Klubi i Tiranës sqaron çështjen e Afrim Takut

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Klubi i Tiranës ka sqaruar çështjen e mesfushorit Afrim Taku, i cili ka pasur një përplasje me trajnerin e skuadrës Mirel Josa.

Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi bardheblu thekson se lojtari ka thyer rregulloren e klubit pas një komunikimi jo korrekt me Josën.

Pas kësaj përplasje klubi i Tiranës njofton se ditët në vijim do të merren masa ndaj lojtarit.

Postimi i plotë i Tiranës.

​ ÇESHTJA TAKU

Afrim Taku per shkak te sjelljes aspak korrekte eshte perjashtuar dje nga seanca stervitore. Futbollisti ka thyer rregulloren e brendshme te klubit duke mos u treguar aspak korrekt ne komunikimin me trajnerin Mirel Josa para se te niste stervitja. Taku ka kerkuar shpjegime per arsyet qe sollen zevendesimin e tij nga loja dhe eshte shprehur se nuk e pranon nje gje te tille. Pas ketij komunikimi aspak korrekt, lojtarit i eshte kerkuar nga stafi teknik te mos stervitet. Klubi do te marre neser masa per gjithcka ka ndodhur pasi te zhvillohet nje takim me lojtarin.

 

                                                 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Klubi i Tiranës sqaron çështjen e Afrim Takut”

  1. Tirona says:

    perzejeni nje vit nga skuadra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *