Rusia ndërhyn në punët e Shqipërisë? Basha informon ambasadorin Karpushin për situatën politike

14 Mars 2017, 18:31Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha në kulmin e protestës kundër qeverisë përmes çadrës së ngritur afër kryeministrisë priti sot në selinë e Partisë Demokratike ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandër Karpushin.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, thuhet se “gjatë takimit Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend”.

Burimet bëjnë me dije se Basha nuk ka munguar të shprehet edhe në lidhje me arritjen e realizuar në protestën kundër qeverisë.

Karpushin nga ana e tij nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qendron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Basha dhe Karpushin shkembyen opinione edhe mbi zhvillimet në rajon.

Basha theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni përmes aplikimit të dygjuhësisë nga Federata Ruse do të rihapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale.

Ambasadori Karpushin theksoi se Federata Ruse vlerëson se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të rritur bashkëpunimin ekonomik pragmatik mes dy vendeve tona dhe shpreson se në të ardhmen të punohet për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi.

Karpushin shprehu besimin se një impuls të fortë shkëmbimeve dypaleshe ekonomike do t’i japë takimi në muajin prill në Tiranë i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-­Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-­Shkencor, si dhe sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni qe pritet të mbahet ne vjeshtë, kur të formohet qeveria e re shqiptare.

Basha dhe ambasadori Karpushin vlerësuan si konstruktiv një komunikim të tillë dhe vlerësuan se pikëpamjet e ndryshme në disa çështje nuk duhet të pengojnë përpjekjet për të eksploruar fusha të bashkëpunimit reciprok.

28 komente në “Rusia ndërhyn në punët e Shqipërisë? Basha informon ambasadorin Karpushin për situatën politike”

  1. Tema says:

    Prokuroria e Tiranes ka te drejte ti heq Bashes te drejten per te ekzercuar per dy vite funksion publik., pas çmenduris me thirrje per rebelizem kundra vendit.

    1. Adami says:

      Kjo tregonte qartesisht se Basha ka qene dhe eshte nje agjent spiun Serbo-Rus.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Te puth halla ne dy faqet.. Per te dy..

  3. Left but Right says:

    Por sigurisht. Do veje tek kumbaret qe e sollen ne politik. Ky bashke me Salem duhen zhdukur njehere e mire. Pastaj Ilir Meta

  4. teuta says:

    kur te perdhunon ambasadori amerikon, rusia te duket se fut hundet!

  5. teuta says:

    kur te perdhunon ambasadori amerikon, rusia te duket se fut hundet!!!

  6. teuta says:

    kur te perdhunon ambasadori amerikon, rusia te duket se fut hundet!!!!!

  7. teuta says:

    kur te perdhunon ambasadori amerikon, rusia te duket se fut hundet!!!!!!

    1. L leshi says:

      Po pse moj xhane kur te perdhunoje moj zeze, kjo tregon q3 ju kurvave te shqiperise cdo fjale e USA ju duket perdhunim..rrace e ndyre shko e q…. me kinez…

  8. Epo kjo pune! says:

    po c’ne takon kopukun qe ka celsat e cadres vetem ne dore apo po i jep porosirat e rastit sepse helbete, serbi rusi ne nje linje jane.

  9. kuq e zi says:

    pd-serbi-rusi
    a eshte i vetedijshem basha ne cilin aks po e con pd-ne
    karpushin nuk nderhyn ne punet e mbrenshme por gjysmen e popullit shqiptar e don nen shkja
    te flasesh me ambasadorin rus ne tirane per arritjet e protestes dmth qe perendimi te ka bojkotuar 1000%
    lulka nese nuk miqsohet me perendimin ben mire te ike para se te shkaterroje opoziten sepse nje vend pa opozite ka mbaruar

  10. erzen says:

    Me siguri në takim Basha i ka premtuar ambasadorit që t’a bëjë Shqipërinë demokratike si Rusia.

  11. Lungara says:

    Fitore e madhe e diplomacise Ruse -ylli ne ngjitje Lule Basha , paska denjuar te takojë Ambasadorin e Federatës Ruse !
    Vizionar i madh paska qenë ky Luli , fat I madh për vendin !

  12. Bardhi Tolabi says:

    Ajo qe ben pershtypje prej ketij takimi eshte:
    Perse ky takim i vacante me ambasadorin Rus,pikerisht mbas dy drekeve te shtruara me ambasadore te ndryshem kryesisht antare te BE?
    Perse nuk u ftua dhe ky ne ato dreka,por ju rezervua nje takim i vecante?
    Cili eshte vendi,sipas Lulushes,qe gezon partneritetin strategjik me ne,Amerika,BE-ja apo Rusia?
    Ne keto memente “kritike” per vendin,gjithmone sipas Lulushes,me ke duhet konsultuar per “zgjidhjen” e situates,me keta,apo me Rusine,qendrimet e se ciles nuk jane dashamirese sa duken ndaj Shqiptareve,sepse nuk e njohin Kosoven,apo per Lulushen nuk ka rendesi Kosova?
    Me keto qendrime te tij,ne keto dite “krize”,perseri sipas Lulushes,cili do te jete orientimi i “qeverise” te neserme,qe enderon Lulushja,me ke do beje aleance,me Ameriken,BE-ne apo me Rusine?
    Kerkohet prej Lulushit nga njerezit te beje sqarimet perkatese,sepse heshtja ndaj ketyre problemeve,nuk tregon gje tjeter vecse ,marreveshje kulisash ne dem te interesave te Shtetit dhe Kombit Shqiptar.
    Dyshja Berisha-Basha,e kane treguar se per te marre dhe mbajtur pushtetin,kane bere marreveshje me Milloshevicin ne dem te Kosoves,kane bere marreveshje me dhurim territori me Grekun e te tjera e te tjera tradheti te tilla…

  13. kreshniku says:

    ate qe nuk mundi ta bej perandoria romake,otomane, greqia,sllavet shfarosjen e Shqiparizmit i kane vu detyre sala me lulin vetes qe gjithsesi ta realizojne

  14. Arber I says:

    Me ne fund biri i perkedhelur i Sali Berishovicit, Lyl bashovic, e tregoi se eshte adoptuar nga Mema Rusi!

  15. ALBAN DEGA says:

    SHQUPI I SALI PUTINIT FALET PARA
    NENE RUSISE !

    I lidhe bija e saj Serbia, Beogradi dhe UDB-a e Sali Lul Mulit.
    Rruga e SHQUPIT per ne Evrope kalon neper Beograd, Athine, Moske !
    Eshte rruga e te gjithe tradhetareve, spiuneve dhe atdheshitesve!
    Po te kini dyshim kujtoni Shen Naumin, Otranton dhe

  16. Vesa says:

    Kur eshte ne pike te hallit, Luli eshte gati te takoje kedo qe I del para. Kurse rusi gjen boshllek dhe shkon ta mbush.

  17. Alban Dega says:

    O SA BUKUR DUKET KRESHNIK COLLAKU!?

    Tamam si nje derr rus !
    Apo nuk rrene si nje muzhik i Putinit dhe RIA-S, ish KGB-se se tij!
    Ia kalon vetem Sali Lul Nastradinin!
    Me thuja me ke rri te te them se cili je !!!

  18. Kanina e Ismailit says:

    SHqiptaret e mi beni kujdes nga Lulzim Beogradi dhe Sali Serbi! fruti nuk bie shume larg nga pema…!Do bekimin e vellait te tije sllave per ti vene flaken SHqiperise per poshtersite e tija…!

    (More mero perse nuk shfaqni komentet kur krikojme kryebashkjaket apo Kryeminstrin?) Sepse nga SHEKULLI nuk me qasin me sespse i shava KOQE KOKEDHJERIN,APO EDHE TI I NJEJTI BRUME JE?

  19. BUJARI JU DEGJON says:

    Luli nuk duroi dot akoma ne cader dhe shkoi per nje kar me push…

  20. beni says:

    Me keta i zgjith problemet ky ?????????????????????????????????????????????????????

  21. lelegu says:

    Ja dhe Kreshnik Collaku afer ambasadorit rus…. se nje e dy ne faqen e tij ankohej per lidhjet e PS me Rusine kurse tani na del si qen afer ambasadorit…

  22. deti says:

    basha doli hapet qe eshte anti amerikan.mos prisni me argumente te tjera se basha kur e pa qe nuk e mbeshtet asnje nga europa dhe amerika atehere kaperceu ylberin me shprese qe te rrembeje ndonje lkocke nga rusi.lidhjet qe basha ka me grekun duke i falur detin e forcojne akoma me shume bindjen qe per kete lidhje te re me rusine ndermjetes jane greket.pra ndaj beni gati makinat me pompat e ujit e ju jepni dermen atyre qe jane brenda ne cader.mjafgt i perkedhelet ata nuk hane rsye duan vetem sundim e nuk degjojne me te mire.u binai sa nuk eshte trashur puna.

  23. Bewsoj says:

    Po ky nuk e ka per gje te treadhetoje Atdheun, e ka perseritje te rradhes. Nuk do te vonoje gotitja vendimtare nga USA per kete plehre.

  24. kirurg says:

    I ka kerkuar ndhme per te ndikuar ne zgjedhjet e ardhshme, sic thone se po perpiqet te ndikoje Rusia edhe ne Evrope, Gjermani.

  25. xxx says:

    vete flet per kosoven e shqiptaret e madedonise me rusin
    do leshoje nje top muti te madh lulzimja sic e beri si perkthyes i prokurorit te Hages per shtepine e verdhe

  26. Gazo says:

    Te qash hallet e PD me Ruset kjo do te thot se Lulushi dhe Berisha kan ikur per lesh ….. por eshte minus dhe per politiken Shqiptare , sepse dhe PD me aleate bejn gati 40 % te Parlamentit …..
    …..O zot na ruaj nga injorantet se nga Ruset jemi shkeputur qe ne 1967 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje