Dosja ‘CEZ’, shkeljet që fundosin tre ish-ministra të Sali Berishës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni hetimor për çështjen ‘CEZ’, në bazë të konkluzioneve të hetimit dhe të ligjit për komisionet hetimore, do të referojë në Kuvend një raport me gjetjet gjatë hetimit të privatizimit të OSSH.

Shqiptarja.com zbardh konkluzionet e komisionit hetimor, të cilat komprometojnë rëndë pozitat e tre ish-ministrave të qeverisë ‘Berisha’, Ridvan Boden, Florion Mimën dhe Genc Rulin. Referuar konkluzioneve të hetimit, shkelja më e rëndë është konsumuar që me hapjen e procedurave të privatizimit. Qeveria ‘Berisha’ ka hapur procedurat për privatizimit të OSSH, të një shoqërie shtetërore me një vlerë kaq të madhe, në një kohë kur ende nuk kishte përfunduar inventarizimin i aseteve të OSSH.

“Hapja e procesit të OSSH është kryer në një kohë kur shoqëria, edhe pse ishte regjistruar në QKR, në qershor të vitit 2007, pra ligjërisht ekzistonte si entitet juridik, nuk kishte kryer asnjë aktivitet ekonomik në tregun e energjisë. Procedura për inventarizimin e aseteve të OSSH ka filluar në janar të vitit 2008, proces i cili nuk kishte përfunduar ende kur është nënshkruar kontrata e shitjes së aksioneve të OSSH. Procedurat e privatizimit filluan pa u saktësuar vlera e aseteve të shoqërisë. Fillimi i procedurave të privativit u krye pa ushtruar asnjë aktivitet në treguan e regjisë, pa u shpallur shoqëri me modelin e treguar të sapomiratuar, pa inventarë të saktë dhe me pasuri të paregjistruara në ZRPP, pa saktësuar të drejtat dhe detyrimet e saj, por është marrë bilanci i vitit 2007, i pa miratuar nga METE, pra pa u njohur vërtetësia e të dhënave të bilancit nga ekspertët e pavarur. Nga së më sipër konkludojmë se OSSH nuk ka qenë e gatshme për të filluar procesin e privatizimit”, thuhet në dokumentin me konkluzionet e hetimit.

Pasojat

Sipas komisionit hetimor këto veprime kanë krijuar një dëm prej 2.5 miliardë lekë. “Gjatë përgatitjes së tenderit dhe gjatë fazës së negocimit me urdhra të ministrave të METE dhe me vendime të Këshillit të Ministrave (VKM nr. 218, dt. 06.03.2009), janë kryer veprime për sistemin e aseteve, për procese që ligjërisht nuk ishin provuar përpara procedurave të privatizimit. Kjo ka dhënë efekte negative në rënien e vlerës së aksioneve të OSSH nga 8.5 miliardë lekë në 5.9 miliardë lekë. Për këtë pjesë, ne si komision mendojmë se përgjegjësi penale mbajnë Genc Ruli dhe Mimoza Vokshi”, thuhet në konkluzionet e hetimit.

Tenderimi

Komisioni ka konstatuar shkelje të rënda edhe gjatë procesit të tenderimit. Qeveria dhe METE kanë marrë kompetencat e ERE, duke ndryshuar deklaratën rregullatore, duke favorizuar CEZ, me anë të rritjes së çmimit të energjisë me 32 %. “Ne si komision hetimor kemi konkluduar se, inicimi i METE për ndryshimin e VKM 835, dt. 12.06.2008, me shkresën nr. 8153, datë 9.9.2008 për ndryshimin e propozuar si dhe miratimi i VKM nr. 1268, 17.09.2008, janë bërë në kapërcim të kompetencave të tyre pasi kanë lejuar ndryshime në parametrat kryesore të kuadrit ligjor rregullator, të cilat përcaktohen vetëm nga ERE si autoritet shtetëror i pavarur rregullator për sektorin e energjisë elektrike. Këto veprime ngarkojnë me përgjegjësi personat dhe organet shtetërore përkatëse propozuese dhe miratuese. Propozimi për lejimin e ndryshimit të këtyre treguesve të deklaratës rregullatore ka krijuar terrenin e përshtatshëm për favorizimin e ofertuesve sikurse ka ndodhur gjatë vlerësimit të ofertave dhe në vijim gjatë zbatimit të marrëveshjes. E thënë troç, vendimet e Këshillit të Ministrave kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë, në dëm të interesave të Shqipërisë, kompaninë fituese. Kjo gjë konstatohet lehtë edhe nga qëndrimi zyrtar i ERE, e cila me shkresën nr. 719, dt. 14.11.2008, ka vlerësuar se kërkesat e paraqitura nga CEZ, duke kërkuar ndryshimin e treguesve sjell rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë në nivel prej 32 %, përtej niveleve të parashikuara në deklaratat rregullatore”, thuhet në konkluzionet e komisionit hetimor.

Shkelja e parë

Qeveria ‘Berisha’ ka hapur procedurat për privatizimit të OSSH, me një vlerë kaq të madhe, në një kohë kur ende nuk kishte përfunduar inventarizimin i aseteve të OSSH.

 Favorizimi

Qeveria dhe METE kanë marrë kompetencat e ERE, duke ndryshuar deklaratën rregullatore, duke favorizuar CEZ, me anë të rritjes së çmimit të energjisë me 32 %.

Edhe në fazën e miratimit të raportit nga KVO kemi shkelje të tjera. Shpallja fituese e kompanisë CEZ në këtë proces tenderimi nga KVO si dhe miratimi i raportit nga KVO për shpalljen fituese të ofertës së paraqitur nga CEZ është bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit.

Pranimi i të gjitha kërkesave të ofertuesit CEZ, nga komisioni i negocimit, ka prekur kushtet minimale të detyrueshme të performancës teknike, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë CEZ. CEZ, ku ka hyrë në procesin e konkurrimit ka dhënë një ofertë krejtësisht të ndryshme nga oferta e miratuar e shitjes së aksioneve. CEZ kërkoi rritjen e çmimit të energjisë në masën 32 %, duke sjellë 11 miliardë lekë të ardhura në vit në favor të CEZ. Kjo ka sjellë një dëm prej 58 miliardë lekë.

Nuel Nik Kalaj rezulton se ishte personi që përcillte të gjitha kërkesat e CEZ tek institucionet shqiptare për favorizime të ndryshme. Me ndërhyrjen e Kalajt, ish-kryefinancieri Ridvan Bode del edhe garant i skemës së favorizimit të CEZ me anë të njohjes së rritjes së borxhit të keq nga 4 për qind në 16.85 për qind. Me shkresën Nr. 4512 / 3, datë 5. 04. 2012, Ridvan Bode mbështet Entin Rregullator të Energjisë për t’i njohur rritjen e borxhit të keq CEZ, në kundërshtim me dy vendime qeverie.

Pasojat financiare nga rivlerësimi i borxhit të keq për periudhën 31.12.2007-31.05.2009, sipas deklaratës rregullatore, kanë qenë 13 miliardë, 603 milionë, 704 156 lekë, ose e thënë ndryshe, rreth 110 milionë dollarë, me vlerën aktuale të shkëmbimit të valutor.

Dëmi i shkaktuar nga ngritja e çmimit në pakicë 2010-2014 vendimi i ERE-s nr. 100, datë 15.02.2010, çmimi mesatar rritet nga 8,45 në 9,53 lekë, është 200 milionë dollarë.

Dëmi i shkaktuar nga kompensim, diferencë tarifë shitjeje energjie për vitin 2009 është 379 milionë lekë.

Dëmi i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitin 2011, për efekt të ndryshimit të humbjeve nga 32% në 34,65%, është 2 miliardë, 871 milionë, 232 mijë e 945 lekë, ose 22 milionë dollarë.

Dëmi i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë për vitet 2012-2014, për efekt të rritjes së borxhit të keq, nga 14% në 16,85% është 8 milionë dollarë.

Dëmi i shkaktuar për efekte të rregullimit të çmimit të marrëveshjes është rreth 12 milionë dollarë.

Dëmi i shkaktuar për falje të detyrimeve, kredi afatgjate me anë të një VKM-je që ju keni marrë në vitin 2009, shkon diku te 50 milionë dollarë.

Janë përfshirë në proces negocimi të personave të palicencuar, me kontrata negocimi vetëm me kompaninë CEZ sikurse është rasti i shtetasit Nuel Nik Kalaj. Veprimet e tyre kanë ndikuar në vendimmarrjen e institucioneve publike në dëm të interesave të shtetit shqiptar dhe në dobi të interesave të kompanisë CEZ.

Edhe në periudhën fundore te heqjes së licencës së CEZ janë gjetur plot shkelje që kanë të bëjnë me sjelljen e institucioneve shqiptare në favor të CEZ. Mos veprimi i strukturave përkatëse pas heqjes së licencës, duke mos vlerësuar asetet e CEZ, mosveprimi i fillimit të procedurave të shpronësimit të aksioneve dhe mos ndërmarrja e verimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar, kanë dëmtuar rëndë pozitat e shtetit shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar, filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Dosja ‘CEZ’, shkeljet që fundosin tre ish-ministra të Sali Berishës”

  1. Saliu says:

    Tani pritet reagimi i ashper i “ujit me kos” qeka te gjithe te drejten e ligjit qe te filloje proceduren per te rrasur brenda katunarin ridvan bole familjen e kurvave vikshi dhe fytyre shemtuarin me gunga rruli.

  2. Qytetari says:

    Po mire e keni ju,po pse nuk dilni aty pepara cadres ne nje distance qe te mos keni lidhje me ata qelbesirat qe shkojne aty. Nxirini me foto e me filmime te gjitha poshtersite qe kane bere keta,qe dhe populli te bindet akoma me shume,se me cfar ndyresirash kemi patur ne udheheqje, qe te bindet populli akoma me shume.

  3. Kurvat e SHQUP-it says:

    Keta tre Ministra grabitqare nuk qenkan per burg por bashke me Saliun dhe Shkerdhenin te varen tek “Pazari i Ri” i inaguruar sot diten e e veres, para markates se Mishit dhe Peshkut (Peshka-qeneve).

  4. Labi says:

    Genc Ruli prit dhe pak se do te futet rruli

  5. albaniafirst says:

    Ka qene qe ne fillim te veprimtarise se vet qe PD ka bere privatizime te dyshimta dhe korruptive. Kujtoni privatizimin e bujshem te Uzines se Kromit ne Elbasan nga kompania e falimentuar italiane DARFO. Qeveria e Aleksander Meksit, jo vetem qe ja dha falas kete uzine italianeve, por maskaralleku me I madh ishte fiksimi cmimit te energjise elektrike ne 5 cent/kwh me vendim parlamenti. Ky ishte nje rast I pa precedent ne historine e biznesit, kur parlamenti I nje vendi merr nje vendim qe te caktoje cmimin e energjise elektrike qe nje kompani private (KESH) me kapital publik duhet ti shiste nje kompanie tjeter private te huaj. Ky vendim I parlamentit shqiptar u be me nje kohezgjatje prej 5 vjetesh. Me kujtohet se pas nenshkrimit te kontrates, qe u be ne fshehtesi te plote, I kam thene Ministrit te asaj kohe Abdyl Xhaja se po ja jepnin perlen e kromit shqiptar italianeve per 5 aspra, se DARFO ishte kompani e falimentuar dhe se ato do mbanin koncesionin per sa kohe qe cmimi energjise do qendronte 5cent/kwh. Pas kesaj ata do largoheshin, gje qe edhe ndodhi ekzaktesisht sic e parashikova. Ministri mu pergjegj se e kisha gabim se ajo kompani ishte shume e fuqishme e bla e bla e bla. C’ti thoje me shume atij palo ministri qe s’dinte me shume se c’i thonin shefat e tij. Ne ate kohe, Meksi ka marre nje cante me 500 mije dollare nga Eduart Belegu, qe nga refugjat ne Breshia (ku jetonin dhe drejtuesit kryesore te DARFO-s, si Banzato, A. Zecha apo Mario Apolon) u katapultua perfaqesues I italianeve ne Tirane. Me vone Belegu u zhduk dhe askush nuk e di se ku gjendet sot.
    Demi ekonomik qe ju be industries se kromit ne vend ishte I pallogaritshem, por po ashtu nje dem ju be edhe KESH-it. Vetem dy vjet me vone, cmimi I blerjes se energjise nga KESH arriti ne 33 dollare/Mwat dhe DARFO-s I jepej me 5 cent/kwh. Ne ate kohe 1 dollar konvertohej ne 140 leke te reja.
    Por krimi me I madh qe ka bere PD-ja eshte shkaterrimi I industries qe u ngrit me djersen e shqiptareve qe punuan per 50 e ca vjet per nje cope buke. Ne vend qe te ruhej dhe te privatizohej kjo industri u shkaterrua nen sloganin e “Terapise se shokut” apo “Cekut te bardhe” qe inicioi Gramoz Pashko, nje injorant I ekonomise. Vendet e tjera te lindjes, ne ndryshim nga ne, I ruajten dhe I modernizuan fabrikat e tyre, ose I mbyllen, por pa I shkaterruar e kanibalizuar sic u be tek ne. Vetem skrapi qe u shit ne Mal te Zi, beri qe makineri e pajisje te shtrenjta te shiteshin per nje cope buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *