Polici nga Fieri i shkruan Saimir Tahirit: Atë që na bëtë ju….

14 Mars 2017, 12:09Politika TEMA

Saimir Tahiri, pavarësisht akuzave dhe sulmeve të opozitës, duket shumë i vlerësuar nga ana e punonjësve të policisë.

Kjo u pa edhe gjatë këtyre dy ditëve të fundit, ku ata organizuan edhe një pritje për të.

Por, një punonjës policie i Fierit ka shkuar edhe më larg.

Ai ka shkruajtur një letër, e cila është publikuar nga Drejtoria e Policisë së Fierit.

Ja çfarë shkruan ai:

“Ministër Tahiri,

Në një nga takimet që bëtë ju me punonjësit e policisë të Qarkut tonë, na u drejtuat me një batutë ” Eh sa Ministra keni kaluar në profesionin tuaj ju”.

Është e vërtetë, kemi kaluar shumë Ministra.

Midis nesh ka punonjës policie me një karrierë 40 vjeçare, por ka dhe punonjës policie shumë të rinj, djem e vajza që kanë rreth një vit pune.

Ne jemi punonjës policie që jemi përballur me ndërrime sistemesh, me prishje masive të rendit e sigurisë, me ngjarje kriminale të rënda etj; por situatat më të vështira për ne kanë qenë kur na përbaltnin, na fyenin, na demotivonin apo nuk mendonin për ne dhe familjet tona.

Ndaj ne, ne radhën e Ministrave që kemi parë po ju veçojmë Ju dhe me shumë mirënjohje ju themi FALEMINDERIT.

Ju falënderojmë sepse edhe ne kemi arsye për të qenë krenarë për atë kohë që punuam me ju.

Sepse punën tonë të mundimshme ju e bëtë me fisnike, më qytetare, e çliruat nga muret e larta ngjyre gri dhe e hapet për ne dhe publikun.

Tashmë qytetarët priten, dëgjohen me kujdes në zyrat tona dinjitoze nga vajza të qeshura e plot etikë, larg katrorëve të sporteleve me xhama të thyer e vrazhdësisë të atij që mundohej të të dëgjonte.

Ne punonjësve të policisë me pasion për profesionin ju na rinuat me shumë djem e vajza, na veshët bukur, na hapet shkollën e mbyllur prej vitesh, na mbështetët financiarisht, ndaj sot ndihemi dinjitozë në detyrën tonë për t’i shërbyer qytetarëve.

Po, vërtetë kemi kaluar shumë Ministra, por Ju do t’ju mbajmë mend si të vetmin qe u bë njëri prej nesh, na dëgjuat për shumë halle, na uruat për shumë gëzime dhe na vlerësuat për punën e vështirë.

Faleminderit Ministër TAHIRI”.   

12 komente në “Polici nga Fieri i shkruan Saimir Tahirit: Atë që na bëtë ju….”

  1. Take Floriri says:

    Bravo Polici i depolitizuar ne Rilindjen e madherishme te kohes se Rames e Metes.


    Tahiri gezon respekt se e mposhti Lazaratin per ta ngritur ate gjetke ne Shqiperi. Gjithashtu ka merite se i sherbeu Partise besnikerisht ne rolin e Ministrit te depolitizuar.
    Se fundi, ta bejme Tahirin Kryeminister se eshte Sunit trim dhe jo kaur frikacak si Edvin Rama.

  2. muhamed tabaku says:

    Mendoj se jane bere gjera te mira ne Policine e Sjlhtetit. Kjo eshte metite e trupes se polivise por nuk vecohet as puna e Saimir Tahirit.

  3. Fieraku says:

    U be njeri prej jush Tahiri ? Sa akuze e holle per ish ministrin ! Policia e Fierit eshte nje nga qarqet me te korruptuara . Keni lene tonelata me hashash te mbillen dhe te shiten pa asnje problem . Keni futur fukarej ne burg se nuk kane patur patente per motor 50 kubik etj etj . Ca rroli ka patur ish ministri ne punen tuaj , ate te hashashit apo burgosjen e fukarejve , meqenese ka qene njeri prej jush ???

  4. Spartaku says:

    Bravo! Nje vleresim Real.Tahiri si minister ka punuar me mire nga te gjithe ministrat qe kaluar.Urime me te perzemerta zotit Tahiri.

  5. fati says:

    cheap propaganda – metode gebelsiane

  6. DETARI Atlantidhes @ says:

    fantastike !

  7. a says:

    Ky artikull me kujton propaganten Komuniste, levdata, auto levdata, levdata kolegesh, levdata te sajuara…..propagand Komuniste, ne te gjithe madheshtin e saje.
    O popull mos u beni Bageti…punen e tije beri Tahiri (per ate qe paguhej, me Para, me Pozit, me Karier, me Koncesione, me Rushfete..) dhe asgje me teper, c’do gje qe ka bere i ka bere duke u shitur te Neo-Otomanistet e Erdoganit, me Fonde dhe Ndihma direkt nga Turqia, per fuqizimin e Pushtetit te Ed ebu Ramyt.
    Tahiri nuk ka bere asgje me shume nga ato qe bejne gjithe ministrat ne nje Demokraci europiane, dhe populli Ju thote me protesta….”me shume, me shume, me shume”…dhe jo si ne Albanistan…o levdata o plumbin Ballit.
    Mos Harroni Chorchillin, shpetoj Anglin nga Nazizmi dhe populli Anglez e dergoj 4 vjecarin tjeter ne “shtepi”, mos harroni zhvillimin Maramendes te Gjermanis, Frances, Italis…..qe pas shkaterimit Total u bene Superfuqi per 15 vjet.
    Jemi mesuar me hapa Breshke dhe “hapat normal” na duken Sprint.

  8. Fat man says:

    Nje kopje t’ja kishe derguar Like Floririt, nje kolegut ruaj qe eshte ne Presidence Kapter Jarit, ne ne tek “Cadra e Krimit” Ambasadoreve te BE dhe nje Ambasadorit Lu.

  9. po says:

    – Po, po …
    shume e “Vertete”, Z.Tahairi nje nga ministrat me te mire te ketyre koherave …
    – Ceta-Veriore injorante PD-se, nje organizate hajdutesh, te korruptuar qe udhehiqen me “kanunore veriore” e shakterruan dhe degjeneruan per 25 vjet rendin dhe sot kerkojne me “cadra kampingjesh” ku pihet birra dhe haen pica … qellimisht duan te pengojne “VETINGUN” kur 90% e popullit (pervec verioreve) e kerkojne urgjentisht ….

    – Dita VETINGUT po vjen … keta qe 25 vjet e vodhen dhe mashtruan popullin do shkojne ne burg …

  10. Peco says:

    Nuk besoj se eshte ndonje polic qe e ka shkruar kete. Rralle shkruan kaq bukur qeni per te zotin. Ndonse mund te jete thellesisht besnik, Te shkruash, teknikish eshte nje gje mjafte e veshtire. Eshte per kete arsye qe Majakovski, i lidhur profesionalisht me shkrimin, si poet qe ishte, per policet thote:”policia eshte pamje e bythes”. Natyrisht, me kete ai desh te thosh se ata merren me pjesen me te erret te shoqerise njerezore dhe nuk ju del kohe te merren me njohjen dhe persosjen e teknikave te shkrimit. Ndaj, them, se ndonje kalemxhi i Komitetit te PS ne “Fier t’math” duhet ta kete shkruajtur kete. Dhe ne fund, per korrektese, polici duhej ta vendoste emrin si autor i shkrimit.
    Zoti Tahiri me te vertete ka punuar mire. Ndaj mos e fyeni me te tilla gjera. Nuk eshte pak edhe ajo, qe e flaken si lecke topi.

  11. duno says:

    Qenkan shendruar policet poet ne keto kohe prozaike . Me sa duket i ka bere te tille gjelberimi dhe aroma e hashashit qe ka mbuluar Shqiperine . Ka te drejte polici , Ku ta gjeshe nje minister qe te lejon te punoshe me 20 % te fitimit te hashashit njesoj si kapiten Edvini me lejet e ndertimit ne bashkine e Tiranes . Dashte zoti qe kete leter ta lexoje edhe Edvini se do preket kaq shume sa do ta ktheje Sajen prap ne detyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje