Kriza në Maqedoni, Parlamenti Evropian shtyn raportin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Parlamenti Evropian vendosi të shtyjë seancën plenare mbi progres- raportin për Maqedoninë, të planifikuar të mbahej këtë javë.

Eurodeputetët vendosën që votimi të mos kryhej është kriza e tejzgjatur politike që ka kapluar vendin.

Dokumenti mbi përparimin e vendit përfshin ndër të tjera dhe rekomandimin për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Radio Evropa e Lirë sqaron ndërkohë se Lidhja Social Demokrate po zhvillon bisedime me partitë politike shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit , i cili me gjasë, mund të mblidhet këtë javë. Edhe Lëvizja Besa është në pritje të marrjes së nismës për zhbllokimin e Parlamentit.

Njohësit e çështjeve politike mendojnë se në situatën kur kreu i shtetit refuzon të japë mandatin e krijimit të qeverisë, nuk duhet humbur kohë, por duhet zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit duke reflektuar shumicën parlamentare, që erdhi si rezultat i zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *