Rrëfimi i vajzës nga Korça: Si më përdhunoi e më la shtatzënë djali i tezes. Por ajo që zbulohet më pas është shokuese…

14 Mars 2017, 11:24Politika TEMA

Një hetim për marrëdhënie seksuale me dhunë mes kushërinjve zbuloi një histori dashurie mes dy të rinjve, të cilët tentuan t’ia fshihnin të vërtetën familjeve të tyre.

Vajza me iniciale K.S. dhe djali i tezes së saj, shtetasi me iniciale L.L., të dy adoleshentë nga fshati Gjonomadh i Korçës kanë pasur një raport intim sekret me njëri-tjetrin, i cili është finalizuar me lindjen e një fëmije (vajzë) në vitin 2016, raporton GSH.al

Ky është përfundimi i hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Korçës, të nisura pas kallëzimit që shtetasja K.S. dhe familjarët e saj dorëzuan në polici kundër shtetasit L.L., për “marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Në korrik 2016, shtetasja K.S. e datëlindjes 1999 u paraqit në Komisariatin e Policisë së Korçës, ku kallëzoi djalin e tezes së saj, L.L. për marrëdhënie seksuale me dhunë, si pasojë e të cilës ajo kishte mbetur shtatzënë.

Në kohën e kallëzimit, vajza ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe deri në atë kohë, ajo nuk ua kishte treguar prindërve të saj këtë fakt.

Pas referimit të rastit nga ana e policisë, Prokuroria e Korçës nisi hetimet për të faktuar pretendimet e vajzës.

Por, pas të gjitha veprimeve hetimore, prokuroria vendosi pushimin e hetimit në janar 2017, pasi rezultoi se dy të rinjtë kishin pasur një marrëdhënie dashurore disamujore, nga e cila lindi edhe fëmija.

Para prokurorit, dy të rinjtë kanë pranuar faktin se në dhjetor 2015 kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Por, ata kanë prezantuar versione të ndryshme për këtë moment.

Vajza K.S. ka deklaruar se ajo është përdhunuar nga kushëriri në shtëpinë e saj, në kohën kur prindërit ishin në gjumë.

Ajo tha se nuk ka bërë zhurmë, pasi ishte e hutuar.

Gjithashtu, ajo ka dhënë edhe shpjegim se përse e kallëzoi ngjarjen 8 muaj me vonesë.

Sipas K.S., ajo kishte frikë që të denonconte përdhunimin, pasi kushëriri i saj e kishte kërcënuar.

Vajza ka deklaruar se, pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, ajo nuk kishte komunikuar asnjëherë në telefon me kushëririn L.L.

Version tërësisht tjetër ka deklaruar shtetasi L.L.

Ai ka deklaruar se është joshur nga kushërira e tij për të kryer marrëdhënie seksuale dhe se ata kanë pasur raport intim vetëm njëherë e më tej nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Në funksion të hetimit, Prokuroria e Korçës ka marrë tabulatet telefonike.

Nga këqyrja e tyre ka rezultuar se ndërmjet dy të rinjve ka pasur komunikime të shpeshta telefonike dhe me mesazhe, si para ashtu edhe pas ditës ku të dy deklarojnë se kanë pasur raport fizik.

Komunikimet janë thuajse të përditshme dhe në çdo orë të ditës dhe natës.

Para këtij fakti, vajza ka pranuar se ka komunikuar me L.L., ku i kërkonte që t’u tregonte familjarëve të saj përsa i kishte ndodhur.

Ndërsa djali vijonte të pretendonte se këto komunikime kanë qenë në kuadër të marrëdhënies dashurore.

Për të krijuar një ide sa më të plotë mbi ngjarjen, Prokuroria e Korçës ka pyetur disa persona, të cilët mendohet se kanë dijeni mbi raportin ndërmjet kushërinjve K.S. dhe L.L.

Në bazë të këtyre deklarimeve është zbuluar e vërteta e “përdhunimit”, e cila në fakt rezultoi një idil i fshehur adoleshentësh.

K.S dhe L.L. kanë pasur një marrëdhënie thuajse të konsoliduar dashurie, e cila ka zgjatur rreth një vit.

Gjatë kësaj kohe, vajza K.S. ka provuar që të krijojë lidhje me meshkuj të tjerë, me të cilët ka krijuar raporte intime disamujore.

Nga ana tjetër, K.S. ka njohur kushëririn e saj, L.L. me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën më pas u martua.

Por, pavarësisht këtyre lidhjeve paralele, dy kushërinjtë vijonin të frekuentonin njëri-tjetrin.

Historia ndërmjet tyre ka vijuar normalisht deri në momentin kur bashkëshortja e L.L. mbeti shtatzënë dhe ky i fundit vendosi të ndërpriste marrëdhënien me kushërirën e tij.

Kjo e fundit, e cila kishte mbetur shtatzënë pak kohë para bashkëshortes së L.L., u gjend para faktit se duhej të justifikonte gjendjen e saj shëndetësore.

Ajo u deklaroi prindërve të saj se ishte shtatzënë dhe se fëmija ishte fryt i përdhunimit që i kishte bërë djali i tezës, L.L.

Sapo mësuan këtë version të vajzës, prindërit e saj trokitën në derën e familjes së L.L., duke i kërcënuar se do të hakmerreshin për dhunimin seksual ndaj vajzës së tyre. L.L. është munduar të sqarojë pozicionin e tij, por ka hasur në rezistencën e prindërve të vajzës.

Për këtë arsye, ai është paraqitur në Komisariatin e Policisë, ku ka kallëzuar kërcënimin ndaj tij dhe prindërve të tij. Në të njëjtën kohë, familjarët e vajzës kanë bërë kallëzim për “marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Pas rreth 10 muajsh hetim, Prokuroria e Korçës zhvilloi hetime mbi këtë ngjarje, e cila në bazë të versionit fillestar dukej shumë e rëndë. Por, në fund rezultoi se ishte vetëm një histori pasioni e dy adoleshentëve në fshatin e thellë Gjonomadh të Korçës.

2 komente në “Rrëfimi i vajzës nga Korça: Si më përdhunoi e më la shtatzënë djali i tezes. Por ajo që zbulohet më pas është shokuese…”

  1. LORA says:

    Dava dhjaksash katunare,qe e kane ne gjak kafsherine.
    Keshtu do te vijojne te jen edhe frytet e tyre.

  2. loni says:

    Bravo prokuroria qe ka zbuluar te verteten ,kjo eshte prokuroria dhe policia qe duam ,ky quhet shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje