Granit Xhaka drejt rikthimit në Bundesligë tek Bayerni i Mynihut

Granit Xhaka mund të rikthehet në Bundesligë gjatë merkatos së verës.

Sipas të përditshmes “The Sun”, mesfushori me orgjinë shqiptare nuk ka bindur me paraqitjet e deritanishme në Londër dhe ka gjasa që të largohet nga “topiçinjtë”.

Ekipi që ka shfaqur interes për Granit Xhakën është ekipi i Bayernit të Mynihut.

Ky lajm është konfirmuar dhe nga ish trajneri i zvicrës Ottmar Hitzfeld i cili është shprehur.

“Bavaria e ka Xhaka në radar. Xhaka është gjithmonë një temë e bisedës për klubet e mëdha dhe zhvillimi i tij ende nuk ka përfunduar”, ka deklaruar për Bild ish-trajneri i Bayernit.

Xhaka u transferua tek ekipi i Arsenalit nga Borussia Mönchengladbach për 45 milionë euro.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *