Reformat e aplikuara, BB shpërblen Shqipërisë me 100 milionë dollarë kredi

Banka Botërore ka vendosur t’i japë Shqipërisë 100 milionë dollarë kredi si mbështetje buxhetore, sepse vendi përmbushi 10 kushte për fuqizimin e sistemit financiar.

“Këto masa do të krijojnë mjedisin e duhur që institucionet bankare dhe jobankare të zgjerojnë kreditimin ndaj sektorit privat, e kjo si rrjedhojë do të jetë një shtysë për rritjen ekonomike”, thotë BB.

Pjesë e kushteve ishin miratimi i ligjit të ri për falimentin, atij për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka si dhe ndryshimet në kodin e procedurave civile. Këto masa pritet të ulin më tej kreditë e këqija dhe shmangin krizat e mundshme bankare.

“Këto reforma jo vetëm që zbusin rreziqet me të cilat ballafaqohet sektori bankar, por sjellin përfitime afatgjata për bizneset dhe veprimtarinë e kreditimit”, thuhet më tej.

Por veç sektorit bankar, pjesë e kushteve kanë qenë edhe miratimi i ligjeve që forcojnë mbikqyrjen e fondeve të investimeve për të garantuar kursimet e qytetarëve, por edhe disiplinimi i shoqërive të kursim kreditit, të cilat nga 140 që ishin janë reduktuar në më pak se 20 duke u bërë më të sigurta.

Sipas Bankës Botërore, forcimi i sistemit financiar është kritik, për të ulur rreziqet për ekonominë, por edhe për të mbështetur rritjen e shpejtë të saj.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Reformat e aplikuara, BB shpërblen Shqipërisë me 100 milionë dollarë kredi”

  1. po says:

    – Ky eshte sukses i rradhes dhe ju lumte Z.RAMA … Eshte merita juaj si politikani me i sukseshem i koherave … e keni “hallall” edhe 4 vjet te tjera si KRYEMINISTER i Shqiperise.

  2. Po u be Basha Krieminister, sdo le pa i vene doren ketyre dollareve, ashtu si rruges se Kombit! hahahahaha , vetem ne enderr o dallkauk do behesh KRIEMINISTER, ne burg, Kriieminiistriii i qelise ku do fusesh ate byth pederasti…harram ti, femijet e tu, salih krimineli e femijet e tij cdo vjedhje vrasje qe keni bere o kriminele. Zoti ndeshkofte rende ato qe rrine me ju ne cader, familjet e tyre e pesofshin keq nga zoti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *