Trafiku i armëve, policia spanjolle bllokon 10 mijë pushkë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Spanjës ndërmori një operacion të madh në muajin janar të këtij viti, ku goditi bandat që veprojnë në vend për trafikun e armëve.

Autoritetet kanë publikuar disa fotografi ku tregohet arsenali i kapur i armëve.

Në armët e sekuestruara përfshihen 10 mijë pushkë, mitraloza, pistoleta, revole dhe 400 predha dhe granata.

Hetuesit gjithashtu kanë gjetur një punishte ilegale me makineri për të rivënë në përdorim armët, pranë Bilbaos, ku u arrestuan pesë persona, si dhe një shumë parash prej 80 mijë eurosh.

Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë policia kundër terrorit nga Madridi, Bilbao, Valencia dhe Gerona.

Europol, e cila e ka mbështetur këtë hetim, ka thënë se armët shiteshin në Spanjë, Francë dhe Belgjikë, transmeton koha.net.

Riaktivizimi i armëve të çaktivizuara është një nga burimet kryesore të armëve të paligjshme në Evropë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *