Policia që nuk duam!

14 Mars 2017, 17:35Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Largimi i Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme, përveç tronditjes politike, shkaktoi edhe një “tronditje” tjetër: Atë të policisë.

Dje në televisione dhe portale transmetohej gjithë ditën, pritja “emocionuese” e punonjësve të policisë, që përcillnin me mallëngjim, atë që e konsideronin si “ministrin më të suksesshëm”.

Banderola, duartrokitje, ndonjë lot tek tuk, madje edhe një dron me fjalën “faleminderit”.

Drejtoria e Policisë së Fierit arriti deri aty, sa publikoi edhe letrën e një punonjësi policie, që tregonte se çfarë suksesesh kishte arritur Tahiri në këto vite si ministër.

Ma merr mendja që as vet Saimir Tahiri nuk e priste një përcjellje të tillë.

Vetëm se një show i tillë mund t’i shkonte për shtat një organizate politike, jo një institucioni të pavarur dhe të depolitizuar, siç është Policia e Shtetit.

Nën drejtimin e Tahirit, është e vërtetë që policia ka marrë një pamje më qytetare dhe më civile.

Ka fytyra të reja, të sjellshme dhe të komunikueshme, ndryshe nga dhuna dhe arroganca e mëparshme e punonjësve të policisë.

Ka dhe rritje të zbulueshmërisë së krimit (sipas statistikave të vet policisë) dhe sot është më e vështirë që policët të korruptohen, për shkak edhe të kamerave dhe kontrolleve.

Por është po aq e vërtetë, se shumë drejtues policie përfliten se kanë bashkëpunuar dhe janë paguar nga trafikantët e drogës, për të lejuar mbjelljen e qindra parcelave me hashash.

Disa prej tyre janë proceduar nga ana e Prokurorisë.

Është po aq e vërtetë se në këto vite kanë ndodhur disa vrasje tronditëse për shoqërinë, madje në mes të ditës dhe në mes të Tiranës.

Mjafton të përmendet këtu ajo e Artan Santos, vrasësit e të cilit ende sot e kësaj dite janë të lirë.

Dhe duket se nuk do të kapen kurrë!

Është po aq e vërtetë gjithashtu, që Policia e Shtetit mbetet ende e politizuar.

Vetë shfaqja e djeshme është një provë e kësaj gjëje.

Sa që nga fraza e famshme e Tahirit “policia që duam”, ajo u kthye në një polici që s’duam!

Se sa i suksesshëm qe Saimir Tahiri si ministër i Brendshëm, këtë do e vlerësojë koha.

Por largimi i tij tregoi të paktën një gjë, se policia ende nuk është çliruar nga vargonjtë politikë.

Gjë që ka pak gjasa të ndodhë edhe për shumë kohë!

13 komente në “Policia që nuk duam!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    O Bledi, po nuk u perlyet pak ne dicka me histori suksesi ne politike qe as vete politikanet nuk po ndjehen srrini ju. Si Sokol Balla qe do te intervistoj vetveten ne pranin e te ftuarve. Hajde merru vesh me ju…

  2. Ajet Delaj says:

    Zoterinj te nderuar e partiake te thekur ne radhet e polise se shtetit. Nese nisemi nga emri Policia e Shtetit Shqiptar pra nuk eshte policia e partise duket qarte qe te tere ata pjestare te policise se shtetit te depolitizuar qe demostrojne publikisht perkatesi partiake thjesht duhet te largohen nga radhet e policise per shkelje te statusit.
    Polici ka te drejte te demostroje para vetes ne kutine e votimit qe duhet te jete e fshehte perkatesine partiake, cdo demostrim tjeter eshte ne shkelje te statusit te depolitizimit qe nuk eshte realizuar ndonjehere se paku gjer tani dhe me cfare po shikojme as nen kete qeverisje , jo.
    Drejtori i pergjithshem i policise se shtetit qe eshte drejtuesi profesional i policise se shtetit apo ashtu duhet te jete duhet te konfirmoje para shqiptarve se policia eshte e shtetit dhe jo e pushtetit pasi keshtu po konfirmojne kerkesat e opozites .
    Madje keta pjestare te policise se shtetit duhet te nxirren nga policia me ceremoni duke i dhene nje mesim te mire te gjithe trupes se policise se policia eshte e shtetit. Ne e gjithe boten gabimi paguhet dhe nuk duhet te bejne perjashtim policet ne fjale duke perfshire edhe shefat e tyre.

  3. "horri i bulevardit" says:

    Jo Luman, por lumemadh, i fryre nga cadra e gabeleve te SHQUP-it, je more lumemadh mavrija.
    Pse bie pre e atij qe policet i ktheu ne vrases, qe kur sheh ate polici qe dje e la me breke neper kembe, i bien breket vete, kur sheh se si eshte shnderruar policia e shtetit sot.
    A e ke pare vehten si dukesh more lumemaadh, ke maarre ormen e nje pjeshke edhe zerin mundohesh ta hollosh, per tu dukur cun me edukate, shko ha mutrin rracionin e rraddhes tek salehu, more bir kurve.

  4. albaniafirst says:

    Artikull non sens.
    Policia do konsiderohej e politizuar po I thuri elozhe nje ministri ne detyre, por jo atij qe po iken. Ne fund te fundit edhe policet jane njerez dhe kane ndjenja qe I shprehin. E keqja eshte se ne nuk jemi mesuar me fjale mirenjohje kundrejt figurave politike. Te thena keto fjale kundrejt nje politikani qe largohet nga detyra, eshte nje shenje mirenjohje kundrejt atij personi qe I ka trajtuar vartesit e vet me respekt, gje kjo teper e rralle ne institucionet tona. Kam qene prezent ne nje mbledhje qeverie si I ftuar, kur K.Ministri I thirri njerit nga ministrat: “mbylle gojen mor idjot. S’degjon se po flas une?”. Keto sharje me lane pa mend. Zoti Tahiri, me respektin qe ka treguar per vartesit e vet, I ka detyruar ata qe ta admirojne. Eshte kjo figura e politikanit qe ne si popull duam te shohim te drejtojne institucionet tona dhe jo kafshet qe permenda me siper.

  5. arbereshi says:

    Cfar ka te politizuar ketu, dolen me banderola per ndonje force politike? ku eshte politizimi. Se i thane Saimirit faleminderit tregon manifestim politik?HAHAHAHAAAAA KOQE

  6. tomorri says:

    Koqe gomari,jo gazetar.Me gjej mua ti nje vend te Europes qe policia qenka totalishte e depolitizuare.Kujdes djalo se ajo qe thua ti eshte demagogji false. E vertete eshte ajo qe thote Sajmir Tahiri.

  7. Kadri Kadiu says:

    Pas 18 Qershorit, në Qeverinë Socialiste RAMA 2, SAIMIR TAHIRIN e duam ZV. Kryeministër.

  8. Epo kjo pune! says:

    nuk ka fare politizim por respekt per ministrin jo figuren politike se rriti steken, mos u lodhni kaq shume te gjeni gjilperen ne kashte. Tahiri krijoi modelin e ministrit efektiv dhe gjera kane marre per mire. Thuaj qe me kete hale politike qe kemi ne, shitet edhe ai qe punon… nje b… cadre e qelbur qe jane dore njerezish dhe krahason veten me Rumanine kur njereizt rrinin ne kembe ne te ftohte me dite e jave ndersa keta plehrat me kafe dhe raki me sobe…. pa kauze fare sepse paria e cadres eshte komplet WANTED… per krimet qe kane bere ne pushtet

  9. L leshi says:

    O luman i vogel harrove policine e berishes qe dilnin me dy gishtet perpjete ne mitingje apo qe ulerisnin per pd…ju gazetarucet shihni qimen ne syrin e tjetrit dhe jo traun ne syrin tuaj…..

  10. tironsi says:

    Kur nuk ka tema interesante, njeriu perpiqet te behet interesant me budallallaqe. Si puna e ketij shkrimit te dobet dhe idiot!
    O shoku, mos na merr kohen, dhe kujdes se mos behesh aq i dobet sa te na besh alergji qe nga emri autorit!

  11. lavdosh says:

    Ne fakt eshte e kunderta zoti Blendi. Te falenderosh dike kur iken eshte pjese e sjelljes qytetare dhe kjo duhet te jete kultura e komunikimit
    Mos u mundoni te beheni te me te zgjuarsecjeni dhe te hidhni gur, kritikoni cdo gje te mire ne kete vend

  12. rigoni says:

    Po c’yu desh more Lume-zi,c’tu desh qe I hape pune vetes. Ah mjere populli per keta gazetare injorante.
    Respekt per ish ministrin ,respect per keta police te mrekullueshem,qe nuk jane servile.
    Suksese Saimirit kudo qe te punoje! Ne hale [cader] Lumezinjte …..!

  13. gimmi says:

    Mendoj se eshte e drejte ajo qe shkruani.
    Ministri Tahiri ishte ne ate detyre jo si ekspert apo teknik ,por si politikan, pra perfaqesonte nje ngjyre te caktuar politike.
    Organet dhe instituzionet e ndryshme SHTETERORE duhet te jene dhe sidomos te DUKEN te paaneshme dhe te paorientuara politikisht.
    Eshte me se normale qe dhe policet te kene bindjet e tyre politike, simpati apo respekt per ate apo kete krah, por manifestimi i ketyre ndjenjave duhet te mos perzihet me funksionin apo detyre qe kryejne. Policia eshte e te gjitheve , jo vetem e disave…
    Mjafton te kujtojme “policet e Saliut”. Na dhimbnin syte kur i shihnim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje