Gjermania rregulla të forta për median online, gjoba “të kripura” për lajmet e rreme

Në Gjermani, kompanitë e rrjeteve sociale mund të përballen me gjoba deri në 50 milionë euro, nëse nuk përgënjeshtrojnë në kohën e duhur lajmet e reme apo nuk heqin përmbajtien e jashtëligjme.
Sipas një projektligji të hartuar nga Ministria e Drejtësisë ne Gjermani, synohet vendosja e gjobave si pjesë e përpjekjeve për të mbikëqyrur lajmet e trilluara dhe publikimet dashakeqe.

 

Ministri Heiko Maas, mësohet të ketë thënë  se përpjekjet vullnetare të rrjeteve sociale për të zgjidhur këtë problem nuk kanë qenë të mjaftueshme deri më tani.

Deri më tani, apropozimi aktual kërkon nga faqet “online” që të ofrojnë linja ndihmëse 24 orë në 24, si dhe të fshijnë përmbajtjet e raportuara brenda 7 ditësh.

Siç bëhet e ditur, projektligji i propozuar u kërkon rrjeteve të punojnë me staf të kompletuar, me sisteme raportuese për çdo orë dhe të emërojnë një person përgjegjës për trajtimin e ankesave. Ky person mund të përballet me një gjobë individuale deri në 5 milionë euro, nëse kompanitë shkelin ligjet që mbikëqyrin publikimin e materialeve.

Ndërkohë rrjetet sociale si “Tëitter” dhe “Facebook” po përmirësoheshin në trajtimin e përmbajtjeve të paligjshme, vlerësoi Maas, por që të dyja këto kanë ende shumë punë për të bërë.

Më tej Maas deklaroi  se ligji mund të aplikohet edhe ndaj artikujve të ashtuquajtur “fake neës”, nëse rezulton që të jenë gojëlëshuar, diskreditues apo shpifës.

Racizmi dhe urrejtja besohen të jenë bërë mbizotëruese në mediet sociale në Gjermani pas mbërritjes së një numri tejet të madh refugjatësh në vitin 2015.

Sipas mediave gjermane çdo përmbajtje që është “qartësisht kriminale” duhet të hiqet brenda 24 orësh, sipas kushteve të vendosura në projektligj. Nëse pas një hetimi rezulton që përmbajtja të jetë kriminale, atëherë ajo duhet të hiqet brenda 7 ditëve. Njerëzit që publikojnë përmbajtje ilegale duhet të informohen mbi fshirjen e tyre.

“Facebook” nuk komentoi drejtpërdrejt propozimin e këtij ligji, por tha se testimet që ka kryer tregojnë se rrjeti social ka hequr një përqindje më të madhe të përmbajtjeve të paligjshme, nga sa pretendon ministri gjerman i Drejtësisë. Rrjeti social tha se pritet të punësojë rreth 700 persona në Berlin deri në fund të këtij viti për t’u angazhuar në përpjekjet për të shqyrtuar materialet e raportuara.

Gjithsesi, shoqata e tregtisë dixhitale, “Bitkom” e ka kritikuar këtë projektligj. Duke folur për “Financial Times”, ajo tha se kërkesa për të hequr materialet brenda 24 orësh në faqe që kanë mbi një miliard postime në ditë është “krejtësisht e pamundur për t’u zbatuar në aspektin operacional”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X