë një programacion të ngjeshur me evente LIVE, emisione televizive si dhe edicionet e lajmeve. Gjithçka pa ASNJË pagesë shtesë…!

7 komente në ““Çmendet” TVSH, ja çfarë sjell falas për tifozët shqiptarë”

  1. Luku says:

    Me mire vone se KURRE.

  2. "horri i bulevardit" says:

    Ja cfare ben Rilindja, kjo eshte nje oferte teper bindese per publikun sportdashes, qe me ne fund do te marre fund lojaa me te futme, qe ka filluar digitalbi me sportin, ku paguan paketn e plote me gjithe Sport, por kur shef te eshte bllokuar kampionati shqiptar dhe kur me te drejte kerkoj llogari se e kam paguar, Paketen e plote, te thote digush me ze geishe, se duhet paguar ekstra, thash me vehte, filluan nga dallaveret keta, qe na hiqeshin si engjej.

  3. Albani i Digitalbit says:

    Kjo eshte vetem “buqete” deri per zgjedhjet e Qershorit se menjehere pas zgjedhjeve te gjitha kalojne me pagese tek VampirClub Digitalb.

  4. Tirona says:

    Trasmetoni dhe playoff dhe finalen e super ?Superbowl te SHBA, si dhe finalen e football ? Te kolegjeve, per ta perhapur kete sport edhe ne shqiperi, se eshte nje nga sporte me te bukura ne bote.Kapaciteti i Santiago Bernabeut i Realit te Mandridit eshte 81,000 veta , ndersa ne ndeshjet e footbollit ? Amerikan te gjitha stadiumet ku zhvillohen ndeshjet mbushen me 90,000-115000? te gjithe keta spektatore jon familjare dhe studenta qe disa ore te fundjaves japin nje spektakel te bukur neper stadiums, duke pare kete bukuri te rralle edhe shqiptaret do te edukohen dhe do ti gjallerojne stadiumet tona ne fund jave , qe mos ti lejne vend disa huliganeve qe te abuzojne ne investimet qe po bohen ne futbollin shqiptar , se ky sport dhe stadiumet nuk jon te huliganeve por te qytetarve te komunitetit ku jetojne….

    1. enter"" says:

      A je ne terezi ti mo? Te transmetohet futbolli amerikan ne Shqiperi? Ky sport komplet pa lidhje dhe I merziteshem?
      Shko ore mbushu ti bashke me futbollin amerikan, loje qe te ze gjumi kur e shikon.

      Lali, futbollin europian e shikojne miliarda njerez ne bote, kurse ate futbollit tat mbaje per vete se nuk e duam.
      Ne kemi futbollin tone, dhe ju ndryshojani emrin se nuk quhet futboll, quhet loje t, perpjasje kot me kot, barkderra ne fushe, dhe nje publik qe sdi te beje tifo.

  5. Gregor Lato says:

    Bravo RTSH dhe Thoma Gellci, e cuat TVSH ne identitet, merrni persiper ate qe nuk na e japin te tjeret, na xhvaten.
    Ju lumte dhe jam dakort qe te rritet edhe me 100 leke te tjera taksa e televizorit. Asnje besoj nuk e kundershton.
    Ju lumte Rilindja.

  6. Erdi says:

    Jepeni edhe kampionatin shqiptar se kane thene se do behet me pagese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje