Erdogan: I njohim holandezët, përgjegjës për masakrën e Sebrenicës

14 Mars 2017, 17:13Bota TEMA

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan vazhdon sulmet ndaj Holandës.

“I njohim holandezët që nga koha e masakrës së Srebrenicës. E dimë që nga koha e ekzekutimit të 8 mijë boshnjakëve, se çfarë karakteri të kalbur kanë këta njerëz. Holanda është përgjegjëse për masakrën më të rëndë, që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”, tha kreu i shtetit turk.

Erdogan iu referua batalionit holandez të “helmetave blu”, i cili nuk e ndaloi vrasjen e mijëra djemve dhe burrave myslimanë nga forcat serbo-boshnjake në Srebrenicën e vitit 1995.

Gjithashtu, Ankaraja hodhi poshtë thirrjet e zyrtarëve të lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, për të treguar vetëpërmbajtje.

1 komente në “Erdogan: I njohim holandezët, përgjegjës për masakrën e Sebrenicës”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    madje tulipanet vrane edhe tourkocamet………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje