Rama: Të papunët e vetëm, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar

14 Mars 2017, 14:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama uroi Ditën e Verës nga Elbasani dhe tha se të vetmit persona të papunë në Shqipëri duhet të jenë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Në një prononcim për mediat, kreu i ekzekutivit garantoi se do të punojnë edhe më shumë për të rritur ekonominë dhe punësimin.

Të gjithë shqiptarëve kudo ku janë i uroj Gëzuar, uroj sa më shumë mbarësi dhe i siguroj që ashtu siç po punojmë shumë fort për të transformuar qytetet tona, ashtu siç po punojmë shumë fort për të bërë shtet dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ashtu do të vazhdojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijuar më shumë mundësi për punësim për të gjithë.

Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e mbajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar”, tha Rama.

4 komente në “Rama: Të papunët e vetëm, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar”

  1. po says:

    – Bravo dhe Ju lumte Z.RAMA,
    populli (pervec verioreve) ju do te jeni edhe 4 vjet te tjera KRYEMINISTER me i sukseshem i Shqiperise.

  2. Klimax says:

    Mjaft me populizma dhe erdoganizma, Rama!
    Do ishte gjysma e se keqes ne qoftese vetem gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar mbajne peng Shqiperine. Fatkeqesisht peng kete vend nuk e mbajne vetem ata, por te gjithe Ju, politika, administrata shteterore dhe zinxhiri i korrupsionit i kudo-ndodhur vazhdon deri ne cdo mardhenie e qelize te shoqerine shqiptare! Dhe sigurisht edhe ti, “rilindasi” Rama, je hallke e zinxhirit te korrupsionit!
    Mos na u beni edhe Jezu Krishti!!!!

  3. Soni says:

    KAVALIERI, RAMA.!!!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje