Ish kryeministri malazez Gjukanoviç: Rusia kërkon ta shkatërrojë Ballkanin

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ketë më shumë vëmendje në Ballkan, pasi Rusia ka për qëllim që ta shkatërrojë atë.

Gjukanoviç në një intervistë për agjencinë “Associated Press” deklaroi: “Moska është përfshirë në një lloj lufte kundër Evropës dhe po kërcënon ekzistencën e Bashkimit Evropian”.

Ai u largua nga posti i kryeministrit pas grusht-shtetit të dyshuar në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Prokurorët në Mal të Zi kanë akuzuar Rusinë për organizimin e grusht-shtetit në ditën e zgjedhjeve, ku përfshihej edhe plani për të vrarë Gjukanoviçin.

Rusia ka hedhur poshtë këto pretendime.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *